Katër policë kanë mbetur të plagosur në aksionin e sotëm të policisë në veri dhe jug të Mitrovicës. Siç mëson RTV21, tre nga ta janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ndërsa një nga ta në repartin e kirurgjisë. Tre nga ta kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa njëri është i lënduar rëndë.
Ky operacion i policisë ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar.
Policia e Kosovës, IPK-ja përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor.
Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terren nga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste./21Media
