Shirat e rrëmbyeshëm sot e goditën pjesën veriperëndimore të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa në Priedor dhe Bosanski Novi dolën nga shtrati lumenjtë lokalë.
Në Priedor janë vërshuar rreth 200 objekte banesore ndërsa ka ardhur edhe drejt rritjes së nivelit të ujit dhe derdhjes së lumit Puharska, i cili derdhet në Sana.
Lumi Joshavka i cili për shkak të sasisë së madhe të shiut që dje ra në orët e pasdites dhe që bie akoma, u derdh në rrugën kryesore Çelinac – Përnjavor përmes Dubravës së Vjetër.
U vërshua edhe lagjja Uria, ndërsa lumi Vragollovaça doli nga shtrati në vendin Jutrogoshtë dhe e bllokoi rrugën lokale. Banorët vendorë janë duke i shpëtuar kafshët nga stallat të cilat ndodhen në afërsi të këtij lumi.
Shiu filloi të bie dje pasdite, me ç’rast pasoi një stuhi me vetëtima. “Blickorung” gjerman i detektoi rreth 4.000 vetëtima në Potkozarë.
Pritet nesër të ndalojnë reshjet intensive në BeH.
Moti i lig dje e përfshiu edhe Kroacinë.
Në rrugët e Zagrebit në të gjitha pjesët e qytetit sot në mëngjes pati shumë degë të thyera, drunj, kontejnerë të derdhur për mbeturina ose stenda druri ndërsa diku edhe semaforë të rrëzuar. Shërbimet emergjente dhe zjarrfikësit janë në terren ndërsa policia është duke i paralajmëruar qytetarët të mos shkojnë jashtë nëse nuk kanë nevojë urgjente.
Mot i lig pritet edhe në Serbi. Enti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë (ERHM) e përsëriti paralajmërimin se prej sot deri të premten priten sasi të mëdha të reshjeve.
Të gjitha shërbimet kompetente vendosën kujdestari 24-orëshe për nivelin e lumenjve, ndërsa ERHM e kyçi meteoalarmin portokalli dhe të verdhë./MIA
