PSG-ja me David Luizin, pa Mottan ndaj Barcelonës

0

Trajneri i skuadrës franceze te PSG, Laurent Blanc, ka futur në listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Barcelonës edhe mbrojtësin brazilianin, David Luiz.

Ky i fundit kohë më parë pësoi një dëmtim, që pritej ta linte atë jashtë sfidës me katalanasit, por Blanc ka befasuar duke e futur në listë edhe atë.

Gazeta sportive spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se ka shumë mundësi që Luiz të luajë që nga minuta e parë.

Ndërkohë, për PSG nuk do të jetë i disponueshem mesfushori Thiago Motta, i cili është i dëmtuar.

City, 30 milionë euro për Sterling

0

Manchester City është i gatshëm të godas Liverpoolin për sulmuesin Rahim Sterling.

Sulmuesi anglez është duke kaluar nëpër një formë të mirë tek “Reds”.

Performanca e tij e mirë ka bërë e mëdha evropiane të ndjekje të tij.

“Daily Mirror” shkruan se City është i gatshëm t’i investojë 30 milionë euro për Sterling, i cili është nën kontrate me klubin nga “Anfield”.

20 vjeçari kërkohet edhe nga Chelsea, Arsenal dhe Manchester United.

“Java e bibliotekës me koleksionet e veçanta"

0

Në Prishtinë organizohet edicioni i trembëdhjetë i Javës së Bibliotekës në Kosovë,gjatë kësaj jave do të organizohen veprimtari kulturore të veçanta në disa biblioteka të Kosovës: Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në bibliotekat rajonale të Prizrenit, të Gjilanit dhe të Pejës.

Veprimtaria e Javës përfshin shumë aktivitete, si: nënshkrime të marrëveshjeve me interes për bibliotekat, hapje të bibliotekave të reja në disa shkolla të Kosovës, donacione me materiale – libra e dorëshkrimeve, si dhe ekspozita të veçanta të librit e të fotografisë, që do të hapen nëpër këto qendra të Kosovës.Në përbërje të këtyre aktiviteteve do të ketë ligjërata dhe sesione, në të cilat do të referojnë njohës dhe ekspertë të fushave të caktuar nga ShBA, Shqipëria e Kosova. Një kontribut shkencor dhe përvojë të veçantë do të japin me ligjërata edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Koleksionet e veçanta do të jenë boshti i edicionit të trembëdhjetë i Javës së Bibliotekës.Ky edicion i Javës pritet të kurorëzohet me të arritura të prekshme, duke sensibilizuar opinionin kulturor dhe institucionet për një vëmendje e përkushtim për zhvillimin e koleksioneve të rralla e të vjetra.

Në këtë edicion të Javës së Bibliotekës është hapur edhe ekspozita “Noli/Konica- Albumi i një bashkëkohësie”, ndërsa në hapjen e kësaj jave sopranoja Besa Llugiqi e shoqëruar me piano nga Lelja Pula, ka kënduar këngët “Pranvera filloi me ardh’” dhe “Kenke nur i bukurisë”.Aktivitete në kuadër të Javës së Bibliotekës do të vazhdojnë deri më 18 prill.

Mbyllet edhe një institucion i arsimit të lartë

0

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për mbylljen e Institutit ECPD (Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim), në Graçanicë, i cili ka funksionuar prej rreth dhjet vjetësh si Institut i arsimit të lartë ku janë pranuar studentë të programit master dhe doktoratë.

Sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore” pretendohet që në vendim theksohet që ky vendim vije për shkak se ky institut punon pa licencë./21 MEDIA

Pas Gjykatës edhe RTK-ja e PDK-së! (Video)

0

Pas Gjykatës Kushtetuese e cila ishte cilësuar si Gjykata e PDK-së, aktivistë të partive politike opozitare, sot kanë zhvilluar një aktivitet përpara Selisë së RTK-së, duke e cilësuar RTK-në, si Zyrë Informative të PDK-së.

Ata, për këtë qëllim kanë vendour edhe një pankartë të madhe me mbishkrimin e të njejtës përmbajtje, si dhe kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të menaxhmentit te RTK-së. Njëra prej pesë kërkesave të Opozitës që ka paralajmëruar protesta për të shtunën e ardhshme, është edhe shkarkimi i gjithë menaxhmentit të RTK-së./21 Media/

Deklaratë e Marigonë Dervinja, lëvizja “Vetëvendosje”

 

Japoni: Avioni del nga pista gjatë uljes, 20 të plagosur

0

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një avion i “Asiana Airlines” u aksidentua gjatë uljes, duke dalë jashtë pistës në aeroportin e Hiroshimas në Japoni. Në avion ndodheshin 74 udhëtarë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Aeroporti i Hiroshimas është mbyllur menjëherë pas aksidentit, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Avioni “A320 Airbus” ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar “Incheon” në Seul. Autoritetet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se avioni ka goditur një objekt në pistë gjatë uljes, duke pësuar dëmtime në pjesën e pasme, të cilat sollëm edhe problemin në ulje.

“Asiana Airlines” është një nga dy kompanitë më të mëdha ajrore që operojnë në Korenë e Jugut. Dy vite më parë, një avion i kësaj kompanie u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e San Franciskos, duke lënë 3 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.

Vazhdojnë kërkimet në Ibër për të riun shqiptar

0

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht njësia për Kërkim-Shpëtim në ujëra, për të pestën ditë me radhë po zhvillojnë operacione të kërkimit për gjetjen e të riut Sead Alushi, 17 vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër në Mitrovicë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti, ka njoftuar se njësitet e kërkim – shpëtimit mbrëmë nuk kanë mundur ta nxjerrin trupin e pajetë që dyshohet të jetë i të riut shqiptar, për shkak të terrenit të vështirë dhe ujërave të rrëmbyeshëm, ndërsa trupin e pajetë e ka marrë përsëri uji.

Pjepri lufton stresin

0

Pjepri është një nga produktet që njihet për luftën kundër stresit. Ai është një frut që njihet për përmbajtjen e lartë të beta-karotenit, dhe jo vetëm ka një ndikim të dukshëm në nxirje por është dhe një produkt i nevojshëm që shërben për të kaluar tensionet e jetës së përditshme.

Sipas një studimi të realizuar nga Instituti francez i kërkimit agrikulturor, rezulton se konsumimi i përditshëm i antioksiduesve që gjendet tek pjepri ul nivelin e proteinave të stresit

Të mirat e ananasit për shëndetin e njeriut

0

Ananasi është një frut i cili ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ananasi është një frut i cili është i pasur me vitaminë C, e cila ndikon në shëndetin e njeriut. Gjithashtu një veti tjetër të shëndetshme ky frut ka dhe me personat të cilët kanë probleme me jashtëqitje.

YouTube tani edhe në gjuhën shqipe

0

Google do që të tërheqë sa më shumë përdorues të YouTube-it, prandaj ka shtuar mbështetjen për 15 gjuhë të reja, në mesin e tyre edhe gjunën shqipe.

Sipas kompanisë, YouTube tani mbështet edhe 15 gjuhë të tjera, duke e çuar numrin në total të gjuhëve në 76. Tani, sipas Youtube, janë të përfshira gjuhët kombëtare të 95% përdoruesve të internetit.

15 gjuhët e reja të shtuara në YouTube janë: gjuha azerbajxhane, armene, gjeorgjiane, kazah, Khmer, kirgiz, maqedonishtja, gjuha mongole, Myanmar, Nepali, Punjabi, Sinhala, shqipja dhe Uzbek. Këto 15 gjuhë janë shtuar vetëm për versionin e uebsajtit të YouTube-it.

YouTube4