Bogujevci premton libra për bibliotekat e shkollave të Prishtinës

0

Sot me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Librit” , Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizoi “Takim poetik” me poetë dhe nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës.

Me këtë rast, drejtoresha e Drejtorisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme dhe se i vjen mirë që është i madh numri i të rinjve që marrin pjesë në aktivitete të tilla kulturore.
“Leximi është shumë i rëndësishëm për formimin e një individi, ndërsa ne si Drejtori e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të angazhohemi që bashkërisht me të gjithë të interesuarit të organizojmë sa më shumë aktivitete të tilla me qëllim që të nxisim sa më shumë interesimin e qytetarëve për librin”, tha Bogujevci. Ajo tha se është e interesuar që të dëgjojë të gjitha ato kërkesa që kanë të rinjtë dhe të cilat janë në funksion të afirmimit të leximit të librit, njofton kumtesa komunale.

Ndërsa, nxënësit e pranishëm kërkuan që të shqyrtohet mundësia që të pasurohen bibliotekat nëpër shkolla pasi që siç thanë, ka një mungesë të konsiderueshme të librave.
Drejtoresha Saranda Bogujevci i siguroi ata se do të angazhohet për këtë kërkesë, ndërsa i ftoi ata që të interesohen për projekte kulturës dhe rinisë që do të subvencionohen nga kjo drejtori.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtori i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Munish Hyseni, Veli Veliu, poet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Shefqete Galsaci, poete, nga Karvani i Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, profesorë, nxënës të shkollave, etj.

Të rejat nga lëndimet në Arsenal

0

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se Per Mertesacker është 50-50 për ndeshjen ndaj Chelseat.Per Mertesacker u lëndua javën e kaluar ndaj Reading dhe qysh prej asaj kohe nuk është stërvitur. Nuk e di nëse ai luan ndaj Chelseat, gjasat janë 50-50′.Përveq Mertesacker pjesa e tjetër e lojtarëve janë gati,Arteta është afër rikthimit, kurse Chamberlain mbetet ende jashtë. Gabriel mund të startoj”, tha Wenger.

Obama kërkon falje publike, për pengjet e vrarë gabimisht

0

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot vdekjen e dy pengjeve perëndimorë të Al-Kaedës, vrarë gabimisht në muajin janar gjatë një operacioni amerikan në kufirin pakistanezo-afgan duke marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj tragjedie për të cilën ai kërkoi falje.

Në një deklaratë të shkurtër, presidenti amerikan shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllime për familjet e dy punonjësve humanitarë, amerikanit Warren Weinstein dhe italianit, Giovanni Lo Porto, vrarë në mënyrë tragjike në këtë zonë shumë të paqendrueshme ku SHBA-ja ka kryer shumë operacione me ndihmën e avionëve pa pilot.

“Në bazë të elementeve të mbledhura nga shërbimet sekrete, ekzekutivi amerikan mendonte se bëhej fjalë për një bazë të Al-Kaedës, që nuk kishte asnjë civil në qendër dhe se kapja e terroristëve ishte e pamundur”, theksoi Obama.

“Shpreh keqardhjen e thellë për atë që ka ndodhur”, shtoi ai duke shtuar se merrte përsipër si president dhe komandant i forcave të armatosura përgjegjësinë e këtij operacioni ashtu si të gjithë operacionet antiterroriste amerikane.

Italia shprehu keqardhje për një gabim tragjik, por nënvizoi se përgjegjësia për vdekjen e dy personave peshonte tërësisht mbi terroristët, kundër të cilëve ajo shfaqi vendosmërinë për të luftuar së bashku me aleatët.

Shtëpia e Bardhë nënvizoi se në të njëjtën kohë, një tjetër operacion i kryer në muajin janar mundësoi eliminimin e Adam Gadahn, një amerikan i konvertuar në islam, i ashtuquajtur “Azzam amerikani”, që ishte bërë zëdhënës i Al-Kaedës.

Duke mbrojtur strategjinë amerikane në këtë rajon, Obama nënvizoi se, që prej 11 shtatorit 2001, kjo strategji kishte mundësuar shmangien e sulmeve dhe shpëtimin e jetëve në Amerikë dhe në mbarë botën.

Janjiq: Nëse do prekej Thaçi merr fund Daçiqi dhe partia e tij

0

Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, vlerëson se paralajmërimet e Beogradit për arrestimin e kryediplomatit kosovar Hashim Thaçit nëse ai hyn në Serbi, mund të rezultojnë edhe me fundin e SPS-it, rrjedhimisht edhe të kryediplomatit serb Ivica Daçiq.
Janjiq thotë se Daçiq nuk mund të jetë edhe pro-evropian edhe trim milosheviqian, duke aluduar se një mendësi e tillë mund të pëlqehet nga Rusia, por nuk i kontribuon të ardhmes së Serbisë e stabilitetit të Ballkanit.

“Nga koha e Millosheviqit e këndej nuk ka pasur përparime të mëdha. Ne tani kemi në Qeveri njerëz nga epoka e Millosheviqit, të cilët mundohen t’u përshtatën Evropës, mirëpo të cilët kanë shumë shprehi të vjetra si p.sh. propagandë të madhe”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe Hashim Thaçi me mjeshtëri kanë vepruar në tërë këtë situatë.
“Ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se disa politikanë pavarësisht që janë në gjendje të puthen me Hashim Thaçin, të përshëndeten, të arrijnë marrëveshje, kur kthehen në fshatrat e tyre, pra në Serbi, janë shumë të gatshëm të rrahin gjoks në mënyrën Millosheviqiane. Mendoj se në tërë këtë aferë më së shumti e ka pësuar Ivica Daçiq, i cili ka dëshmuar mungesë parimesh njerëzore”.

Janjiq thotë se Daçiqi vjen në Prishtinë, sillet shumë komod e s’e ka asnjë problem, e përnjëherë kthehet në Beograd dhe tregon fytyrën tjetër të keqe.

“Unë pres një riformatim të Qeverisë të Serbisë dhe pres që ata që më shumë e duan Rusinë sesa Serbinë e Ballkanin – të shkojnë në Qeverinë e Moskës. Më mirë është kjo sesa ata ta dërgojnë serbët e Serbinë në një aventurë të panjohur”. /RTK/

BE e gatshme për t’i dhënë fund dramës së imigrantëve

0

Drejtuesit evropianë kërkojnë t’i japin fund dramës së imigrantëve në Mesdhe duke përfshirë këtu edhe nëpërmjet operacioneve ushtarake kundër trafikantëve, ndërkohë që çdo ditë dëgjojmë lajme mbi kalvarin e vuajtjeve të përjetuara nga imigrantët.

Por, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i moderoi pritjet. Askush nuk duhet të krijojë iluzione. Problemet nuk do të zgjidhen sot”, deklaroi ai pak para fillimi të një samiti të thirrur me urgjencë pas tragjedisë së fundit në Mesdhe, që shkaktoi qindra të vdekur.
Një ceremoni u zhvillua sot në mëngjes në Maltë në kujtim të viktimave të mbytura. Në Bruksel, presidentët dhe kryeministrat mbajtën një minutë heshtje para fillimit të punimeve.

”Dëshmitë e imigrantëve janë të frikshme. Trafikantët kanë rrahur për vdekje disa imigrantë të vendosur npë një uzinë pranë Tripolit para nisjes së tyre, disa të tjerë kanë humbur jetën nga lodhja”, sipas prokurorisë së Katanës (Siçili).

Rreth 1 750 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të vitit në përpjekje për të kaluar Mesdheun, shprehu me keqardhje Organizata Ndërkombëtare për Imigracionin (OIM).

Qengji me pesë këmbë (Video)

0

Një qengj ka lindur me pesë këmbë dhe kjo e ka habitur tej mase pronarin e fermës Bethan Lloydnë në Uells.

Ai tregon se djali i tijë pasi që e pa qengjin mbeti i hutuar dhe menjëherë deshi ta largonte nga ferma ose ta shishte sepse mendonte se nuk do mund të rrinte në fermë me qengjat e tjerë.Mirpo Pronari i fermës mbetet i zotuar se dëshiron ta mbajë qengjin pasi qe edhe ai mund të lëviz dhe të kërcej si qengjat e tjerë në fermë./21 Media/

Luftëtarë “të shpikur” (Video)

0

Publikimi I listave paraprake të veteranëve që janë shpallur në Istog, ish –luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë tubuar për të kundërshtuar hapur disa prej emrave të këtyre listave.Ish –luftëtarët e Brigadë 133 “Ardian Krasniqi” thonë se është bërë padrejtësi me këto lista./21 Media/

​Lista Srpska kthehet në institucione

0

Përfaqësuesit e Listës Srpska kanë vendosur të kthehen në institucionet e Kosovës.
Kjo ngase në partneritet me koalicionin janë pajtuar që të respektohen pikat më të rëndësishme të marrëveshjes që kanë me ta.

Njëra nga arsyet kryesore të rikthimit është edhe marrëveshja që në të ardhmen nuk do të ketë tërheqje të njëanshme nga koalicioni, posaçërisht kur është fjala për privatizimin në vendet me shumicë serbe.
Kështu shkruan Tanjug, që sipas tyre, këto thuhen në një komunikatë të dërguar nga Lista Srpska.

“Llogaritari i Aushwitzit”- Ju lutem më falni

0

Ish roja i kampit Aushwitz, Oscar Groening, ka thënë në gjykatë se e ka pasur të qartë se hebrenjtë nuk do të dalin të gjallë nga kampi i nazistëve në Poloni.
“Nuk kam mundur as të mendoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë 93 vjeçari Groening në gjykim i cili ka filluar të martën në Lineburg të Gjermanisë, transmeton agjencia gjermane DPA.

Groeningu akuzohet për veprimtarinë e tij në Aushwitz në maj dhe qershor të vitit 1944 kur në kamp kanë arritur 425 mijë hebre nga Hungaria dhe se 300 mijë nga ta janë vrarë në dhomat e gazit.

Prokurorët thonë se Groening në mes tjerash ka ndihmuar të grumbullojë para që u janë marrë nga të burgosurit në llogore.

Në ditën e parë të gjykimit në Lineburg ish “llogaritari i Aushwitzit” ka thënë se ndjehet moralisht fajtor por ka thënë se ka dallim në mes punës së tij dhe xhelatëve dhe përgjegjësinë e vërtetë duhet ta thotë gjyqi.

“Nuk ka dyshim se ndjej përgjegjësi morale. Ju lutem të më falni”, ka thënë ish pjesëtari i divizionit SS të Gjermanisë. /kp/

Qeveria dhe fermerët e Mamushës

0

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësinë do të vazhdojnë të rriten nga viti në vit.
Përmes këtyre investimeve, të cilat parashihen të realizohen gjatë këtij mandati, synohet fuqizimi i këtij sektori dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.

Kështu është shprehur sot Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili së bashku me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli kanë vizituar Komunën e Mamushës dhe fshatin Krushë e Madhe.

Gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja ka investuar në vazhdimësi në këtë komunën e Mamushës duke mbështetur fermerët me grante dhe subvencione, madje ai theksoi se edhe sivjet kanë një buxhet të dyfishuar dhe fermerët do të përfitojnë edhe me shumë. “Bujqësia është një nga segmentet kyçe të zhvillimit të vendit dhe që gjeneron vende pune. Andaj ne i ftojmë të gjithë ata që kanë tokë të punueshme që ta shfrytëzojnë atë, dhe mbështetja nga shteti nuk do të mungojë”, tha ministri Krasniqi.

Në anën tjetër, kryeparlamentari, Kadri Veseli uroi kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Butuc për Ditën Kombëtare të Turqve, dhe tha se diversiteti e bën Kosovën vend unik. Ai shprehi përgëzime për fermerët e kësaj komune në angazhimin e madh në bujqësi dhe vullnetin e madh për punë që kanë. “Bujqësia është prioritet i rëndësishëm për Kosovën dhe prandaj jam këtu me ministrin për të konfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së institucioneve për fermerët”, tha Veseli.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc ka falënderuar ministrin Krasniqi dhe kryetarin Veseli për vizitën dhe për mbështetjen në veçanti që MBPZHR-ja ka dhënë për fermerët e kësaj komune. Ai tha se qytetarët e kësaj komune janë shumë punëtorë dhe meritojnë mbështetje në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës.

Po ashtu, sot ministri Krasniqi, ka vizituar edhe Kooperativën Bujqësore të Grave “Krusha”, në Krushë të Madhe të Rahovecit, me ç’rast tha se Rahoveci është qendra e bujqësisë në Kosovë dhe kjo kooperativë është një nga simbolet kryesore të këtij epiteti që gëzon Rahoveci. “Kooperativa është mbështetur në vazhdimësi nga MBPZHR-ja dhe ne do të vazhdojmë të hartojmë politika në mbështetje të planeve të tyre për zgjerim dhe zhvillim më të madh. Unë jam shumë i gëzuar, që kjo kooperativë tashmë ka filluar të eksportojë në tregje të rëndësishme të Evropës, si në Zvicër, ku vitin e kaluar kanë eksportuar produkte në vlerë prej 17 mijë euro e këtë vit u informuam se do të eksportojnë produkte në vlerë 50 mijë euro”, ka thënë ministri Krasniqi.

Kryetari Veseli e vlerësoi lartë përkushtimin e grave të Krushës në zhvillimin e bizneseve dhe punimin e tokës. Ai tha se kjo koperativë është shembull për punë të palodhshme.

Fahrije Hoti, kryetare e koperativës falënderoi ministrin Krasniqi dhe kryetarin Veseli për vizitën. Ajo shprehi një falënderim për MBPZHR-në për mbështetje të vazhdueshme që ka dhënë në zhvillimin e kooperativës. Ajo njoftoi me të arriturat e deritanishme dhe foli për planet që kanë për të ardhmen.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara do t’i mbështes projektet e grave fermerë përmes granteve dhe subvencioneve.