Zjarr në Karposh 4, një person transferohet në spital

TË FUNDIT

Në mëngjes rreth orës 10 në lagjen e Shkupit “Karposh 4” ka shpërthyer një zjarr në një banesë në katin e 16-të, zjarri është vënë nën kontroll ndërsa pronari i banesës është dërguar në toksikologji për shkak të tymit që ka thithur derisa ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar.

Sipas informacioneve jo zyrtare zjarri ka shpërthyer për shkak të një bombole gazi.

Policia nuk ka informacione se cilat janë shkaqet e zjarrit, por të njëjtit njoftuan se gjatë ditës do të dalim me informacion më të detajuar.

Zjarrfikësit nga zjarri kanë arritur të shpëtojnë pronarin i cili nga ballkoni ka kërkuar ndihmë.

Banorët të cilët kanë jetuar në të njëjtën ndertës janë evakuuar.