Dy vrasje të profilit të lartë tronditin Ukrainën

TË FUNDIT

Gazetari dhe shkrimtari i njohur ukrainas, Oles Buzina, është vrarë sot para hyrjes së banesës së tij në Kiev, kanë njoftuar mediet ukrainase dhe ato ruse.
Buzina është qëlluar me katër plumba, njëri prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe në drejtim të tij është hapur zjarr nga një automjet në lëvizje.
Një zëdhënëse e policisë në Kiev deklaroi se Buzina është vrarë nga dy persona të maskuar.
Është kjo vrasja e dytë e profilit të lartë në Kiev brenda 24 orëve të fundit, pasi që të mërkurën në mbrëmje u vra Oleg Kalashnikov, ish-deputet në Parlamentin e Ukrainës nga radhët e Partisë së Rajoneve, e kryesuar dikur nga presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Janukoviç./21 Media/