Sa janë të sigurta”Cigaret Elektronike”

0

“Ndalimi i pirjes se duhanit është mënyra më efektive që dikush me probleme me mushkëritë ta ngadalësojë ecurinë e sëmundjes së vet. Çdo vit në Angli vdesin 25.000 njerëz nga pirja e duhanit dhe ndaj duhet të dihet nëse cigaret elektronike janë të sigurta për pacientët me probleme me mushkëritë që po kërkojnë ta lënë duhanin”(transmton BBC)

Sipas disa studimeve që janë bërë thuhet se në përbërjen e cigareve elektronike janë gjetur sasi të vogla kimikatesh toksike .

Shkencëtarët zhvilluan një studim mbi kaviet ku u desh t’i ndanin në 2 grupe dhe njërin prej tyre e ekspozuan ndaj tymit të cigares elektronike. Ata vunë re se mushkëritë e grupit të ekspozuar nuk ishin dhe aq të pastra. Pati raste kur kavjet humbën shumë peshë dhe më pas ngordhën. Mospërballimi i infeksionit nga sistemi imunitar ishte një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Megjithëse shumë studime pretendojnë se një cigare elektronike është më pak e dëmshme për mushkërinë pasi nuk përmban duhan, ajo ka në përmbajtje të vet nikotinën, që krijon varësi. Gjithsesi, ky studim tregon se prapë se prapë edhe kjo cigare i dëmton mushkëritë

Por, çfarë ka në përbërje të cigares elektronike?

Sipas një studimi të kryer, në përbërjen e cigareve elektronike vihet re prania e’ radikaleve të lira’, megjithëse janë në nivelin 1% krahasuar me cigaret reale.

Dr. Sussan tha se ishte i habitur nga ky zbulim, duke qenë se cigaret elektronike nuk prodhojnë produkte djegëse. “Ato dëmtojnë 100 herë më pak shëndetin e njeriut sesa një cigare e vërtetë,por gjithsesi në përbërje të tyre ka një numër të konsiderueshëm radikalesh të cilat mund të dëmtojnë qelizat.

Megjithëse shkencëtarët në  Industrinë e Cigareve Elektronike, kritikuanë mënyrën se si u zhvilluan këto kërkime, duke pretenduar se kavjet ishin ekspozuar ndaj një sasie shumë të madhe avulli.

Pronari i Brezovicës: S’na intereson politika, investojmë në qendrën e skijimit

0

Përpjekja e privatizimit të qendrës së skive në Brezovicë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të rrezikut të prishjes së objekteve ekzistuese, uzurpimit jolegal të tokës dhe ndryshimit të strukturës etnike të të punësuarve, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Paskal Ru, president i konzorciumit francez “MDP Consulting”, i cili me autoritetet në Prishtinë në bazë të parimit të partneritetit publiko-privat arriti marrëveshje për koncesion prej 99 vjetësh, ka thënë për “Novostin” se nuk ka qenë qëllimi i tij të merret me politikë, por që nga Brezovica të krijojë një qendër moderne të skijimit.

“Qeveria në Prishtinë ka shpallur tender dhe është e natyrshme që kemi biseduar me ta. Është e vërtet se ndodhemi në një territor me një histori intensive. Por, projekti ynë është multietnik dhe do të duhej t’i kontribuonte pajtimit. Qëllimi ynë është që nga ky projekt të përfitojë e gjithë popullsia e kësaj ane. Të gjithë duhet ta gjejnë veten në këtë projekt”, ka thënë Ru për “Novosti”, transmeton televizioni publik.

Presidenti i konzorciumit thekson se krahas qendrës së skive, paralelisht në nivelin lokal do të duhej të zhvillohej edhe bujqësia, ndërtimtaria, ofrimi i shërbimeve etj.
“Do të krijojmë kushte që i gjithë ky rajon të jetë atraktiv”, ka shtuar Ru.
Ai më tej ka thënë se për investitorët francezë ky projekt nuk ka kurrfarë sfondi politikë.

“Ne nuk merremi me politikë. Vetëm duam që të gjithë nga ky projekt të kenë dobi ekonomike dhe dobi tjera”.
Sipërmarrësi francez gjithashtu ka thënë se ka për qëllim që të bisedojë edhe me autoritetet lokale.

“Tash kur e kemi kontratën, do të shkojmë në bisedime edhe me përfaqësuesit dhe qytetarët e Shtërpcës. Ata i njohin alpet e tyre, territorin dhe historinë. Njerëzit duhet ta dinë se dëshirojmë të punojmë me ta. Të gjithë janë të nevojshëm”, ka premtuar Ru.

Paskal Ru e pranon se nuk ka pritur një vëmendje kaq të madhe të mediave kur ka hyrë në këtë projekt.

“Mendoj se ende nuk ekziston një mirëkuptim i qëllimeve tona. Kam dëgjuar se flitet për atë se ne do t’i largojmë njerëzit dhe do t’i privatizojmë këto alpe. Nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Synimi ynë është zhvillimi i resurseve. Dëshirojmë të krijojmë një qendër skijimi me standarde botërore. Ky është një rast i mirë për të gjithë komunitetin”, ka përfunduar Ru.
Edhe në Francë është çuar shumë pluhur rreth blerjes së qendrës së skive në Brezovicë. “Kompani dez Alp”, të cilën burimet kosovare e kanë cituar si njërën prej pjesëmarrësve në konzorciumin për investime në Brezovicë, e ka mohuar kategorikisht këtë lajm, kurse pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar vetëm në nivelin e “shërbimeve të konsulencës”.

“Nuk jemi të angazhuar në konzorcium, por vetëm kemi dhënë vlerësimin tonë profesional të këtij projekti”, kanë thënë për “Novosti” në shërbimin për marrëdhënie me publikun të kësaj kompanie. Ky vlerësim sipas tyre ka qenë i lidhur vetëm për mundësitë teknike të shfrytëzimit të shtigjeve të skive.

Punëtorët serbë mendojnë se pas konzorciumit francez fshihet Behgjet Pacolli.
“Të gjithë pronën serbe duan ta shkatërrojnë, para së gjithash, hotelin “Molika”, ski-liftin, kabllot, gjë e cila është në plan në tri vitet e ardhshme, prandaj në këtë periudhë nuk mund të kemi mysafirë. Ajo që nxit ankth të madh është kredibiliteti i këtij konzorciumi, pas të cilit siç kemi kuptuar qëndron pikërisht pronari i vërtetë – biznesmeni i pasur kosovarë, Behgjet Pacolli”.

Këto janë fjalët e punëtorëve të dëshpëruar të qendrës së skive “Brezovica” që i citon “Novosti”, e të cilët flasin për kontratën e qeverisë së Kosovës me konzorciumin francez rreth investimeve në këtë kompleks në alpet e Sharrit.

Ata para së gjithash janë të pakënaqur me faktin që kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos në nënshkrimin e marrëveshjes. Ata thonë se kanë pritur një ndihmë më të madhe dhe mbrojtje edhe nga Serbia.

“Dyshojmë se krerët tanë shtetëror kanë informatat e duhura se çfarë po ndodh këtu. Ngase, nëse vërtetë e blejnë pronën tonë për 99 vjet, atëherë është në dyshim të madh nëse do të mund ta kthejmë ndonjëherë atë që është e jona”, nuk e fshehin zhgënjimin punëtorët, të cilët frikësohen se në rast se mbesin pa punë, atëherë edhe familjet e tyre do të jenë të detyruara të shpërngulen nga kjo zonë, në të cilën jetojnë rreth 12.000 serbë.

Slagjan Nikolqeviq, drejtor i qendrës së skive “Brezovica”, ka thënë se me kontratën për koncesion të kompleksit nuk parashikohet kurrfarë sigurie për punëtorët. Zoran Geriq, përfaqësues i Sindikatës së punëtorëve në këtë qendër, thotë se punëtorët nuk kanë kurrfarë mbrojtje dhe bukfalisht mbesin në rrugë.

Në të njëjtën kohë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Shtërpcës është marrë vendim që kryetari i komunës të shfrytëzojë të drejtën e vetos nëse interesi i komunitetit serbë nuk do të mbrohet sa duhet. Po ashtu janë kërkuar garanci të forta që nuk do të ketë shpronësim të pronës private të serbëve, por nëse është e pamundur të shmanget shpronësimi, ai të bëhet me respektimin e vlerës së tregut.

Vazhdon vala e largimit të qytetarëve nga Shqipëria

0

Dukuria e largimit nga vendi të shtetasve të Shqipërisë në drejtim të vendeve evropiane po vazhdon. Vetëm gjatë javës së kaluar në portin e Durrësit janë kthyer nga autoritetet rreth 700 persona, të cilët si desitinacion kishin Italinë e shtete të tjera të Bashkimit Evropian.21 Media

Haradinaj: “Presim që të ndërmarrin diçka gjatë këtyre ditëve ”(Video)

0

Një ditë pas protestës, së organizuar nga subjekteve opozitare dhe pas Akademisë Përkujtimore – Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë në plotësimin e kërkesave të tyre pas protestës./21 Media/

Hoxha në takimin e 11-të sekretarëve të Përgjithshëm të FIBA Evropës

0

Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), do të marrë pjesë në takimin e 11-të, të Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Evropës që do të mbahet më 20.04.2015 (e hënë) në Munih të Gjermanisë.

FBK përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e sekretarit Hoxha në këtë takim, ku do të diskutohet për zhvillimet më të reja në FIBA Evropë.

“Në këtë takim është ftuar për të marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. Krahas takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm që ka të bëjë me zhvillimet më të reja në FIBA Evropë, Hoxha do të takohet edhe me drejtorin e garave të FIBA Evropës, Ljubomir Mandic me të cilin do të bisedojë në lidhje me përgatitjet e Kosovës për Kampionatet Evropiane me dy Përfaqësueset U-16 dhe U-20, të cilat do të marrin pjesë në këto gara në korrik në San Marino (U-16) dhe në po të njëjtin muaj në Hungari (U-20)”, është thënë në njoftimin e FBK-së.

Sipas këtij njoftimi, Hoxha do të takohet edhe me homologët e tij nga Maqedonia, Mali i Zi e Sllovenia për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, tani që Kosova është anëtare e barabartë me shtetet tjera në FIBA.

Duhet theksuar se pas këtij takimi që do të mbahet të hënën e 20 prillit, pason ai i kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtarit të Bordit, Arben Fetahu në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, i cili mbahet më 16 e 17 maj në Maltë.

Çokollata shkakton pagjumësinë!

0

Çokollata ka në përbërje të saj kafeinë, sidomos çokollata e zezë. Kafeina gjendet te kakao, nga e cila përbëhet çokollata. Është e njëjta gjë që ndodhet në kafenë, e cila na ndihmon të zgjohemi në mëngjes, na stimulon mendjen, dhe aktivizon metabolizmin. Disa lloje çokollatash të zeza përmbajnë një sasi të konsiderueshme kafeine. Edhe qumështi me çokollatë ka në përbërje të tij kafeinë (9-12 mg) më shumë se sa në një filxhan kafe.

Përveç kafeinës në përbërje të çokollatës ka edhe stimulantë të tjerë, si për shembull: theobromine, e cila shpeshton rrahjet e zemrës dhe s’na lë të flemë. Nga ana tjetër, çokollata e bardhë është lloji që mund të konsumohet pa problem, pasi nuk ka përmbajtje theobromine dhe as sasi të mëdha kafeine.

Hakerat publikojnë të dhëna për aktorë e këngëtarë, objektiv edhe Rita Ora

0

Një sulm i fundit në e-mailet e kompanisë Sony ka vënë në siklet të madh shumë yje të botës së showbizit.Informacionet në lidhje me audicionet e One Direction, Adele, Rita Ora e Simon Cowell janë publikuar në internet. Gjithashtu janë publikuar detaje në lidhje me aktorët si Benedict Cumberbatch, Tom Hardy dhe Sacha Baron Cohen.(transmeton ballkanweb)

Të dhënat e publikuara kanë zbuluar edhe biseda mes të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe producentëve të Hollywoodit. WikiLeaks e ka bërë edhe më të lehtë qasjen në këtë databazë, pasi informacionet të cilat konsiderohen të rëndësishme gjenden duke bërë kërkim me emrin e një muzikanti apo aktori.

Kompania Sony e ka quajtur sulmin si “veprim keqdashës kriminal”. Një zëdhënës i kompanisë tha se ngjarja është një “vazhdim i luftës për siguri dhe privatësi të kompanisë dhe të 6 mijë punëtorëve të saj”.

Një grup i quajtur “Guardians Of Peace” kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. FBI ka thënë se grupi është lokalizuar në Korenë e Veriut. Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka thënë se e-mailet janë pjesë e një “konflikti gjeo-politik”.

Mbyllet sezoni për Modriçin

0

Mesfushori kroat Luka Modrië është lënduar në ndeshjen e fundit të Real Madridit dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës.

Ylli i futbollit kroat ishte i lënduar edhe më herët ku mungojë për gjashtë muaj, kurse tash më lëndimin e ri nuk do të këtë mundësi të luajë deri në fund të këtij kampionati.

“Pas testeve mjekësore në spitalin Sanitas La Moraleja, Luka Modriçit ligamentin e gjurit të djathtë”, shkruan në faqen e skuadrës së Realit.

Siç dihet mesfushori kroat mbetet njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Furious 7” vazhdon me rekorde

0

Filmi “Furious 7”, po vazhdon të thej rekorde në shikueshmëri. Edhe gjatë javës që po lëmë pas, ai ka kryesuar top listën e 10-të filmave më të shikuar të javës.
Ky film i regjisorit James Wan, në javën e dytë të shfaqjes nëpër kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fituar 59 milionë e 585 mijë dollarë.21 Media

“Tanku në oborrin tim”pjesëmarrës në Eastern NC Film Festival

0

Filmi i metrazhit të shkurtër “Tanku në oborrin tim” me skenar dhe regji të Mentor Spahiut, pritet të jetë pjesëmarrës në konkurrencën zyrtare te festivalit “Eastern NC Film Festival” i cili mbahet në Winterville të Carolines Veriore.

Ky është festivali i dytë ku filmi shfaqet në konkurrencën zyrtare, filmi është shfaqur edhe në “West Nordic International Fim Festival” në Norvegji”,(transmeton Kultpus)

Ky film i kompletuar së realizuari në tetor të një viti më parë, trajton një temë sociale, ndërkohë që ngjarja zhvillohet në kohën e luftës së fundit në Kosovë dhe në atë të pasluftës përmes një familje të dëshmorit, përkatësisht babait të tij.

Në filmin “Tanku në oborrin tim” luajnë aktorët: Selman Lokaj, Fatime Llugiqi, Selami Taraku, Endrit Spahiu, Elirjeta Morina, Leonita Spahiu, Rabije Kryeziu, Molikë Maxhuni, Donikë Ahmeti dhe Alban Çela.