Ukrainë vritet edhe një gazetar

0

Në Kijev para hyrjes së ndërtesës ku banonte është vrarë gazetari dhe shkrimtari i njohur ukrainas Oles Buzin bëjnë të ditur mediat ruse dhe ato të Ukrainës

Buzin(46 vjeçar) është qëlluar me katër të shtëna nga armët e zjarrit dhe një sulm e ka goditur në kokë, sipas mediave ruse ai është qëllua nga një veturë në lëvizje.

Zëdhënësja e policisë në Kijev Jukia Mustas ka thënë se Buzin e kanë vrarë dy burra të maskuar.

Interfaks transmeton deklaratën e këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme Antoni Gerashçenko në faqen e tij në Facebook se vetura e markës “Ford” ka pasur tabela të Letonisë ose Bjellorusisë por sigurt jo të Ukrainës.

Buzin siç thotë Interfax në janar është emëruar kryeredaktor i gazetës “Sevodnja”(Sot) pronë e biznesmenit Rinat Akhmetov.

Buzin në mars e ka lëshuar këtë post siç ka thënë ai për shkak të censurës.

Kjo është vrasja e dytë në 24 orët e fundit pasi që mbrëmë është vrarë Oleg Kalashnikov, ish deputet i ish presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviq.

Dy vrasje të profilit të lartë tronditin Ukrainën

0

Gazetari dhe shkrimtari i njohur ukrainas, Oles Buzina, është vrarë sot para hyrjes së banesës së tij në Kiev, kanë njoftuar mediet ukrainase dhe ato ruse.
Buzina është qëlluar me katër plumba, njëri prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe në drejtim të tij është hapur zjarr nga një automjet në lëvizje.
Një zëdhënëse e policisë në Kiev deklaroi se Buzina është vrarë nga dy persona të maskuar.
Është kjo vrasja e dytë e profilit të lartë në Kiev brenda 24 orëve të fundit, pasi që të mërkurën në mbrëmje u vra Oleg Kalashnikov, ish-deputet në Parlamentin e Ukrainës nga radhët e Partisë së Rajoneve, e kryesuar dikur nga presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Janukoviç./21 Media/

Nderime për 6 milionë hebrenj të vrarë gjatë holokaustit

0

Jehona e sirenave anembanë Izraelit shënoi në orën 10 të mëngjesit fillimin e heshtjes dyminutëshe, në shenjë kujtimi për gjashtë milionë hebrenjtë të vrarë gjatë holokaustit, të kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dita e Kujtimit për viktimat e holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, që shënohet sot në Izraeli, është një nga ditët më pikëlluese në kalendarin e këtij vendi.

Me jehonën e sirenave, automjetet u ndalën nëpër rrugë dhe autostrada. Ngasësit dolën nga automjetet e tyre, ndërsa këmbësorët e ndalën në vend, duke ulur kokat, në kujtim të atyre që u vranë.
Ceremoni të ndryshme u zhvilluan sot anembanë Izraelit. Në Parlamentin e Izraelit u lexuan emrat e personave të vrarë./21 Media/

Italia kërkon ndihmën e BE-së

0

Italia ka kërkuar ndihmë shtesë nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me numrin e shtuar të imigrantëve, të cilët po rrezikojnë jetët e tyre në përpjekjet për të kaluar Detin Mesdhe.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, roja detare e Italisë ka shpëtuar gati dhjetë mijë persona, të cilët po përpiqeshin të arrinin brigjet italiane. Me qindra refugjatë kanë vdekur që nga fillimi i këtij viti.
Vitin e kaluar, mbi 170 mijë persona, të cilët u arratisën nga varfëria dhe konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, kanë ndërmarrë lundrimin e rrezikshëm drejtë brigjeve të Italisë./21 Media/

Sulmohet sërish Gareth Bale

0

Një muaj pasi ishte sulmuar vetura e lojtarit të Realit të Madridit, Gareth Bale, në vendin e njëjtë është sulmuar sërish, dhe kësaj radhe si duket edhe më keq, transmeton “Mirror”.

Tifozët që kanë pritur në vendin ku ishte sulmuar ai, e kanë “pritur” atë me sharje dhe ofendime, ndërsa u dëgjuan edhe fjalët “kurvë” dhe “vrapo më shumë”.

E gjithë kjo ka ndodhur pas performancës së dobët që ka treguar lojtari në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër Atleticos së Madridit.

Ai ishte vlerësuar me notën pesë nga dhjetë nga gazeta sportive spanjolle “Marca”.

Opozita vendos ta bojkotojë Kuvendin

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë njoftuar se bojkotojnë vazhdimin e seancës së sotme dhe seancave të tjera për shkak të mos futjes si pikë e rendit të ditës, diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite por nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët. Ndërkohë, të tri partitë opozitare thirrën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.

Donika Kada Bujupi, në konferencë tha që zëvendëskryeministri Thaçi, të mos kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi që ata kanë thirr protestë paqësore.

Thaçi gjatë pjesës së parë të seancës iu kishte drejtuar opozitës, duke i thënë se në media opozita po del më deklarata që protesta do të jetë e paqësore ndërkohe në terr përgatisin protestë të dhunshme. /21MEDIA

​Prokuroria megjithatë po heton EULEX-in

0

Lidhur me raportin e ekspertit të pavarur, Jean-Paul Jacqué, të publikuar kohët e fundit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të falënderojë Jaque, për punën dhe përpjekjet e tij.

Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it, thuhet një komunikatë nga Prokuroria e Shtetit.

Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit.

Bruksel: Hap i mirë ndalimi i migrimeve ilegale

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun teknik të Brukselit, ka marrë pjesë në takimin e dytë për çështjen e migrimeve ilegale në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian. Takimi është mbajtur me qëllim të vlerësimit të situatës në çështjet e migrimit ilegal në Kosovë, si dhe të masave që lidhen me parandalimin e kësaj dukurie.

Në takimin bilateral ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe përfaqësueseve të Komisionit Evropian, janë vlerësuar pozitivisht angazhimet e Qeverisë së Kosovës në ndaljen e dukurisë së migrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, angazhime këto që janë bërë në bashkëpunim me Komisionin Evropian, vendet që janë përballë me këto migrime dhe vendet nëpër të cilat kanë ndodhur lëvizja e qytetarëve drejt destinacioneve që kanë synuar.

Ministrja Tahiri me këtë rast ka kërkuar që të shpejtohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës për t’ju mundësuar atyre të përjetojnë lëvizjen e lirë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës do të jetë në nivelin e duhur të përgjegjësive për të implementuar rregullat e BE-së në liberalizimin e vizave. Në vazhdim, delegacioni i Kosovës paraqiti një raport të detajuar për progresin e arritur në ndalimin efikas të dukurisë së migrimeve ilegale, duke potencuar të gjitha masat që janë marrë, që nga vetëdijesimi i qytetareve për të mos parë migrimet si zgjidhje deri te shifrat dhe faktet e procesit të kthimit të tyre, proces për të cilën Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar seriozisht.

Ministrja Tahiri edhe me këtë rast rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të shtetit lidhur me këtë proces, duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e migrimit ilegal.

“La Stampa”: Serbi-Shqipëri, gabim i UEFA-s

0

E përditshmja italiane “La Stampa” ka botuar një artikull për takimin e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke e quajtur si ndeshjen e turpit evropian.

Autori Francesco Manassero kujton se takimi kualifikues i “Euro 2016” nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Në shkrimin e “La Stampa” kujtohet se edhe para se droni të fluturonte mbi stadium mbizotëronte një atmosferë e publiku ishte jashtë kontrollit.

Gabimi, sipas Francesco Manasseros, qëndron te UEFA që lejoi të luhej një takim i tillë pas konfikteve duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie.

Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas “La Stampa”, se përfaqësuesja shqiptare e drejtuar nga Gianni De Biasi, po luante një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua faktor, duke e dënuar me humbje në tavolinë, pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer.

UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos përballë Rusinë me Ukrainën apo dhe Spanjën dhe Gjibraltarin. Ky është një autogol i UEFA-s, theksohet në artikullin e gazetës italiane.

Çikatova nderoi viktimat e luftës

0

Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore u bë sot pranim-dorëzimi i dokumentacionit, dhe njoftimi i familjarëve të 21 të vrarëve nga Çikatova e Vjetër, të gjetur vitin e kaluar gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, raporton KP.
Haki Morina, i cili pranoi sot eshtrat e babës së tij, rrëfen se 16 vite më parë, ai me disa të afërm të tij, e kishin varrosur babën dhe axhën e tij të vrarë. Por pastaj paramilitarët serb, duke u munduar të fshijnë gjurmët e krimeve, i zhvarrosën ata, për t’i zhdukur pastaj dhe për t’ua humbur gjurmët për plot 15 vite.
Ai pothuajse kishte humbë shpresat që ndonjëherë do të gjente trupin e pajetë të babës së tij, raporton telegrafi.
Në mesin e 21 rasteve të kthyera nga Rudnica e Rashkës, ishte edhe Tahir Morina nga Çikatova e Vjetër. Kur u vra, ai ishte 48 vjeç. Pas vetes la gruan dhe djalin, që asokohe ishte 17 vjeçar.