Array

Pronari i Brezovicës: S’na intereson politika, investojmë në qendrën e skijimit

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Përpjekja e privatizimit të qendrës së skive në Brezovicë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të rrezikut të prishjes së objekteve ekzistuese, uzurpimit jolegal të tokës dhe ndryshimit të strukturës etnike të të punësuarve, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Paskal Ru, president i konzorciumit francez “MDP Consulting”, i cili me autoritetet në Prishtinë në bazë të parimit të partneritetit publiko-privat arriti marrëveshje për koncesion prej 99 vjetësh, ka thënë për “Novostin” se nuk ka qenë qëllimi i tij të merret me politikë, por që nga Brezovica të krijojë një qendër moderne të skijimit.

- Advertisement -

“Qeveria në Prishtinë ka shpallur tender dhe është e natyrshme që kemi biseduar me ta. Është e vërtet se ndodhemi në një territor me një histori intensive. Por, projekti ynë është multietnik dhe do të duhej t’i kontribuonte pajtimit. Qëllimi ynë është që nga ky projekt të përfitojë e gjithë popullsia e kësaj ane. Të gjithë duhet ta gjejnë veten në këtë projekt”, ka thënë Ru për “Novosti”, transmeton televizioni publik.

Presidenti i konzorciumit thekson se krahas qendrës së skive, paralelisht në nivelin lokal do të duhej të zhvillohej edhe bujqësia, ndërtimtaria, ofrimi i shërbimeve etj.
“Do të krijojmë kushte që i gjithë ky rajon të jetë atraktiv”, ka shtuar Ru.
Ai më tej ka thënë se për investitorët francezë ky projekt nuk ka kurrfarë sfondi politikë.

- Advertisement -

“Ne nuk merremi me politikë. Vetëm duam që të gjithë nga ky projekt të kenë dobi ekonomike dhe dobi tjera”.
Sipërmarrësi francez gjithashtu ka thënë se ka për qëllim që të bisedojë edhe me autoritetet lokale.

“Tash kur e kemi kontratën, do të shkojmë në bisedime edhe me përfaqësuesit dhe qytetarët e Shtërpcës. Ata i njohin alpet e tyre, territorin dhe historinë. Njerëzit duhet ta dinë se dëshirojmë të punojmë me ta. Të gjithë janë të nevojshëm”, ka premtuar Ru.

- Advertisement -

Paskal Ru e pranon se nuk ka pritur një vëmendje kaq të madhe të mediave kur ka hyrë në këtë projekt.

“Mendoj se ende nuk ekziston një mirëkuptim i qëllimeve tona. Kam dëgjuar se flitet për atë se ne do t’i largojmë njerëzit dhe do t’i privatizojmë këto alpe. Nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Synimi ynë është zhvillimi i resurseve. Dëshirojmë të krijojmë një qendër skijimi me standarde botërore. Ky është një rast i mirë për të gjithë komunitetin”, ka përfunduar Ru.
Edhe në Francë është çuar shumë pluhur rreth blerjes së qendrës së skive në Brezovicë. “Kompani dez Alp”, të cilën burimet kosovare e kanë cituar si njërën prej pjesëmarrësve në konzorciumin për investime në Brezovicë, e ka mohuar kategorikisht këtë lajm, kurse pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar vetëm në nivelin e “shërbimeve të konsulencës”.

“Nuk jemi të angazhuar në konzorcium, por vetëm kemi dhënë vlerësimin tonë profesional të këtij projekti”, kanë thënë për “Novosti” në shërbimin për marrëdhënie me publikun të kësaj kompanie. Ky vlerësim sipas tyre ka qenë i lidhur vetëm për mundësitë teknike të shfrytëzimit të shtigjeve të skive.

Punëtorët serbë mendojnë se pas konzorciumit francez fshihet Behgjet Pacolli.
“Të gjithë pronën serbe duan ta shkatërrojnë, para së gjithash, hotelin “Molika”, ski-liftin, kabllot, gjë e cila është në plan në tri vitet e ardhshme, prandaj në këtë periudhë nuk mund të kemi mysafirë. Ajo që nxit ankth të madh është kredibiliteti i këtij konzorciumi, pas të cilit siç kemi kuptuar qëndron pikërisht pronari i vërtetë – biznesmeni i pasur kosovarë, Behgjet Pacolli”.

Këto janë fjalët e punëtorëve të dëshpëruar të qendrës së skive “Brezovica” që i citon “Novosti”, e të cilët flasin për kontratën e qeverisë së Kosovës me konzorciumin francez rreth investimeve në këtë kompleks në alpet e Sharrit.

Ata para së gjithash janë të pakënaqur me faktin që kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos në nënshkrimin e marrëveshjes. Ata thonë se kanë pritur një ndihmë më të madhe dhe mbrojtje edhe nga Serbia.

“Dyshojmë se krerët tanë shtetëror kanë informatat e duhura se çfarë po ndodh këtu. Ngase, nëse vërtetë e blejnë pronën tonë për 99 vjet, atëherë është në dyshim të madh nëse do të mund ta kthejmë ndonjëherë atë që është e jona”, nuk e fshehin zhgënjimin punëtorët, të cilët frikësohen se në rast se mbesin pa punë, atëherë edhe familjet e tyre do të jenë të detyruara të shpërngulen nga kjo zonë, në të cilën jetojnë rreth 12.000 serbë.

Slagjan Nikolqeviq, drejtor i qendrës së skive “Brezovica”, ka thënë se me kontratën për koncesion të kompleksit nuk parashikohet kurrfarë sigurie për punëtorët. Zoran Geriq, përfaqësues i Sindikatës së punëtorëve në këtë qendër, thotë se punëtorët nuk kanë kurrfarë mbrojtje dhe bukfalisht mbesin në rrugë.

Në të njëjtën kohë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Shtërpcës është marrë vendim që kryetari i komunës të shfrytëzojë të drejtën e vetos nëse interesi i komunitetit serbë nuk do të mbrohet sa duhet. Po ashtu janë kërkuar garanci të forta që nuk do të ketë shpronësim të pronës private të serbëve, por nëse është e pamundur të shmanget shpronësimi, ai të bëhet me respektimin e vlerës së tregut.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -