Pse duhet protestuar me 18 Prill

0

Flamur M Sylejmani

Të kërkosh të drejtat tua me anë të protestës, të kerkosh mirëqenien shoqërore, të kerkosh ndryshimin pozitiv duke protestuar………nuk është primitivizëm, por është qytetari aktive.

 

E drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me ligj. Qytetarët e çdo vendi, të cilve kushtetuta ua garanton këtë të drejtë, duhet ta shfrytzojnë për arsye të shumta, që shoqëri të ndryshme mund t’i kenë. Gjithësesi thirrja për protestë duhet të mbështetet në kërkesa të arsyeshme.

Protesta e thirrur me 18 Prill, arsyeshmërin e mbështet në këto kërkesa :

  1. Çmimi i lartë i rrymës.
  2. Kontrolli i pushtetit në RTK.
  3. Uzurpimi i sistemit të drejtësisë.
  4. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe…….

Shumë ekspertw flasin për pasuri të shumta të Kosovës për prodhimin e rrymës. Për një gjë të tillë flasin edhe ekspertët partiak në kohë fushate elektorale. Mirëpo edhe për kundër kësaj pasurie për prodhimin e rrymës, në shtetin tonë ende nuk ka stabilitet në furnizimin me energji elektrike. Edhe më fyese është fakti që qytetarët paguajnë për energji elektrike çmimin më të lartë në rajon. Pra, nga kjo vërejmë mospërputhje logjike.

Mediat në shoqëri kanë ndikim të madh, konsiderohen pushteti i katërt. Prandaj përgjegjësia e tyre është shumë e rëndësishme. RTK thirret në emrin e televizionit publik, financohet nga buxheti shtetëror, por kjo nuk nënkupton se RTK duhet t’i shërbej pushtetit. Zhvillimet e fundit vërtetojnë se në RTK ka probleme. RTK duhet të jetë TV i pavarur dhe në shërbim të publiku.

Drejtësia në Kosovë është në gjendje “kome”. Drejtësia funksionale do të ishte faktori kryesor për ndërtimin e një sistemi demokratik. Kjo ngecje, nuk është për arsye se mungojnë profesionistët, por për arsye se profesionistët nuk e kanë lirinë për ta kryer punën e tyre në mënyrën e duhur. Kjo ndodh për faktin se në Kosovë ka qytetarë të atillë që nuk mund ta pranojnë se ligji vlen edhe për ata.

Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo që flitet dhe ajo që veprohet janë në kundërthënie të plotë. Flitet vazhdimishtë për integrimin e qytetarëve serbw të Kosovës, por veprohet për enklavizimin e tyre. Prandaj ndarja brenda një shteti, zbeh fuqinw shtetrore. Një shtet i pafuqishëm, mund të humb kontrollin në teritorin e tij. Dhe humbja e kontrollit të teritorit, mundëson krijimin e problemeve të natyrave të ndryshme.

Të gjitha këto kërkesa për protestë janë të arsyeshme. Prandaj në protestë duhet të dalin të arsyeshmit. Të gjithë qytetarët që me protestë nuk nënkuptojnë vetëm dhunë, por qytetarët që kanë vetëdije politike, të cilët dinë të kërkojnë dhe kërkojnë duke e ditur se me veprimin e tyre vetwdijësojnë klasen politike për veprimet e së ardhmes.

Të kërkosh të drejtat tua me anë të protestës, të kerkosh mirëqenien shoqërore, të kerkosh ndryshimin pozitiv duke protestuar………nuk është primitivizëm, por është qytetari aktive.

​Klopp konfirmon largimin e Hummelsit

0

Mbrojtësi Mats Hummels pritet në verë të largohet nga Boussia Dortmund dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Premier League tek skuadra e Manchester United.

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp bënë më dije se mbrojtësi gjerman do të largohet gjatë verës.

“Mats po bisedon me drejtuesit e Manchester United dhe më ka thënë se e mendon largimin. Ai mund të bëjë gjera të mëdha në Premier League, sepse është një lojtar cilësor”, tha Klopp, i cili duhet të mendojë për të gjetur një zëvendësimin ideal për futbollistin kryesor të mbrojtjes.

Opozita braktisë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

0

Opozita ka braktisuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi pozita nuk ka mbështetur kërkesën e tyre për futje në rend dite në seancën e radhës çështjen e peticionit të qytetarëve për ngritjen e çmimit të energjisë.

Sipas përfaqësuesve të opozitës kjo, tregon se partitë në pushtet nuk janë të interesuar për interesin e qytetarëve pasi kjo ngritje nuk i prek ata por qytetarët e thjeshtë.

Ata i kanë bërë thirrje Komisionit përkatës që ta shqyrtoj këtë çështje në mënyrë urgjente dhe ta diskutojnë në seancën e ardhshme plenare, që do të mbahet të enjten./RTV21/

Vaji i farës së zezë ju bën të bukur dhe të shëndetshëm

0

Rënie në peshë, lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, profilaksi dhe trajtime mjekësore për shumë sëmundje. Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë, rreth 2500-vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqenien.

Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga rënia e sistemit imunitar. Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS-i apo sëmundjet tumorale. Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe dobia e vajit të farës së zezë në forcimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret bashkë me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit e të tjera.

Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti, ndikon në procesin e rritjes. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të lihet jashtë vëmendjes. Vitet e fundit, në Evropë dhe SHBA, ka pasur kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane, fara e zezë tashmë gjendet në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Bashkëshortja e kryeministrit Rama vishet sipas traditës islame

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe ministrat Tahiri, Bushati dhe Ahmetaj. Çifti Rama kanë vizituar dhe një xhami ku sipas traditës femrat duhet të hyjnë me ‘burka’, veshje e cila mbulon trupin dhe një pjesë të kokës.

Linda Rama i është përmbajtur kësaj tradite islame në këtë vend, duke e veshur për herë të parë atë publikisht. Fotot janë publikuar nga kryeministri Rama në rrjetin social ‘Facebook’ edhe pse nga para nuk duket shumë qartë. Elementi që dallon në veshjen sipas traditës islame, është çanta kafe e Linda Ramës.

Zhvillimi ekonomik zgjidhja e problemeve të Kosovës

0

Komisioni Evropian do të mbështes prioritetet e Kosovës, në fushën e bujqësisë, energjisë, edukimi dhe punësimi, tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Samuel Zbogar, në një punëtori të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë.

Të pranishëm në këtë tryezë pune, ndër të tjerët, ishin edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, si dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. Ky i fundit tha se mirëpret çfarëdo biznesi, e kështu edhe një bankë italiane në Kosovë.

Pjesëmarrësit në punëtori porositën se problemet e Kosovës nuk mund të zgjidhen pa zhvillimin ekonomik të vendit./RTV21

“Ballkoni”,merrë çmimin “Best International Film” në Toronto

0

Filmi i metrazhit të shkurtër”Ballkoni”me regji të Lendita Zeqiraj dhe producent Bujar Kabashi këto ditë në Toronto të Kanadasë shpërblehet me çmimin “Best International Film.

Lendita Zeqiraj, regjisore e filmit “Ballkoni”, dhe Bujar Kabashi, producent i këtij filmi nuk ishin prezent në Toronto të Kanadasë, kur iu thirr emri si fitues i çmimit të parë “Best International Film”, në Lakeshorts International Short Film Festival.

Por këtë njoftim se ky film i metrazhit të shkurtë është vlerësuar me këtë çmim e morën me email, pasi që të njëjtit, si pasojë e mosmbështetjes nuk arritën që të shohin nga afër suksesin e filmit të tyre, që ishte edhe premierë në këtë festival.

Bujar Kabashi, producent i filmit ka njoftuar KultPlus për çmimin e radhës së këtij filmi, dhe, sipas tij “Ballkoni”, u veçua jo vetëm si një film i bukur dhe i mrekullueshëm, por edhe si një pjesë po aq madhështore teatri për shkakun se u realizua vetëm me një plan sekuencë te vetme.(transmeton Kultplus)

Më pas, Kabashi ka thënë se në emailin e dërguar nga Michelle Nolden, drejtori artistik i festivalit është bërë e ditur se së bashku me trofeun, çmimi për filmin më të mire përfshinë edhe shumën prej 5000 dollarëve, në shërbime profesionale për filmin “Ballkoni”, apo projektin e ardhshëm të autores, vlerë monetare kjo e ndarë nga kompania Agency 71 nga Toronto.

Ndërkaq, regjisorja e filmit, Lendita Zeqiraj ka thënë se për një regjisore kosovare, me një film që rrëfen përditshmërinë e njeriut kosovar, nominimet dhe çmimet që vijnë nga mbarë bota janë një nga nderimet më emocionuese dhe më të vlefshme që ka mundur të shpresoj.

“Jam me të vërtetë e mrekulluar dhe jashtëzakonisht e lumtur kur dihet se nuk është aspak e lehtë për t’u veçuar në mesin e tërë atyre filmave të mëdhenj që vijnë nga mbare bota, me një industri tejet të zhvilluar të filmit”, ka thënë Zeqiraj. Ajo këtë çmim e vlerëson tejet të rëndësishëm duke e quajtur si një ditë të madhe për të, filmin dhe për të gjithë njerëzit që kanë punuar në këtë projekt filmik.(transmeton Kultplus)

Filmi “Ballkoni”, përgjatë prillit do të prezantohet edhe në shumë festival të tjera nëpër botë.

Ferizaj: Rrahu gruan – arrestohet

0

Një person është arrestuar dje në Ferizaj, pasi ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, nuk bëhet e ditur pse ka ardhur deri te ky sulëm.

Rikthehet Champions League

0

Gara më e fortë në futbollin ekipor, Champions League, rikthehet më dy ndeshje mjaft interesante.

Atletico Madrid, që është kampion aktual i Spanjës, luan ndaj rivalëve lokal, kampionit në fuqi të Evropës Real Madrid.

Ndeshjen e bën ehe më interesante fakti se vitin e kaluar këto dy skuadra u takuan në finale të po kësaj gare, me ç’rast dhe fituese doli Reali.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Torino të Italisë, ku përballën Juventusi dhe Monaco i Francës. Edhe kjo është ndeshje e vështirë dhe interesante, pasi Monaco pas eliminimit të Arsenalit synon ta bëjë të njëjtën edhe më Juventusin. Në anën tjetër italianët synojnë kualifikimin tutje në këtë garë.

Duelet sonte:

20:45 Atletico Madrid-Real Madrid

20:45 Juventus-Monaco.

Shkaqet e pjesëmarrjes së kosovarëvë në luftërat në Siri e Irak

0

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një hulumtim, ku janë identifikuar shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së kosovarëvë në luftërat e Lindjes së Mesme (Siri dhe Irak).

Duke krahasuar Kosovën me 21 vende tjera të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe ShBA, Rusinë dhe Turqinë, raporti gjenë që Kosova dhe Bosnja kanë më së shumti luftëtarë për kokë banori në Siri dhe Irak. Në këtë rangim Kosova listohet e 14 mes 22 vendeve perëndimore me numrin e luftëtarëve për kokë banori musliman.

Nga aspekti i ndikimit dhe shkaqeve të jashtme, raporti thekson “Tekfirin” si ideologji specifike ekstremiste që përqafon ISIS dhe prehë e të cilës bien disa nga qytetarët e Kosovës. Ideologjia “tekfiriste” është futur në Kosovë më intesifikisht nga viti 2005 nëpërmjet disa imamëve të Shkupit të cilët kanë rënë viktimë e kësaj ideologjie gjatë studimeve të tyre kryesisht në Egjipt, thuhet në raport.

Si ndikime të brendshme, raporti përmend: strukturat e dobëta shtetërore që nga paslufta, politikat e paqëndrueshme, korrupsioni, shkatërrimi i përgjithshëm i vlerave shoqërore, kriza identitare, ekonomia e dobët, varfëria, sistemi i shkatërruar i arsimit, izolimi i qytetarëveetj, kanë ndërvepruar dhe kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme për grupet ekstremiste që t’i shfrytëzojnë në favor të argumentimit tyre ideologjik. Hulumtimi ka përfshirë në  kontakt të drejtpërdrejtë me ish-ekstremistë të tekfirit, 6 ish-luftëtarë të Sirisë të kthyer në Kosovë dhe familjet dhe të afërmit e 12 luftëtarëve tjerë dhe gjenë disa aspekte dhe kushte individuale që lehtësojnë bindjen e tyre për të shkuar në Siri. Ato përfshinë, karakteristikat individuale të secilit që kryesisht janë të rinj dhe jo mirë të shkolluar; kanë kushte kryesisht të tmerrshme jetese; janë kryesisht të izoluar nga shoqëria dhe shpeshëherë edhe nga vetë familja. Raporti poashtu gjen që disa nga këta individë bien prehë e (keq)kuptimit të konceptit të shehidit i cili është i fortë në Islam, duke bindur këta individë t’iu nënshtrohen ideologjisë esktreme ku shumë prej tyre të përfundojnë në Siri.

Gjetje poashtu kanë identifikuar shpërfilljet e BIK-ut në raport me disa xhami të saj të cilat janë përdorur nga imamët “tekfirë” në dëmë të prodhimit të dijes së mirëfillt fetare dhe në funksion të promovimit të ekstremizmit. Raporti po ashtu gjenë edhe papërgjegjësinë etike gjatë ligjeratave të disa imamëve joTekfirë (joekstremistë) të cilët duke përdorur gjuhë të pamatur mund të ndikojë pavetëdijshëm në ekstremizmin e ndonjërit nga ndjekësit e tyre si pasojë e padëshiruar, thuhet në raportin e autorit të hulumtimit Shpend Kursanit./RTv21