'Shoping Fest' për herë të parë në Prizren

0

Sot në Prizren do të hapet panairi ‘Shoping Fest’ dhe do të vazhdojë deri me 26 prill. Ku pritet të marrin pjesë 60 -70 kompani me prodhimet e tyre vendore.

Panairi ‘Shpoing Fest’ organizohet për herë të parë dhe pritet të jetë tradicional.

Ky panair organizohet nga Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve ESNAF nga Prizren. /21MEDIA

Kur shpërthen vullkani…(Video)

0

Edhe pas 15 orëve qëkur ka shpërthyer vullkani në Cile, e i cili gjendet rreth 960 km nga Santjago, po vazhdon të zbatohet gjendje e jashtzakonshme nga fatkeqesite natyrore.
Hiri dhe tymi janë ngritur deri në 11 km lartësi, ndërkaq që këtë shpërthim e kanë përcjell edhe dridhje të tokës.
Qeveria vendore kishte evakuar popullatën një rreze prej 20 kiloemtrash nga vullkani në Kalbukoa.
Vullkani është riaktivizuar pas 43 vitesh.

Ja çfarë të ndodh kur rrokesh me të fortin!(FOTO)

0

Në betejën për mbijetesë fiton gjithmonë ai që ka më shumë uri, por dhe fuqi fizike kuptohet.

Një fotograf ka kapur një moment të veçantë kur një shqiponjë luftoi me një dhelpër të kuqe për një kockë.

Fillimisht dhelpra e pranoi sfidën duke përballur shqiponjën.

Por më pas dy shqiponja të tjera u afruan duke e sulmuar dhelprën nga të gjitha anët.

Duke qenë në supremaci numerike shqiponjat e fituan betejën duke shijuar kockën e lënë nga dhelpra.

The fox proudly holds the bone tight in its jaws as an eagle descends to challenge the animals over possession of the lunch The Steller eagle advances, crowing at the fox as a warning to keep away from the bone, but the animal continues to keep trying  The result looks more desperate for the animal as a second eagle swoops in to challenge him over possession of the boneThe fox takes a tumble and appears to lose the fight for the bone as the two eagles circle him, eager to take back part of the deer carcassBoth animals faced off to each other, with the small red fox growling viciously at the advancing Steller eagle, often found in JapanIn a contest that quickly turns to two, plus crows, against one, the fox is defeated and left to slink off in search of other discarded bones 

 

Ahmeti: Nuk po i vjen era e mirë zgjedhjes së Lumezit si kryeprokuror

0

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se, nëse me të vërtetë janë falsifikuar dokumente për të penguar emërimin e Aleksandër Lumezit si kryeprokuror i shtetit, ky është grushtet.

Për Radio Dukagjinin ai ka thënë se kësaj pune nuk po i vjen era e mirë, por edhe thotë se nuk e di qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Lumezit si kryeprokuror.

Sipas tij, dy letrat e EULEX-it ku flasin se ai është nën hetime e tjetra që ai nuk është, tregojnë që EULEX-i është në disorganzimin total brenda misionit.

I pari i Prishtinës beson se këtu ka problem të madh në gjashtë shtresa të gjyqësisë.

Megjithatë ai thotë se duhet parë sesi po punon Lumezi.

Kompletohen gjysmëfinalet në Europa League

0

Fiorentina, Sevilla, Napoli dhe Dnipro janë skuadrat që e kanë siguruar gjysmëfinalen në Champion League.

Ndeshja kryesore e ndeshjeve kthyese u zhvillua në Rusi ku Zeniti dhe Sevilla luajtën 2-2, por fal fitores në ndeshjen e parë Sevilla (2-1) u kualifikua në gjysmëfinale. Në ndeshjen tjetër Napoli luajti ndaj Wolfsburg 2-2, por rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 6-3 në të mirë të italianëve.

Fiorentina është skuadra tjetër italiane që u kualifikua, pasi e mposhti në ndeshjen e dytë Dynamo Kyevin me rezultat 2-0. Fitorja 1-0 në gjysmëfinale e ka dërguar edhe Dnipron e cila e mundi Club Burgge.

Aksion policor në Kumanovë, arrestohen tre persona(VIDEO)

0

(23.50-e plotësuar) Më heret ishte bërë e ditur se mbi Saraj të Shkupit ka fluturuar një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në kërkim sic thuhet ” të 50 personave të armatosur që kishin hyrë në këtë lokalitet e të ardhur nga Kosova”.

Zhurnal.mk ka siguruar enkas fotografinë nga momenti kur helikopteri i MPB fluturon mbi Saraj.

helikopteri

——————-

Sonte aksion policor edhe në Saraj të Shkupit

(23.00 – e plotësuar) Ministria e punëve të brendshme e Maqedonise sonte ka filluar nje aksion n[ Saraj te Shkupit. Sipas burimeve nga MPB, “rreth personat gjatë ditës së sotme janë futur në rajonin e komunës Saraj e te cilet kanë hyrë nga ana e Kosovës.”

Burime të “Zhurnal” pohojnë se në MPB të Maqedonisë është ndezur alarmi se në ora 15.30 minuta rreth 50 persona kanë hyrë në një prej fshatrave të komunës Saraj të Shkupit.

Qytetarët e rajonit të Dërvenit kanë shprehur shqetësimin se mund të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi në Gushincë.
————–
Sot pasdite, ka ndodhur një aksion policorë në Kumanovë me çrastë janë arrestuar tre persona. Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi, njëri prej tyre gjegjësisht Rexhep Rexhepi është veteran i tre luftërave asaj të UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së. Rexhepi është edhe invalid i luftës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit e tij, Shefket Rexhepi dhe një tjetër i cili është inspektor i policisë.
Familjarët e të arrestuarve thonë për Alsat-M, se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.

Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së nesërme,raporton Alsat-M.

Historianët e Deçanit: Albin Kurti po gënjen

0

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklarate për media, i reagon ashpër ish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tije në emisioni Rubikon të KTV-së, në lidhje me shkarkimin e ish Ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq.

Ky është reagimi i plotë:

“LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i rikujton ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, se ishte pikërisht Kryesia e LHK “Ali Hadri”dega në Deçan, e cila me së shumit është angazhuar në shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç.

Për hire të opinionit po i rikujtojmë ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ka qenë i vetmi subjekt në Kosovë, i cili ia dërguar letër në Zyrën e Kryeministrit Mustafa për shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç. Kërkesa e jonë për shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç është dorëzuar me 12 janar 2015.

Po ashtu, publiku i jonë është i njohur edhe për reagimin që e kemi bërë kundër deklaratës së ish Ministrit Jabllanoviç dhe letrën e hapur drejtuar Kryeministrit Akademik Isa Mustafa me 14 janar 2014, ku prapë është kërkuar shkarkimi ish Ministrit Jabllanoviç.

Është shumë e vërtetë se Lëvizja Vetëvendosje, e ka keq përdorur presionin e ardhur nga qytetarët dhe organizatat e tjera, duke bërë vandalizëm mbi institucionet tona.

Është shumë turperues se ish Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit të gënjyen në opinion”.

Kurti: E shkarkuam Jabllanoviqin, radhën e ka Kuçi

0

Nuk mjafton beteja parlamentare,ecim me protesta

Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në emisionin e KTV-së “Rubikon”, ka thënë se opozitës nuk i mjafton beteja parlamentare dhe sipas tij, VAN-i duhet të organizojë më shumë protesta kundër keqqeverisjes së Isa Mustafës.
“Ne konsiderojmë se nuk mjafton beteja parlamentare. Ishte e domosdoshme të dëgjohej zëri i popullit. Në kohën kur nuk ka shumë seanca të Kuvendit, është mirë të ketë më shumë protesta sepse ka një tendencë që Qeveria po e anashkalon Kuvendin dhe se po e thërret atë kurdo që po ka nevojë për të”, ka thënë Kurti gjatë emisionit “Rubikon”, përcjell Koha.net.
“Nuk janë të mjaftueshme protestat dhe beteja parlamentare. Ne synojmë t’i bashkojmë këto dyja. Tash Lëvizja Vetëvendosje e ka bashkuar opozitën dhe po i prin asaj”.
Ai e ka cilësuar si të suksesshme protestën e 27 janarit të këtij viti, kur opozita organizoi atë kundër ish-ministrit Jabllanoviq dhe për Trepçën ndërsa ka shtuar se opozita ka ide më të qarta pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Pa u bërë 100 ditë e kemi shkarkuar një ministër dhe tash e kemi në plan të shkarkojmë një tjetër [Hajredin Kuçin]. Sepse tash jemi më aktivë dhe jemi më të fuqishëm. Opozita tani i ka idetë më të qarta në mungesë të LDK-së e cila asnjëherë nuk kishte ide opozitare”, ka thënë ish-lideri i Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se Blloku VLAN u shpërbë pasi Isa Mustafa i tradhtoi ata.
“Ai tradhtoi opozitën sepse nuk e respektoi marrëveshjen e 10 shtatorit të vitit 2014. Ai e shkeli nënshkrimin e tij”.

Bashkimi – Peja, u bëmë gaz i botës me këtë gabim (Video)

0

Nuk mund ta besoni se çfarë ka ndodhur në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës në kuadër të ETC Superligës

Në ndeshjen e dytë të Play Off-it në ETC Superligësn e Kosovës në basketboll mes Bashkimit dhe Pejës ka ndodhur një ngjarje e çuditshme.

Besoni ose jo, të dy skuadrat kanë ngatërruar fushata e tyre, dhe kanë filluar të shënojnë pikë në koshat e tyre.

Vetëm pas disa minutave gjyqtarët e kanë ndërprerë takimin, duke ju bërë me dije lojtarëve se janë duke sulmuar gabimisht.

Këtë ndeshje e ka fituar Bashkimi me rezultat të ngushtë 85:80. Kështu, rezultatin në ndeshje është i barabartë 1:1./sportpress/.

Karter: Evropa po e humb statusin e partnerit të besueshëm

0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Eshton Karter, deklaroi sot se shtetet e Evropës duhet të shpenzojnë më shumë në fushën e mbrojtjes, duke pasur parasysh sfidat e sigurisë në rajon dhe theksoi se rënia e shpenzimeve në këtë fushë po rrezikon statusin e Evropës si partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një takimi me studentët e një shkolle ushtarake në Uashington, Karter tha se Evropa nuk po bën sa duhet, se shtetet e Evropës po shpenzojnë një sasi më të vogël të bruto prodhimit të tyre të brendshëm se sa në të kaluarën dhe se po investojnë shumë më pak në këtë fushë në krahasim me Rusinë.
Ai më tutje nënvizoi se situata në Ukrainë, problemi i refugjatëve në Afrikën e Jugut dhe sulmet e fundit terroriste janë një alarm, i cili shërben si vërejtje se duhet të forcohet siguria.
Karter pranoi se Evropa nga kriza financiare po këndellet shumë më ngadalë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por insistoi se Evropa ka mundësi që të përmbushë obligimet e veta sa i përket investimeve në fushën e mbrojtjes./21 Media/