"S’bëhem merak për thashethemet, Guardiola është i Bayernit"

0

E ardhmja e Pep Guardioles te Bayern Munichu ende është e paqartë.

Tekniku spanjoll ka kontratë me kampionin e Gjermanisë deri në vitin 2016, por deri më tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.

Megjithë këtë, presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, nuk sheh ndonjë arsyeje që Guardiola të largohet nga “Allianz Arena” për një klub si Manchester City.

“Unë nuk bëhem merak për thashethemet. Kjo është vetëm dëshmi e cilësisë së Guardiolas. Por, unë nuk mund ta imagjinoj se Guardiola do ta lere Bayernin për një klub si Manchester City. Unë jam i sigurt se ai do të jetë menaxher i ekipit të Bayern të paktën deri më 30 qershor 2016”, tha ai për gazetën “Bild”.

“Ne jemi shumë krenarë që ky trajner është njeriu ynë. Ai është më i mirë dhe më i kërkuar në botë. Qëllimi ynë është që ai të vazhdojmë kontratën dhe ne kemi mundësi të mira që të vazhdojmë me Pep edhe pas vitit 2016”, përfundoi Rummenigge

Shpërndahen libra falas

0

“Sjell një libër dhe merr një tjetër”, kjo ishte tematika që organizata “Etea” ka organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit. Saranda Pajaziti nga po kjo organizatë tha se ata kishin menduar aktivitete të shumta për nder të 23 prillit.

Ajo tha se ideja e këtij organizimi i cili është më i veçantë tha se është të ju mundësojnë qytetarëve të shkëmbejnë libra, ata mund të sjellin një libër dhe të marrin një libër tjetër. Sipas saj, nuk ka rëndësi se çfarë libri sjell dhe çfarë libri merr, ata do të mund të zgjedhin librat të cilët ata duan.

Për nder të kësaj dite Bibloteka “Hivzi Sylejmani” në Sheshin “Nënë Tereza “ ka fillur të regjistrojë lexues pa pagesë nga ora 11:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 17:00.

Sipas saj gjithashtu do të vendosen disa thënie në Pemën e Diturisë, ashtu siç janë titulluar disa nga pemët në sheshet e Prishtinës ku qytetarët do të kenë mundësi të vendosin nga një thënie të mençur në to.
Vlen të theksohet se ky organizim do të shpërndahen libra falas për qytetarët ora 17:00./21 Media/

Shumë bërllog, pak punëtorë

0

Në Kosovë 317 kilogramë mbeturina komunale është mesatarja e gjeneruar për kokë banori. Kështu thuhet në raportin e fundit “Disa fakte mbi mjedisin 2015” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku shpjegohet se në Kosovë grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 69 për qind, ndërsa në banim kolektiv ka qenë 31%.

Gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2013, ka qenë 574,817 ton. Kurse vetëm në rajonin e Prishtinës, sasia e mbeturinave komunale ka arritur 1.4 kilogramë në ditë për një banor, për vitin 2013, thuhet në këtë raport.

Sipas raportit vërehet se në sektorin e mjedisit numri i punëtorëve është jashtëzakonisht i vogël.“Janë vetëm 0.3 për qind e numrit të përgjithshëm të të punëtoreve. Kurse të punësuarit në sektorin për Kulturë dhe Rekracion në vitin 2013 ka arritur ngritje në 1.3 për qind në krahasim më vitet tjera”, thuhet në raport.

Edhe raportet e organizatave ndërkombëtare kanë thënë se Kosova gjendet në pozitë të rëndë mjedisore. Sipas një analize të mëhershme të Bankës Botërore është thënë se një realitet i tillë e rendit Kosovën në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës kanë marrë përmasa alarmante dhe gjendja po keqësohet në Kosovë çdo ditë e më shumë.

Moskë: 21 studentë në gjendje kritike

0

Nga një zjarr në një konvikt studentësh në Rusi, janë lënduar 43 përsona.

Prej tyre 36 janë mbajtur në spital, nga të cilët, 21 thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Një zëdhënëse e policisë thotë se të gjithë të lënduarit janë shtetas të huaj.

Konvikti i përket  Universitetit kombëtar hulumtues në Prigov.

Donatore e organeve, foshnja e porsalindur

0

Prindërit e një foshnje të porsalindur nga Britania e Madhe janë vënë para një situate të vështirë,ata mënjherë pas 100minutave të lindjes së foshnjës së tyre janë gjendur para një vendimi të vështirë.

Jes Evans ishte në javën e 12-të të shtatëzënisë binjake kur iu kumtu lajmi se njëri nga djemtë e saj ka një çrregullim të rrallë dhe fatal, që pengon zhvillimin e trurit dhe kafkës së fëmiut .

Jesi dhe i fejuri  i saj Mike Holston qysh heret kanë mësuar se njëri prej fëmijëve të  tyre ka për të dështuar menjëherë pas lindjes..

Megjithatë, ky çift nga Cardiff vendosi se jeta e djalit të tyre të tregojë një vlerë humane ,ku organet e foshnjes së posalindur(që ka vdekur menjëherë pas 100 minutave)zemrën dhe veshkat t’i dhuroj si donacion për foshnjet e tjera që kanë probleme shëndetësore.

Foshnjat Tedy dhe Noah Holston kanë lindur para një viti, por Teddy  pavarësisht nga fakti se ai ka jetuar një kohë shumë të shkurtër , arriti të shpëtojë jetën e një pacienti.

” Ai jetoi dhe vdiq si një hero . Ne jemi krenarë për të. Duke ditur se një pjesë e dikujt që e dëshiruam është ende gjallë ,na sjellë rehati të madhe , “u shprehën prindërit Holston .

Lamtumirë Begës-ikonës së humorit shqiptar

0

Valeria Dedaj

Në dy orë, para se të përcillej për në banesën e fundit, mjeshtri i humorit Met Bega (1948-2015) u nderua në sallën e vogël të ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar. Familja, gruaja, vajza dhe të tjerë, që ai la pas, ishin aty përballë ark-mortit të tij. Ata që e deshën për artin e tij, miqtë dhe kolegët, nuk e lanë vetëm, por ishin aty deri në fund të sallës.

Gjatë gjithë homazheve, në këndin ku qëndronte një fletore për të shkruar mbresat e veçanta për këtë artist, u projektuan edhe filmime të pjesëve, që ai ka realizuar përgjatë gjithë punës së tij në skenë. Kolegët e tij, përveçse si mjeshtër të humorit, e kujtojnë edhe si një njeri të thjeshtë, që fitoi zemrat e artdashësve me artin që bëri.

Luftar Paja: Ditën që vdesin, njerëzve u thurim lavde të mëdha, ndërsa sa janë gjallë i kalojmë në mënyrë të rëndomtë

Aktori Luftar Paja gjatë vlerësimeve që bën për këtë artist, tregon edhe se shqiptarët gabojnë, duke i kujtuar njerëzit vetëm kur vdesin. “Ne jemi aktorë të humorit, kemi një jetë të tërë që i kemi dhënë këtij populli. Meti ishte një artist me plastik të shkëlqyer, që e donte humorin, prandaj e donte edhe spektatori, sidomos ai i Shqipërisë së Mesme ishte i dashuruar pas Met Begës”. Sipas tij, ne kemi shumë të mira si shqiptarë, por kemi edhe një të keqe të madhe: Ditën që vdesin, njerëzve u thurim lavde të mëdha, ndërsa sa janë gjallë i kalojmë në mënyrë të rëndomtë.

“Për këtë nuk më vjen mirë, sepse nuk kishte përse të harrohej Met Bega, por edhe të tjerë. Prandaj atë që e do populli stimuloje”. Paja shpjegon se me këtë do të tregojë se, përpjekjet që ka bërë prej kohësh Met Bega dhe familja e tij, për ta çuar në ndonjë klinikë të specializuar, kanë shkuar kot. “Megjithatë nuk është koha për të bërë vetëm kritika, sepse vepra e tij do të mbetet brez pas brezi. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, përfundon Paja.

Sulejman Dibra: Do ta mbaj mend atë, si një njeri me zemër të madhe

Ashtu i trishtë, dhe i zhytur thellë në mendime doli nga salla ku gjendej arkmorti i artistit Met Bega, edhe aktori Sulejman Dibra. Ai ka punuar me të për vite me radhë, aq shumë saqë, as ai vetë nuk i mbante mend. “E kam njohur qysh para 40 vjetësh, fillimisht në grupet amatore, e më pas në vitin 1979 kam pas ndenjur shumë me të, sidomos gjatë kohës që isha drejtor i Estradës. Met Bega ishte një njeri i dashur dhe i respektueshëm. Iku i ri…”, thotë Dibra. E teksa thotë se e ka patur mik të afërm, tregon edhe se para pak kohësh i ka qëndruar pranë, sepse e ndjente si detyrë që t’i qëndronte pranë, për atë që Met Bega përfaqësonte.

Ai e kujton atë në një dhomë, ku shihte edhe materialet që i kishte xhiruar vetë, apo edhe ato të shokëve të tij. “Kishte dëshirë të jashtëzakonshme që të luante përsëri”. Për këtë sipas Dibrës, ka patur edhe angazhime që të luante përsëri në skenë, qoftë edhe vetëm me pantonima. Por ashtu sikurse shkuan punët ato dy-tri pantonima që u shkruan për të, nuk u vunë asnjëherë në skenë, sepse sëmundja e tij u përkeqësua.

“Do ta mbaj mend atë si një njeri me zemër të madhe, si një njeri që humorin e kishte të vetin. Mënyra sesi e bënte një rol, por edhe sesi e trajtonte atë ishte vetëm patentë e Met Begës. Askush tjetër nuk mund ta luante një rol, si mund ta bënte ai”, thotë Dibra. Sipas tij, titulli “Artist i Merituar” nuk mjafton për një artist që e donte populli.

Muharrem Hoxha: Kishte dëshirë që të ngjitej sërish në skenë

Muharrem Hoxha (Rreme i Durrësit) e kujton si një njeri pozitiv, dhe familjar të rregullt. Teksa ngushëllon familjen flet edhe për meritat që ka si artist, për atë çka i ka dhënë popullit shqiptar, brenda edhe jashtë vendit. “ Para pesë vjetësh jemi vlerësuar të dy me titullin ‘Naim Frashëri i Artë’, ndërsa para dy vjetësh që e kam takuar ka qenë pa qejf. Ai kishte dëshirë që të ngjitej sërish në skenë, edhe vajza këtë i thoshte, por nuk mundi që ta arrinte më këtë ditë”.

Mirela Kumbaro: Nuk është bërë sa duhet për artistët

Ministrja e Kulturës, Mirela kumbaro e konsideron ndarjen nga jeta të aktorit Met Mega, një humbje të madhe për skenën dhe për artin. “Është një vlerë e jashtëzakonshme për skenën, artin dhe për publikun, sepse iku një njeri që e kishte buzëqeshjen në zemër edhe në shpirt”. Sipas Kumbaros, ky artist bëri njerëz që të buzëqeshnin, në kohërat kur nuk ishte e kollajtë që të buzëqeshje. “Ju dha shpresë edhe arsye për të qenë të lumtur njerëzve, qoftë edhe për pak çaste, prandaj publiku do ta kërkojë gjithmonë me dashuri. Është një ndër emrat që do të mbetet monument në skenën shqiptare të artit dhe të komedisë”.

E teksa pyetet nëse është bërë sa duhet për kontributin që ka dhënë ky artist, Kumbaro shprehet se: “Sigurisht që nuk është bërë sa duhet për të”. Kumbaro thekson më tej se, jemi në prani të ikjes së një brezi artistësh, të cilët pjesën më të madhe të prodhimtarisë së tyre artistike e kanë bërë në kohërat kur shumë nocione të së drejtës së autorit, të vlerësimit, jo vetëm me duartrokitje dhe me dashurinë e publikut, por sidomos edhe me vlerën materiale që duhet që t’i shoqëronte, e kaluan në një kohë që nuk njihej ky nocion.

Biografi

Met Bega (1948-2015) ka lindur në Tiranë. Ai i është përkushtuar për 40 vjet radhazi artit dhe skenës shqiptare, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Estradën e Tiranës. Rolet më të njohura, ato që e shndërruan në një ikonë të paharrueshme për publikun shqiptar janë: “Edhe ashtu, edhe kështu”, në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988, “Tela për violinë” në vitin 1987, “Dy herë mat” në vitin 1986, që është edhe roli i tij i parë në kinematografi etj. Por të panumërueshme janë edhe rolet në Estradën e Tiranës, përmes të cilave ka bërë të qeshin mijëra shqiptarë.

Lubonja: Merremi më shumë me 'masturbimin' se 'vdekjen'

0

Fatos Lubonja duke komentuar ngjarjet e fundit e ka cilësuar “provincializëm” dhe “injorancë” komentet e shumta mbi videon intime të publikuar në internet të gazetarit Sokol Balla dhe injorimin e ngjarjeve të mëdha siç është mbytja e emigrantëve në Mesdhe.

“Çdo qytetar normal duhet të refuzonte ta shihte atë video dhe kaq. Harxhojmë orë të tëra duke masturbuar me këto ngjarje dhe kur vjen puna për ngjaje që na prekin shumë më thellë si qytetetarë të botës, nuk shpenzojmë asnjë sekondë të jetës sonë”, shprehet Lubonja.

Kamera e Sony-t prezantohet me pamje nga Kosova

0

Edhe Kosova është pjesë e përzgjedhjes së kompanisë së njohur botërore të teknologjisë – Sony, për promovimin e kamerës të saj.

Duke i përdorur aftësitë e kamerave të Sony-t, Johnny Collinson, Angel Collinson, & Forrest Shearer, të njohur në botë për aftësitë e tyre në snowboard/skijim ia kanë mësyrë Kosovës, në kërkim të linjave të mëdha.

Siç shkruan në webfaqe ku është publikuar videoja, në proces ata mësojnë se çfarë do të thotë të skijosh në këto shtigje të “egra”. viedo

Si ta qetësojmë bebën ?

0

Nuk është e lehtë për nënat e reja. Pajtoheni? Bebet nganjëherë është aq vështirë t’i qetësoni. Ne ju sjellim disa këshilla se si t’i qetësoni bebet, të filloni të dini se nga çka kanë frikë.

Bebja qanë dhe me këtë duhet të pajtoheni. Nganjëherë është kjo edhe nga dëshira për të ‘kënduar’, dhe ushtrojnë telat e zërit. Por kjo mund të jetë edhe pse janë të uritur, nervozë, ju flihet, duhet të ndërrohen, kanë problem me tretje, kanë ftohtë, nxehtë, apo duhet të gogësinë…

Nuk ekziston ndonjë rregull universal se si t’i ndaloni bebet së qari. Megjithatë, mund të provoni ta qetësoni me ndihmën e disa truqeve dhe sigurisht të zbuloni pse janë duke qarë dhe nervoz. Kështu do të dini se si më lehtë ta qetësoni.

Hapat e parë
Kontrolloni më parë cili mund të jetë shkaku i qarjes së bebes (uria, ftohti, tretja…) dhe këto probleme mund t’i kaloni lehtë. Por, çfarë nëse bebja thjeshtë është nervoz dhe i shqetësuar apo nuk e dini për çfarë po qanë? Qetësojeni me këto truqe derisa nuk e kuptoni për çfarë bëhet fjalë apo derisa në fund të fundit konsultoheni me mjekun.

Sigurisht mund të provoni ta “ngatërroni” beben me ndihmën e lodrave, muzikës, këngës, lojës, fotografive… Por kjo nuk ndihmon gjithmonë,shkruan femra.net

Nëse bebja ka problem me tretjen qiteni lehtë përmbi duar dhe fërkojani shpinën. Mund të provoni ta qetësoni edhe në mënyrë që do të provoni ta qetësoni duke e marrë fortë në duar afër gjoksit dhe të provoni ta qetësoni duke marrë frymë lehtë. Jini këmbëngulës.

Thithësja
Për beben pasi që vije në botë të gjitha zhurmat janë të pazakonshme, më të qarta apo më të larta. Kjo mund ta shqetësojë. Ndezja e thithëses, ventilatorit, tharëses apo zhurma e shiut dhe valëve (që prodhojnë të ashtuquajturën zhurmë), mund edhe ti qetësojë. Sepse këto zhurma janë më të ngjashme me ato që i ka dëgjuar derisa ka qenë në barkun tuaj.

Ngasja
Merreni beben dhe dërgojeni në ngasje. Vibracioni, tingujt mbrapa dhe ndryshimet e vazhdueshme të sjelljes ia kujtojnë gjithashtu kohën kur urtë është “sjell” në barkun tuaj.

Ndryshimi
Bebet nganjëherë dëshirojnë pak ndryshim- dëshirojnë të shoqërohen edhe me prindër tjerë apo ndoshta me motrën tuaj, vëllai apo nënën. Lërini ata të provojnë. Gjithashtu, e mundshme është që të gjithë ju jeni të shqetësuar për diçka dhe nervozë e këtë e ndjenë edhe bebja andaj bëhet edhe ai nervoz.

Dilni nga shtëpia
Edhe pse keni frikë nga britma e bebes jashtë shtëpisë, kini në mendje që kjo mund ta qetësojë. Shkoni tek shoqja, kushërira, tek prindërit. Ndryshimi i rrethit, tinguj të rinj dhe aromat mund të zgjojnë imagjinatën e bebes dhe t’ia largojnë mëndët nga e qara.

Qetësimi
Ekzistojnë disa duda për qetësim në Pazar, të cilat, kur bebja i thith lëshojnë tinguj qetësues, të cilët ia kujtojnë bebes kohën kur është rritur i sigurt në barkun e nënës. Disa nëna provojnë edhe në këtë mënyrë t’i qetësojnë bebet e tyre.

Qeveria e përkushtuar për shkollimin e komunitetit në gjuhën amtare

0

Sot, shënon Dita e Komunitetit Turk. Më rastin e kësaj dite është mbajtur një konferencë ceremoniale, ku ishin të pranishëm përfaqësues institucionalë, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit turk. 

Kryeministri duke uruar në emër të Qeverisë këtë ditë theksoi se me qytetarët turq kemi kaluar një rrugë të gjatë të sfidave, por edhe sukseseve të përbashkëta. “Qasja e komunitetit turk në Kosovë është një shembull i mirë i përkushtimit të tyre për vendin e tyre, për shtetin e Kosovës, si dhe për vlerat dhe interesat e përbashkëta të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare” tha më këtë rast Kryeministri.

Ai përgëzoi të gjithë qytetarët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në shtetformim dhe integrim, si dhe rolin e tyre si urë lidhëse me vendet e tjera, duke shprehur gatishmërin të krijojnë mundësi shkollimi në gjuhën amtare.“Ju shpreh gatishmërinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës që ne jemi të përkushtuar të krijojmë një perspektivë për të gjithë qytetarët tanë, mundësi për shkollim në gjuhën amtare, për ruajtjen e identitetit të të gjitha përkatësive të etniteteve të ndryshme, sepse konsideroj se këto vlera janë vlera që tregojnë sukses dhe poashtu janë atribute, me të cilat ne së bashku mund të mburremi jo vetëm këtu, por edhe në përmasa shumë më të mëdha evropiane dhe botërore” thuhet në fjalimin e Kryeministrit. /21MEDIA