Ish roja i kampit Aushwitz, Oscar Groening, ka thënë në gjykatë se e ka pasur të qartë se hebrenjtë nuk do të dalin të gjallë nga kampi i nazistëve në Poloni.
“Nuk kam mundur as të mendoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë 93 vjeçari Groening në gjykim i cili ka filluar të martën në Lineburg të Gjermanisë, transmeton agjencia gjermane DPA.
Groeningu akuzohet për veprimtarinë e tij në Aushwitz në maj dhe qershor të vitit 1944 kur në kamp kanë arritur 425 mijë hebre nga Hungaria dhe se 300 mijë nga ta janë vrarë në dhomat e gazit.
Prokurorët thonë se Groening në mes tjerash ka ndihmuar të grumbullojë para që u janë marrë nga të burgosurit në llogore.
Në ditën e parë të gjykimit në Lineburg ish “llogaritari i Aushwitzit” ka thënë se ndjehet moralisht fajtor por ka thënë se ka dallim në mes punës së tij dhe xhelatëve dhe përgjegjësinë e vërtetë duhet ta thotë gjyqi.
“Nuk ka dyshim se ndjej përgjegjësi morale. Ju lutem të më falni”, ka thënë ish pjesëtari i divizionit SS të Gjermanisë. /kp/
