Shekerinska: Mali i Zi ishte dhe ka mbetur aleati ynë i rëndësishëm

TË FUNDIT

Në takimin e sotëm në Podgoricë Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Predrag Boshkoviq, theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mbeten partnerë të angazhuar dhe të sinqertë, ndërsa së shpejti edhe aleatë në suaza të NATO-s. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral i cili do të vazhdojë të realizohet në të njëjtën ritëm edhe në të ardhmen.

“Mali i Zi ishte dhe ka mbetur aleati ynë i rëndësishëm, një partner i ngushtë i cili na mbështeti pa rezerva në rrugën tonë drejt Aleancës. Sinqerisht u falënderoj për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të anëtarësimit, gjë që tregon se Ballkani jeton në një kohë të re në të cilën fqinjët, më të afërt dhe më të largët, janë edhe bashkëpunëtorët më të afërt”, tha Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmilla Shekerinska.