Kryeministri i Lituanisë, Skvernelis do të jep dorëheqje, për shkak humbjes në zgjedhjet presidenciale!

TË FUNDIT

Kryeministri i Lituanisë Saulius Skvernelis i cili në zgjedhjet e djeshme përjetoi disfatë ka njoftuar se do të jep dorëheqje në korrik.

Sipas rezultateve të para, më shumë vota ka marrë ekonomisti dhe debutuesi në politikë Gitanas Nauseda i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 26 maj do të përballet me ish ministrin e Financave, konservativen Ingrida Simonite.

“Ajo që nuk u futa në rrethin e dytë, tregon se si është vlerësimi për mua si politikan”, ka deklaruar Skvernelis.

Sipas rezultateve të pjesërishme të fletëvotimeve të numëruara në 83 për qind të vendvotimeve, Nauseda ka marrë 31.18 për qind të votave, Simonite 26.16 për qind, ndërsa Skvernelis është në vendin e tretë me 22.26 për qind.

Në fushatën parazgjedhore ka dominuar pyetja për mos-barazinë sociale mes të pasurve dhe të varfërve i cili po rritet në Lituani edhe krahas rritjes solide të ekonomisë.

Tre favoritët thanë se do ta luftojnë atë problem.

Në Lituani presidenti nuk ka ndonjë fuqi politike, por është përgjegjës për politikën e jashtme dhe merr pjesë në Samite të BE-së.

Të gjithë kandidatët presidencial madje paraqiten si mbështetës të bindur të BE-së dhe NATO-s që konsiderohet si garanci kundër fqiut, Rusisë.