Universitetet amerikane partnere me UP-në

TË FUNDIT

Universiteti i Prishtinës lansoi programin e parternitetit me katër universitetet amerikane: Universiteti shtetëror i Arizonës, kolegji Dartmouth, Universiteti i Indianës, dhe me Universitetin e Minesotës. Fakultete që do të përfitojnë nga ky program do të jenë: fakulteti ekonomik, edukimit, inxhinierisë elektrike, bujqësisë.

Arsim Bajrami programin e cilësoi si hap shumë të rëndësishëm për zgjerimin dijes së të rinjve kosovarë të cilët do të jenë studentë të disa prej universiteteve më të rëndësishme amerikane.”Qeveria amerikane po investon në krijimin e liderëve të rijnë në Kosovë. Ky bashkëpunim i Kosovës me katër universitetet amerikane do të hap rrugën e ngritjes së cilësisë në arsimin kosovar. Ne jemi një shtet evropian që pretendojmë të jemi pjesë e sistemit të Bolonjës”, ka thënë ministri Bajrami.

“Jam e impresionuar me të arritjen e arsimit të larë në Kosovë. Ju e dini që universitet amerikane gjithnjë kanë ndihmuar Kosovën në rrugën a saj drejtë dijes”, ka thënë nga ana tjetër ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson Jakobson.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu po ashtu cilësoi se ky bashkëpunim me universitet Amerikane do t’i ndihmojë zgjerimit ë dijes në Kosovë. / 21 MEDIA