Jehona e sirenave anembanë Izraelit shënoi në orën 10 të mëngjesit fillimin e heshtjes dyminutëshe, në shenjë kujtimi për gjashtë milionë hebrenjtë të vrarë gjatë holokaustit, të kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dita e Kujtimit për viktimat e holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, që shënohet sot në Izraeli, është një nga ditët më pikëlluese në kalendarin e këtij vendi.
Me jehonën e sirenave, automjetet u ndalën nëpër rrugë dhe autostrada. Ngasësit dolën nga automjetet e tyre, ndërsa këmbësorët e ndalën në vend, duke ulur kokat, në kujtim të atyre që u vranë.
Ceremoni të ndryshme u zhvilluan sot anembanë Izraelit. Në Parlamentin e Izraelit u lexuan emrat e personave të vrarë./21 Media/
