Thaçi: Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka thënë se “Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë”. Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili dje ka thënë se “Hashim Thaçit nuk do t’ia mbërrijë ymri të vendosë pikën kufitare në Kopaonik”.

“Serbia dhe Vuçiq kanë menduar edhe më herët që nuk ka me na mbërri ymri kurrë me qenë të lirë dhe të pavarur, por ja që jemi të lirë dhe të pavarur,  dhe nuk kemi Serbi në Kosovë, dhe nuk do t’ia  mbërrij kurrë ymri Serbisë të kthehet në Kosovë. Ndërsa e theksoi që sa më tepër po vonohet Bashkimi Evropian në raport me Kosovën për liberalizim vizave dhe agjendën tjetër, aq më tepër po rritet angazhimi dhe përkushtimi, por edhe vullneti i të gjithëve për një angazhim të përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë të respektohet vullneti i qytetarëve të dy vendeve që të ndodh bashkimi kombëtar, pra Kosova dhe Shqipëria të jetojnë në një shtet të përbashkët nën ombrellën euroatlantike, gjithmonë duke përfshi Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi i është kundërpërgjigjur kreut të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për deklaratën e tij lidhur me mobilizimin e ushtrisë serbe, pas aksionit të gjerë të policisë së Kosovës. Thaçi, deklaratat e Vuçiqit i quan populiste dhe tha se ato nuk përbëjnë kërcënim serioz./21Media