Mësuesi kosovar pjesë e Microsoft

0

Mësimdhënësi kosovar Berat Bejtullahu, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe fitimit të përvojave të reja, me ftesë speciale nga Microsoft do të marrë pjesë në Forumin botëror të arsimit “Global Educator Exchange”, i cili në periudhën prej 28 prill deri më 1 maj do të mbahet në selinë e Microsoft-it në Redmond, Uashington.

Bëhet fjalë për mësimdhënësit, të cilët në mënyrë bashkëkohore dhe inovative kanë arritur ta fusin praktikën edukative, teknologjitë inovative dhe shkathtësitë e shekullit të XXI’të, në mjedisin ku mësojnë dhe punojnë nxënësit.

Mësimdhënësi Berat Bejtullahu, i shkollës fillore “Zekiria Rexha”, i cili bashkë me nxënësit e tij krijuan projektin e ashtuquajtur “Fëmijë të mençur-planet të shëndetshëm”, me idenë që fëmijët t’i aplikojnë teknologjitë e mençura, për ardhmërinë e planetit Tokë, i cili po përballet me ndotje të llojeve nga më të ndryshmet, duke filluar nga ndotja e ajrit, ujit, tokës, e deri tek fushat e rrezikshme elektromagnetike të shkaktuara nga antenat.

Qëllimi i Beratit ka qenë t’i analizojë shkaktarët e ndryshëm të ndotjes dhe të bëjë matjen, duke filluar në kuadër të shkollës, e më pastaj edhe ndotjen e tërë qytetit, që më në fund me ndihmën e të dhënave të grumbulluara të mund të ndikojnë tek nxënësit e tjerë, tek shkollat dhe pushteti, duke i ballafaquar me pasojat dhe rreziqet në të cilat të gjithë janë të ekspozuar.

Nxënësit, me këtë aktivitet, jo vetëm që do të mësojnë t’i zbatojnë teknologjitë inovative, por edhe do të arrijnë njohuri të dobishme në fushën e biologjisë, të kulturës qytetare, fizikës dhe kimisë.

Gjithashtu, si pëfitim më i madh është se nxënësit në të ardhmen do të jenë qytetarë të përgjegjshëm dhe do ta kenë të njohur rëndësinë e planetit të shëndetshëm./21MEDIA

Ja pse s'duhet ta ndaloni teshtimën!

0

Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por, kjo shihet shumë gabim nga këndvështrimi mjekësor.

Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë.

Mjekët këshillojnë të vërehen mire sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve, shkruan Mjeku.net.

Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave. Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi.

Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje.

​Në Pakistan janë vrarë 47 talebanë

0

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se së paku 47 talebanë janë vrarë nga sulmet ajrore në dy ditët e fundit në veriperëndim të vendit.

Në shënjestër të pozicioneve kanë qenë territore në Vaziristanin veriori, në kufirin me Afganistanin, që konsiderohet territor i rebelëve talebanë.

Ai territor më herët ka qenë në qëllim të aeroplanëve amerikanë transmeton agjencia AFP.

Në sulmin e parë janë vrarë 20 rebelë në mesin e të cilëve tre vetëvrasës dhe janë shkatërruar edhe depot me municione.

Simeone: Jam shumë i lumtur me skuadrën time

0

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, wshtw shprehur se është shumë i lumtur me skuadrën e tij dhe se nuk ndjehet keq pas eliminimit.

“Jam shumë i lumtur me këtë skuadër. Kjo skuadër punoi për 90 minuta dhe nuk kam ndjenja negative”, tha Simeone pas ndeshjes.

Ndërsa për përjashtimin e Arda Turan ai tha: “Nuk kishte ndikim në ndeshje. Ne kemi luajtur shumë mirë”.

New York:"Doruntina" në shqip e anglisht

0

“Doruntina”,është shfaqja që do të luhet sonte në teatrin“Interarts”në New York
Kjo shfaqje vjen si një bashkëprodhim i Teatrit ODA dhe “Blessed Unrest” në New York,pas shfaqjes në teatrin “Interarts”,nis rrugëtimin për në teatrin “Emelin” në Mamaroneck,New York.

Shfaqja “Doruntina” do të jetë shfaqje në dy gjuhë, shqipe dhe atë angleze. Ajo që e bënë edhe në një standard më të lartë punën e shfaqjes është sepse ky është një bashkëprodhim i dy shtëpive teatrore, njërës amerikane dhe tjetrës nga Kosova,dhe si e tillë shfaqja është në dy gjuhë dhe është e konceptuar si e tillë që një amerikan që nuk e din shqipen ta kuptojë përmbajtjen, sikurse edhe një shqiptar që nuk e din anglishten.

Është e rëndësishme se për pjesën e diasporës që gjendet në New York të shohin një vepër që është e frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë e që ka për bazë një prej miteve kryesore në letërsinë shqiptare siç është miti i Konstandinit dhe Doruntinës si dhe besa shqiptare që është njëra ndër vlerat kryesore në kulturën shqiptare.

De Gea sezonin e ardhshëm tek Real Madridi

0

Portieri Davide De Gea ka vendosur që t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit, bën të ditur portali www.fichajes.net.

Burime të këtij portali, të afërta me portierin spanjoll, kanë bërë të ditur se marrëveshja trepalëshe –De Gea, Real dhe Manchester Unitedit do të arrihet së shpejti, por nuk do të zyrtarizohet deri në fund të sezonit.

De Gea, i cili ka kontratë me klubin nga Premier League deri në vitin 2016, te Real Madridi pritet te zëvendësoje veteranin e portës, Iker Casillas.

Aksion për vetëdijesim të keqpërdorimeve teknologjike

0

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Bashkësisë dhe Preventivës, Sektori për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve ka filluar fazën e dytë të projektit për parandalimin e dhunës dhe delikuencës së të miturve.

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ultë ”Model”, Lirdon Maliqi, shkollën në të cilën edhe fillojë implemtimin e fazës së dytë të këtij projekti ka thënë se ky aktivitet i shënuar sot, është në vazhdën e aktiviteteve që kjo shkollën realizon së bashku me Policinë e Kosovës. “E rëndësishmja e kësaj është që sa më shumë t’i parandalojmë rastet e delikuencës dhe problemeve të ndryshme që ndodhin në shkollë. Ndërsa pa këto evenimente ose ngjarje dhe ligjërata, ne çdo herë do të presim të ndodh diçka dhe pastaj të reagoj policia, prandaj kjo ka një rëndësi më të veçantë se saqë mund ta mendojmë ne, sepse vetëdijësojnë që tani fëmija që të bashkëpunojmë sa më ngushtë me Policinë e Republikës së Kosovës”, tha Maliqi.

Ndërsa Mentor Cakolli, menaxher i projektit për parandalimin e Dhunës në Shkolla dhe Delikuencën e të Miturve ka deklaruar se Policia e Kosovës në kuadër të misionit dhe vizionit të saj ka edhe hetimin e rasteve të ndryshme, zbulimin e tyre dhe sjelljen e keqbërësve para drejtësisë. Për të pikërisht fusha në të cilën ai dhe kolegët e tij ligjëruan para nxënësve të shkollës “Model”ka të bëjëme një segment shumë të rëndësishëm, e që është parandalimi. Cakolli ka deklaruar se temat të cilat do të trajtohen në këto ligjërata kanë të bëjnë me parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimit, parandalimi i dhunës nëpër shkolla përmes bashkëmoshatare, delikuenca e të miturve, parandalimi i substancave narkotike, si dhe ngritja e sigurisë në trafikun rrugor.

E nxënësi i klasës së tetë të kësaj shkolle, Agon Rexhepi, e vlerëson si të domosdoshme këtë ligjeratë, e cila do t’i ndihmojë atij dhe bashkëmoshatarëve të tij që të kuptojnë më drejtë rreziqet që mund të shfaqen si pasoj e keqpërdorimit të teknologjisë informative.

Ndryshe, në fazën e parë të këtij projekti në pyetësorin e realizuar pikërisht për temat që PK do të trajtoj me këta nxënës kanë marrë pjesë 1.200 nxënës. Ndërsa, kjo është ligjërata e parëqë PK ka mbajtur me nxënësit e shkollës fillore”Model”, në kuadrin e tetë ligjëratave që do mbajnë në shkollat e tjera të kryeqytetit.

Tiranë: Zjarr në një lokal

0

Një lokal nate në kryeqytetin e Shqipërisë, është përfshirë nga zjarri, ndërsa aktualisht po ndërhyhet me anë të forcave zjarrfikëse.

Zjarri tashmë ka përfshirë pjesët e brëndshme të lokalit, duke djegur banakun e veglat muzikore. Për të shuar zjarrin, në vendngjarje po ndërhyhet me katër makina zjarrfikëse.

Lokali ndodhet në zonën e Kombinatit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet./21MEDIA

Shpallet lista e këngëtarëve më të pasur

0

Këngëtarja Adele nuk është vetëm e famshme ajo është gjithashtu shumë e pasur.Britanikja ka arritur të mundë këngëtare më të vjetra se ajo si Cheryl Cole dhe Leona Lewis etj. Adele vazhdon të kryesojë listën e më të pasurve nën moshën 30 vjeçare. Adele është vetëm 26 vjeçe.
Vetëm vitin e kaluar sipas “Sunday Times” pasuria e saj arrinte deri në 6 milionë por shitjet e albumit i kanë shtuar fitimet e saj.

Paul McCartney kryeson listën e muzikantëve më të pasur, me një pasuri prej 730 milionë dollarësh. Sir Paul ka fituar gati 20 milionë dollarë më shumë se vitin e kaluar ndërsa kësisoj pozicionet në vendin e parë.

Lord Lloyd Webber ka marrë pozitën e ditë, ndërsa U2 qëndron në pozitën e tretë. Legjenda Elton John ka një pasuri prej 270 milionë dollarësh, ndërsa Ringo Star dhe Sting pozicionohen në vendin e tetë dhe të nëntë.

Universitetet amerikane partnere me UP-në

0

Universiteti i Prishtinës lansoi programin e parternitetit me katër universitetet amerikane: Universiteti shtetëror i Arizonës, kolegji Dartmouth, Universiteti i Indianës, dhe me Universitetin e Minesotës. Fakultete që do të përfitojnë nga ky program do të jenë: fakulteti ekonomik, edukimit, inxhinierisë elektrike, bujqësisë.

Arsim Bajrami programin e cilësoi si hap shumë të rëndësishëm për zgjerimin dijes së të rinjve kosovarë të cilët do të jenë studentë të disa prej universiteteve më të rëndësishme amerikane.”Qeveria amerikane po investon në krijimin e liderëve të rijnë në Kosovë. Ky bashkëpunim i Kosovës me katër universitetet amerikane do të hap rrugën e ngritjes së cilësisë në arsimin kosovar. Ne jemi një shtet evropian që pretendojmë të jemi pjesë e sistemit të Bolonjës”, ka thënë ministri Bajrami.

“Jam e impresionuar me të arritjen e arsimit të larë në Kosovë. Ju e dini që universitet amerikane gjithnjë kanë ndihmuar Kosovën në rrugën a saj drejtë dijes”, ka thënë nga ana tjetër ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson Jakobson.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu po ashtu cilësoi se ky bashkëpunim me universitet Amerikane do t’i ndihmojë zgjerimit ë dijes në Kosovë. / 21 MEDIA