AKSION SHPËTIMI NE VODNO, TIGRAT USHTROJNË PËR SHPËTIMIN E NJERËZVE NË TELEFERIK

TË FUNDIT

Njësitë speciale të ekipit të alpinizmit, me helikopter kanë ardhur për të shpëtuar qytetarët të cilat kanë ngecur në teleferikun e Vodnos. Në fakt ky është vetëm një ushtrim i pjesëtarëve të ekipit të quajtur Tigrat, të cilët po demonstrojnë se si duhet të intervenohet kur jeta e qytetarëve është në rrezik.

Forcat speciale po  zbarkojnë nga helikopterët në terren, ngjiten në shtyllën me të afërt të teleferikut nga ku më pas, me mjete speciale lëshohen deri tek kabinat me udhëtarë.  Arrijnë të zbresin qytetarët poshtë  teleferikut, ndërsa të lënduarin me helikopterë e evakuojnë nga vendi i ngjarjes.

Ky ushtrim u organizua për nder të  Ditës së policisë. Ekipi për alpinizëm nga Njësia Speciale dhe Njësia e Forcave Ajrore nëpërmjet dy stërvitjeve të profilit të lartë, demonstruan gatishmërinë e forcave policore të vendit në kryerjen e operacioneve shpëtuese. Minsitri Oliver Spasovski tha se këto demonstrime sigurojnë edhe njëherë për profesionalizmin e pjesëtarëve të policisë së vendit.

“Këto janë  ushtrime që për herë të parë  realizohen pas kryerjes së trajnimeve në kushte të tilla. Këto janë ushtrime që paraqesin rrezik të lartë dhe sfide serioze për policinë e vendit dhe në veçanti për Njësinë Speciale. 1.44 Edhe njëherë dëshmuam se policia e vendit është e gatshme të veproje në sfidat më serioze dhe të ruaj stabilitetin dhe sigurinë e shtetit”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Trajnimet e tilla janë bërë në bashkëpunimin me Ambasadën e Francës në vend dhe ndihmën e ekipeve eksperte për shpëtim nga Franca. Gjithashtu pjesëtarët e njësive speciale në periudhën e kaluar dy herë radhazi, njëherë në Maqedoni dhe njëherë në Austri me ekipet speciale austriake kanë kryer trajnime të përbashkëta për shpëtim në male. Disa trajnime janë kryer edhe në bashkëpunim me Qendrën për shpëtim dhe alpinizëm në Zvicër.

Në 5 vitet e fundit ekipi i alpinizmit së bashku me njësinë e forcave ajrore kanë marrë pjesë në 47 misione shpëtimi dhe evakuimi në zona të ndryshme. Gjithashtu ky njësit para disa viteve ka marrë pjesë edhe ne evakuimin e qytetarëve gjatë vërshimeve  në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Në fund disa drejtorë dhe funksionar të lartë të njësive të ndryshme policore u dekoruan për arritjen në fusha të ndryshme.

Përgatiti: Valmira Zendeli