Filmi i metrazhit të shkurtër “Tanku në oborrin tim” me skenar dhe regji të Mentor Spahiut, pritet të jetë pjesëmarrës në konkurrencën zyrtare te festivalit “Eastern NC Film Festival” i cili mbahet në Winterville të Carolines Veriore.
Ky është festivali i dytë ku filmi shfaqet në konkurrencën zyrtare, filmi është shfaqur edhe në “West Nordic International Fim Festival” në Norvegji”,(transmeton Kultpus)
Ky film i kompletuar së realizuari në tetor të një viti më parë, trajton një temë sociale, ndërkohë që ngjarja zhvillohet në kohën e luftës së fundit në Kosovë dhe në atë të pasluftës përmes një familje të dëshmorit, përkatësisht babait të tij.
Në filmin “Tanku në oborrin tim” luajnë aktorët: Selman Lokaj, Fatime Llugiqi, Selami Taraku, Endrit Spahiu, Elirjeta Morina, Leonita Spahiu, Rabije Kryeziu, Molikë Maxhuni, Donikë Ahmeti dhe Alban Çela.
