Array

Obama kërkon falje publike, për pengjet e vrarë gabimisht

Must Read

Zhelinë, nxënësit bojkotojnë mësimin shkaku i shkollës se vjetër

Përderisa fëmijë të shkollave të tjera fillore sot janë ulur për herë të parë bankat shkollore, 40...

Sot nis viti i ri shkollor në vendin tonë

Sot në mbarë vendin ka filluar viti i ri shkollor 2020/2021 me një muaj vonesë për shkak...

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...
- Advertisement -

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot vdekjen e dy pengjeve perëndimorë të Al-Kaedës, vrarë gabimisht në muajin janar gjatë një operacioni amerikan në kufirin pakistanezo-afgan duke marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj tragjedie për të cilën ai kërkoi falje.

Në një deklaratë të shkurtër, presidenti amerikan shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllime për familjet e dy punonjësve humanitarë, amerikanit Warren Weinstein dhe italianit, Giovanni Lo Porto, vrarë në mënyrë tragjike në këtë zonë shumë të paqendrueshme ku SHBA-ja ka kryer shumë operacione me ndihmën e avionëve pa pilot.

- Advertisement -

“Në bazë të elementeve të mbledhura nga shërbimet sekrete, ekzekutivi amerikan mendonte se bëhej fjalë për një bazë të Al-Kaedës, që nuk kishte asnjë civil në qendër dhe se kapja e terroristëve ishte e pamundur”, theksoi Obama.

“Shpreh keqardhjen e thellë për atë që ka ndodhur”, shtoi ai duke shtuar se merrte përsipër si president dhe komandant i forcave të armatosura përgjegjësinë e këtij operacioni ashtu si të gjithë operacionet antiterroriste amerikane.

- Advertisement -

Italia shprehu keqardhje për një gabim tragjik, por nënvizoi se përgjegjësia për vdekjen e dy personave peshonte tërësisht mbi terroristët, kundër të cilëve ajo shfaqi vendosmërinë për të luftuar së bashku me aleatët.

Shtëpia e Bardhë nënvizoi se në të njëjtën kohë, një tjetër operacion i kryer në muajin janar mundësoi eliminimin e Adam Gadahn, një amerikan i konvertuar në islam, i ashtuquajtur “Azzam amerikani”, që ishte bërë zëdhënës i Al-Kaedës.

- Advertisement -

Duke mbrojtur strategjinë amerikane në këtë rajon, Obama nënvizoi se, që prej 11 shtatorit 2001, kjo strategji kishte mundësuar shmangien e sulmeve dhe shpëtimin e jetëve në Amerikë dhe në mbarë botën.

- Advertisement -

Zhelinë, nxënësit bojkotojnë mësimin shkaku i shkollës se vjetër

Përderisa fëmijë të shkollave të tjera fillore sot janë ulur për herë të parë bankat shkollore, 40 nxënës të shkollës fillore "Luigj...

Sot nis viti i ri shkollor në vendin tonë

Sot në mbarë vendin ka filluar viti i ri shkollor 2020/2021 me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me...

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -