Array

“Ballkoni”,merrë çmimin “Best International Film” në Toronto

Must Read

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to....

Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

https://youtu.be/gTUcRgYdozA Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit...

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin...
- Advertisement -

Filmi i metrazhit të shkurtër”Ballkoni”me regji të Lendita Zeqiraj dhe producent Bujar Kabashi këto ditë në Toronto të Kanadasë shpërblehet me çmimin “Best International Film.

Lendita Zeqiraj, regjisore e filmit “Ballkoni”, dhe Bujar Kabashi, producent i këtij filmi nuk ishin prezent në Toronto të Kanadasë, kur iu thirr emri si fitues i çmimit të parë “Best International Film”, në Lakeshorts International Short Film Festival.

- Advertisement -

Por këtë njoftim se ky film i metrazhit të shkurtë është vlerësuar me këtë çmim e morën me email, pasi që të njëjtit, si pasojë e mosmbështetjes nuk arritën që të shohin nga afër suksesin e filmit të tyre, që ishte edhe premierë në këtë festival.

Bujar Kabashi, producent i filmit ka njoftuar KultPlus për çmimin e radhës së këtij filmi, dhe, sipas tij “Ballkoni”, u veçua jo vetëm si një film i bukur dhe i mrekullueshëm, por edhe si një pjesë po aq madhështore teatri për shkakun se u realizua vetëm me një plan sekuencë te vetme.(transmeton Kultplus)

- Advertisement -

Më pas, Kabashi ka thënë se në emailin e dërguar nga Michelle Nolden, drejtori artistik i festivalit është bërë e ditur se së bashku me trofeun, çmimi për filmin më të mire përfshinë edhe shumën prej 5000 dollarëve, në shërbime profesionale për filmin “Ballkoni”, apo projektin e ardhshëm të autores, vlerë monetare kjo e ndarë nga kompania Agency 71 nga Toronto.

Ndërkaq, regjisorja e filmit, Lendita Zeqiraj ka thënë se për një regjisore kosovare, me një film që rrëfen përditshmërinë e njeriut kosovar, nominimet dhe çmimet që vijnë nga mbarë bota janë një nga nderimet më emocionuese dhe më të vlefshme që ka mundur të shpresoj.

- Advertisement -

“Jam me të vërtetë e mrekulluar dhe jashtëzakonisht e lumtur kur dihet se nuk është aspak e lehtë për t’u veçuar në mesin e tërë atyre filmave të mëdhenj që vijnë nga mbare bota, me një industri tejet të zhvilluar të filmit”, ka thënë Zeqiraj. Ajo këtë çmim e vlerëson tejet të rëndësishëm duke e quajtur si një ditë të madhe për të, filmin dhe për të gjithë njerëzit që kanë punuar në këtë projekt filmik.(transmeton Kultplus)

Filmi “Ballkoni”, përgjatë prillit do të prezantohet edhe në shumë festival të tjera nëpër botë.

- Advertisement -

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si...

Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

https://youtu.be/gTUcRgYdozA Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit bullgar i cili u është...

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e lirë...

8 viktima nga Covid-19, njëri prej tyre 39 vjeçar

Janë regjistruar 8 viktima si pasojë e koronavirusit, informojnë nga ministria e Shëndetësisë.Viktimat janë të moshës 39, 48, 56, 63,65 dhe 83...

Qeveria dorëzoi emrat e zëvendësministrave! Ja emrat e tyre

Qeveria e vendit deri Kuvend ka dorëzuar listën me emrat e zv/ministrave dhe biografitë e tyre. Ja...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -