28 VJEÇARI NGA KËRÇOVA HUMB JETËN NË AKSIDENT, NË SARAJ SHKATËRROHET NJË GRANATË

TË FUNDIT

Aksidenti i rëndë i mori jetën 28 vjeçarit nga fshati Zajaz i Kërçovës. Sipas autoriteteve policore aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Kërçovë– Ohër, 28 vjeçari К.А, i cili ka drejtuar motoçikletë të tipit Suzuki është përplasur me kamionin e tipit Mercedes.

“Rreth orës 13-30 në rrugën rajonale Kërçovë – Ohër në fshatin Drugovë, ka ndodhur aksident tragjik në mes veturës transportuese “Mercedes” me regjistrim të Strumicës, i drejtuar nga G.T 63 vjeçar nga fshati Kukush Strumicë dhe motoçikletës “Suzuki”, me targa të Kërçovës të drejtuar nga K.A 28 vjeçar nga fshati Zajaz i Kërçovës. Gjatë rrugës për në Qendrën Klinike- Shkup, në veturë të ndihmës së shpejtë K.A nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia e Kërçovës, ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes”,thonë nga Minsitria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë edhe për raste të tjera. Në fshatin Krushopek të Sarajit është gjetur një granatë artilerie. Sipas MPB-së, granata është shkatërruar me sukses. Përpos kësaj, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në autostradën A-1, Gjevgjeli- Veles është vërejtur një veturë nga e cila kanë zbritur 5 emigrantë.

“Më datë 23.05.2019 në ora 19:45 në stacionin policor në pikën kufitare Tabanovc në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e policëve të uniformuar është privuar nga liria SH.O 50 vjeçar nga Orizarja e Lartë e Velesit, pasi që gjatë kontrollit është evidentuar dhe vërtetuar se i njëjti gjendet në listën e të ndaluarve”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për më tepër, nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në pompën e benzinës në  rrugën “ Kliment Ohridski”, në Shkup një veture i është dhënë flaka./TV21