"Të shkatërrohen anijet para se të përdoren nga trafikantët"

TË FUNDIT

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbajnë sot një samit urgjent për të diskutuar mënyrat se si të ndalet fluksi i emigrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes Mesdheut.

Pritet që udhëheqësit të angazhohen në përpjekje sistematike për të identifikuar, kapur dhe shkatërruar anijet para se të përdoren nga trafikantët.

Liderët e BE-së po ashtu pritet të zotohen për financimin shtesë të patrullave detare.

Më shumë se 800 njerëz janë mbytur në bregdetin e Libisë të dielën, duke e rritur në 1 mijë e 800 numrin e viktimave të tragjedive të tilla, vetëm këtë vit.