Ndërtimtarët “hallakatin” Prishtinën

0

(plotësuar) Protesta e ndërtimtarëve ka shkaktuar tollovi rrugët e Prishtinës, kjo pasi që shumica e rrugëve janë të bllokuara. Ata kanë protestuar para objektit të komunës, duke derdhur edhe betonin.

Ndërkohë janë nisur për në objektin e ri të Komunës së Prishtinë, aty ku është edhe drejtoria e Urbanizmit, drejtorin e së cilës kërkojnë të shkarkohet për shkak se ka bllokuar procesin e ndërtimit në Prishtinë.

unnamed (9) unnamed (10) unnamed (11)

Ndërtimtarët kanë filluar protestën rrugëve të Prishtinës me mjetet e tyre të rënda dhe duke përdorur sirenat.

‘Stop shkeljeve të ligjit, pa ndërtim s’ka zhvillim, Liburn ikë’ , janë pankartat e ndërtuesve të cilët pakënaqësitë e tyre i shprehin me protesta.

Aktualisht janë duke marshuar në sheshin “Ibrahim Rugova” , duke vazhduar drejt komunës së Prishtinës.

Ata janë nisur nga rrethi kryesor i qytetit dhe nga Veterniku për të vazhduar protestën para Komunës së Prishtinës.

Prishtinë: Protestojnë ndërtimtarët

Haradinaj i dërgon letër Çekut

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në cilësinë e ish-Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia ka përcjellë dje kryetarit të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku,  qëndrimin/propozimin rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht vlerësimit të statusit të tyre, konkretisht në zonën e tij të përgjegjësisë, Zonën Operative të Dukagjinit UÇK-së.

Krahas z. Çeku, Haradinaj e ka informuar edhe Presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin Mustafa, duke ua bërë të ditur se gjatë organizimeve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër fshatra dhe regjione të ndryshme janë formuar shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe në këtë kuadër shumë njerëz janë angazhuar në ngritjen e tyre.

“Krahas organizimit dhe profilizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formimit të brigadave dhe njësive të tjera organizative, të njëjtit kanë vazhduar angazhimin e tyre në kuadër të UÇK-së. Ata, edhe nëse nuk janë përfshirë nëpër brigada dhe njësi të tjera organizative, kanë dhënë kontributin e tyre në shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe kanë qenë pjesë aktive e luftës sonë deri në çlirim. Andaj, shërbimi i tyre nuk përfundon me krijimin e njësive të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nisur nga kjo, propozoj që të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre shtabeve lokale/komunale të UÇK-së t’iu njihet ajo që iu takon, statusi i ushtarit/veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së”, thuhet në letrën e kryetarit Haradinaj./21 MEDIA

unnamed (1)

Talentja kosovare rrugës ta “pushtojë” botën

0

I ka hiq më shumë së 11 vjeç. Ka rrëmbyer plotë 23 medalje (17 ari, 2 argjendta, 4 bronzte). Vlerësohet lartë për shkathtësitë e saja na karate. Kjo është karateistja Arjana Gashi.

Sportistët tonë njihen për sukseset e shumta në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Vendin ynë gjithnjë ka prodhuar sportistë që kanë lënë gjurmë dhe po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, sidomos në sportet luftarake.

Boksierë, xhudistë, karateistë, kik-bokiserë, por edhe në sportet tjetra luftarake, sportistët tonë kanë dëshmuar veten në tapetet e “nxehta” evropiane.

Karateistja Arjana Gashi, është një tjetër sportiste e jona të cilën e pret një e ardhme e ndritshme. 11 vjeçarja që është pjesë e klubit Ippon dhe Vajzat e Dardanisë, deri tani ka fituar hiq me pak se 23 medalje, por nga kjo talente priten edhe shumë e shumë medalje tjera.

Arjana Gashi i ka thënë KosovaPress-it se është e lumtur që është pjesë e sportit të karatesë. Ajo lavdëron punën që bëhet në klub, klub ky që drejtohet nga ish kampionia e botës, Shqipe Zogiani. Arjana ëndërron që një ditë të arrin majat e botës. “Me punën që bëhet në klub jam shumë e kënaqur. Me sukseset e arritura deri tash jam e kënaqur, por edhe klubi që e përfaqësoi unë është i kënaqur. Qëllimi im është që në të ardhmen të bëhem kampione bote”, ka thënë Gashi.

Shkathtësitë e saj në karate i lavdëron edhe trajnerja e saj, Shqipe Zogiani. Ajo thotë se në mesin e karateisteve më të mira është edhe Arjana Gashi. Sipas Zogianit, Arjana para vetes ka një të ardhme të madhe. “Natyrisht se në mesin e shumë garuesve të mirë, dhe mund të them më të mirët që kemi në Kosovës, është edhe Arjana Gashi, e cila ka shumë vite që është pjesë e klubit Vajzat e Dardanisë. Është një karateiste që premton shumë për të ardhmen, por edhe rezultatet e saja deri tash kanë qenë të shkëlqyera”, ka thënë Shqipe Zogiani, e cila është i bindur se Arjana Gashi një ditë mund të “pushtojë” botën.

Gashi deri tani dy herë radhazi është shpallur kampione e Kosovës, ndërsa në vitin 2013 është zgjedhur sportiste e vitit, kurse në Kampionatin Botëror në vitin 2014 ishte në vendin e tretë.

SHBA: Rusia rrit praninë në Ukrainë

0

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia ka vendosur sisteme të reja të mbrojtjes raketore në lindje të Ukrainës dhe se është përfshirë në trajnimin e forcave separatiste në zonë.

Sipas Departamentit amerikan, kjo është sasia më e madhe e pajisjeve të mbrojtjes ajrore ruse në lindje të Ukrainës, që nga muaji gusht.

"Të shkatërrohen anijet para se të përdoren nga trafikantët"

0

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbajnë sot një samit urgjent për të diskutuar mënyrat se si të ndalet fluksi i emigrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes Mesdheut.

Pritet që udhëheqësit të angazhohen në përpjekje sistematike për të identifikuar, kapur dhe shkatërruar anijet para se të përdoren nga trafikantët.

Liderët e BE-së po ashtu pritet të zotohen për financimin shtesë të patrullave detare.

Më shumë se 800 njerëz janë mbytur në bregdetin e Libisë të dielën, duke e rritur në 1 mijë e 800 numrin e viktimave të tragjedive të tilla, vetëm këtë vit.

Kosova – OSBE’së: Jo nën kryesimin serb

0

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) vazhdon të aplikojë rregulla për pjesëmarrjen e Kosovës në organizimet e saj.

Pjesëmarrja eventuale e zyrtarëve të Kosovës në (OSBE), mund të bëhet vetëm me lejen e Serbisë. Personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve duhet të kenë rreptësisht status neutral. Megjithatë, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të mos marrë pjesë me këto kushte.

Ekziston një dokument pesëpikësh, në të cilin paraqiten kushtet e dhëna nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë për përfaqësimin e zyrtarëve të Kosovës
Pikat e radhitura janë kusht nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë që këtë vit drejtohet nga Serbia, për pjesëmarrjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në çfarëdo lloj organizimi nga Sekretariati i OSBE-së, qofshin ato konferenca, seminare, tryeza e trajnime.

“Koha Ditore” raporton se në njëren prej pikave të një dokumenti që e posedojnë thuhet:
“Emrat e përfaqësuesve nga institucionet e Kosovës duhet të dërgohen në Serbi nëpërmjet OSBE-së në Vjenë, që të jepet drita e gjelbër për vendimin final”

“Emrat e përfaqësuesve nga institucionet e Kosovës mund të jenë pjesëmarrës vetëm si pjesë e delegacionit të Misionit të OSBE-së, të udhëhequr nga personeli i Misionit të OSBE-së. Të gjithë duhet të ulen pas emrit të Misionit dhe jo në tavolinën kryesore”, thuhet në pikën pasuese.
Sipas pikës tre, udhëheqësit e delegacionit duhet të jenë personel i Misionit të OSBE-së, e jo përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës.

“Nëse përfaqësuesit nga institucionet e Kosovës dëshirojnë të marrin fjalën, fjala duhet të kërkohet nga përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së, i cili duhet ta prezantojë kërkuesin e fjalës. Deklaratat nga delegacioni i Misionit të OSBE-së, [personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës duhet të kenë rreptësisht status paralel”, shkuan pika katër e këtij dokumenti./21MEDIA

Hargreaves: Bayerni e fiton Championsin

0

Ish-mesfushori i Anglisë, Owen Hargreaves mendon se skuadra e Pep Guardiolës do të fitojë trofeun e Championsit.

Ai ka thënë se ish-skuadra e tij, Bayern Munchen është më e mira.

Kampionët gjermanë e shkatrrën Porto (6-1) të martën për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-1 në të mirë të portugezëve.

“Bayerni është ekipi më i mirë nga katër ekipe e mbetura. Barcelona është e fortë kur e ka posedimin e topit, por edhe Bayern e ka posedimin e madh. Barcelona është skuadër e mirë në sulem, por jo edhe në mbrojtje”, tha Hargeaves, i cili e ka fituar Champion Leaguen me Bayernin në vitin 2001 dhe me Manchester United në 2008.

Shakira hyn në librin Guinness

0

Këngëtarja kolumbiane Shakira futet në librin Guiness. Ajo thyen rekord duke arritur të bëhet personi i parë në botë që ka arritur numrin prej 100 milionë ndjekësve në rrjetin social “Facebook”. 

Këngëtarja me famë botërore,  nuk e ka fshehur  lumturinë, ajo e ndan atë  edhe me fansat e saj në Facebook, duke postuar një fotografi të sajën me tre certifikatat e rekordeve Guiness. / 21MEDIA

Fillojnë gërmimet për një varrezë masive

0

Gërmimet për një varrezë masive të mundshme në Novi Pazar do të fillojnë sot.

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj ka bërë të ditur në “Javën e të pagjeturve” se kanë marrë ftesë nga pala serbe për të bërë një gërmim vlerësues në lokacionin e Novi Pazarit.

Edhe 16 vjet pas luftës, vazhdon të mos dihet fati i më shumë se 1650 personave të vrarë, e të zhdukur nga forcat paramilitare serbe. Ndër ta mendohet të jenë rreth 99 fëmijë. /21MEDIA

Sonte dihen gjysmëfinalistët e Europa League

0

Pas Champion Legue sonte do të mësohen edhe gjysmëfinalistët në Europa League.

Napoli thuajse e ka siguruar kualifikimin pasi ndeshjen e parë në Gjermani e ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Wolfsburgut.

Ndërkohe edhe Fiorentina është afër për të kaluar në këtë fazë, pasi tash e pret skuadrën e Dynamo Kyev. Ndeshja e parë u mbyll 1-1.

Sevilla e ka fituar ndeshjen e parë 2-1, por ka punë të vështir kundër Zenitit.

Ndeshja e katër do të jetë po ashtu interesante në mes Dnipro dhe Club Brugge. Rezultati i ndeshjes së parë ishte 0-0.