Jahjaga-EULEX-it: Sqaroni hetimet për korrupsion

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga EULEX-i të sqarojë skandalin e hetimeve që janë duke u bërë në këtë mision e ku e kanë përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.

Reagimi i plote i Jahjagës:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka pranuar të dyja letrat të cilave ju referoheni, sikur që ka pranuar deri më sot një numër të kërkesave, shkresave dhe të letrave jo vetëm nga misione ndërkombëtare, apo institucionet vendore por edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Letrat vijnë: e para nga një zyrtar/prokuror ndërkombëtar i thirrur në emër të një Task Force për Hetime dhe e dyta nga shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Konsiderojmë se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë mision dhe me çfarëdo veprimi të tij të sqaroheni me vetë misionin.

Zyra e Presidentes rithekson faktin se veprimet e presidentes Jahjaga janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe në pajtim me ligjshmërinë në Kosovë, siç është bërë edhe në rastin e dekretimit të Kryeprokurorit të shtetit, bazuar në propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Brenda burgut më të rrezikshëm në Botë (Foto)

0

Autoritetet në El Salvador e kanë shpërngulur një bandën nga një burg në një qytet të El Salvadorit për shkak që ti ndalojnë operacionet e ikjes së tyre nga qeliat.Nga 1.177 persona që gjendeshin në burg,18 prej tyre janë transferuar në një burg me siguri shumë të lartë pasi që kjo bandë paraqiste rrezikshmëri të lartë për burgun dhe personat që gjendeshin në të,këto foto u shkrepën gjatë shpërnguljes së tyre për në burgun tjetër./21 Media/

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

Fundërrina e kafesë shumëpërdoruese

0

Lajmi që do të gëzojë të gjithë dashamirët e kafesë – pija juaj e preferuar nuk është vetëm për tu pirë!
Ka shumë mënyra që ju mund ti përdorni përveç pirjes së kafesë – në përjashtim të parashikimit të fatit (fall).
Rrallë ka nga ata persona që në shtëpi të tyre nuk kanë kafe. Pavarsisht se sa i gëzoheni shijes dhe aromës së saj, duhet të dimë se fundërrina e kafesë përdoret edhe në shumë mënyra të mira.

Është i shkëlqyer si eksfoliant për lëkurën
Fundërrina e kafesë është jashtëzakonisht efektive për cilësinë e kokrrave të kafesë, dhe mund ta përdorni edhe në fytyrë. Mund të shtoni gjithashtu edhe një lugë çaji mjaltë tek fundërrina.

Eliminon qarqet e errëta rreth syve
Merrni pak fundërrinë kafeje dhe vendoseni në rrathët e errëta të syve. lëreni të pushojë. Kafeina në fundërrinë do të ju bëjë të dukeni më të freskët dhe energjik. Si kremi më efektiv në zonën rreth syve është pikërisht ai me kafeinë (kafeina rrit rrjedhjen e gjakut).

Heq erën nga këpucët
Vendosni pak fundërrinë në folie plastike dhe lëreni në atlete për një kohë. Do të largojë tërë aromën e pakëndshme në të.

Heq pleshtat tek qentë
Shtoni një lugë çaji fundërrinë kafeje në shampon e qenit tuaj nëse ai ka pleshta. Kjo do të zgjidh problemin,shkruan femra.net

Eliminon aromat e pakëndshme në kuzhinë
Thani fundërrinën e kafesë dhe vendoseni në një enë dhe më pas në frigorifer – kjo do të neutralizojë aromat e pakëndshme. Gjithashtu mund të fshini duart me fundërrinën nëse keni prekur ndonjë ushqim me aromë, sidomos hudhrën.

Si ushqim për bimët
Llojet e bimës si Azaleas, hydrangeas dhe camellias që preferojnë aciditetin e tokës, do të jeni shumë mirënjohës nëqoftëse i trajtoni ato me një filxhan kafeje në mëngjes. Fundërrina shton përzierje ushqyese në plehrin e tyre. Fundërrina ndryshon ngjyrën e hydrangeas nga rozë në blu.

Largon insektet
Hidhni fundërrinë kafeje në vendin ku gjenden milingona apo miza, kjo do ti trembë dhe do ti mbajë larg. Në të njejtën mënyrë, fundërrina vepron në shumëllojshmërinë e insekteve dhe kërmijve.

Si ngjyrë natyrale për pëlhurë
Hidhni fundërrinën në ujë të nxehtë, mund të fitoni ngjyrë kafe për pëlhurë, letër…

Redukton gërvishtjet në mobiljet

Gërvishtjet në mobiljet prej druri zhduken nëse fërkoni pak fundërinë dhe paste për polirim si dhe ujë të nxehtë. Përsëritni procesin derisa gërvishtja të merr të njejtën ngjyrë si hapësira përreth mobiljeve.

Si preparat për pastrim

Meqenëse është abrasive, kafeja është e shkëlqyer për pastrimin e sipërfaqeve të pista dhe me yndyrë. Përdoreni vetëm ose në kombinim me pak detergjent për enë.

Largon kafshën tuaj shtëpiake
Që të parandaloni macet të psuhtojnë kopshtin tuaj apo dhomën personale, merrni pak fundërrinë kafeje dhe lëvore portokalli rreth bimës që nuk dëshironi ta prekë.

Bën rritjen e mbjelljes së karrotave
Përzieni pak fundërrinë të freskët kafeje me fara të vogla për mbjelljen e karrotave, do të keni rritje më të mirë të tyre si dhe kjo do të ndihmojë për të përzënë krimbat e ndryshme që sulmojnë karrotat.

Mban pluhurin
Para se të pastroni kaminin, merrni pak fundërrinë dhe hidheni tek hiri, kjo do të ndihmojë që mos të hidhet pluhuri mbi.

Redukton celulitin
Jo, nuk është shaka! Lexoni recetën e mëposhtme që do të ju ndihmojë për të reduktuar celulitin si dhe të keni lëkurë të butë.

Nëse shikoni më mirë, do të shihni se shumica e kremrave për trajtimin e celulitit përmbajnë kafeinë. Kjo, sigurisht nuk është e rastësishme, sepse kjo ndikon në rritjen e gjakut dhe në këtë mënyrë zvogëlon zelizat yndyrore nën lëkurë.
Vicky DeRosa, themelues i klubit shëndetësor online me seli në New Jersey, thekson se kafeja është zgjedhja e parë në luftën kundër celulitit.
Kjo recetë ka vite që i rekomandohet femrave. Jo vetëm që zvogëlon celulitit, por edhe e bën lëkurën të ndjeshme dhe të butë.

Përbërësit:


Fundërrinë e kafesë së vjetëruar
Vaj ulliri ekstra të virgjër
Kripë deti e trashë
Dorashka lëkure (apo mëndafshi)
Udhëzime:

Në një enë të madhe, përzieni një filxhan kafeje, vaj ullir dhe kripë. Hidhni vaj mjaftueshëm që të fitoni pastë të trashë. Shtoni kripë në varësi të asaj nëse e doni më të forte apo më të butë eksfoliantin. Rekomandohet një lugë çaji kripë.
Rreth 35 minuta para se të bëni dush, me dorashka aplikoni përzierjen në këmbë, vithe dhe kofshë (në fakt kjo mund të aplikohet në të gjitha pjesët e trupit, dhe rezultatet fantastike ju do ti shihni pas një jave përdorimi).
Kur fërkoheni. Lidheni një peshqir dhe mbani përzierjen për rreth gjysmë ore në trup.
Lajeni me ujë të ngrohtë. Ata që kanë shprehi të pastrohen dy-tri herë në ditë, Vicky këshillon që të ulni temperaturën e ujit në dush. Dushi me ujë shumë të nxehtë e than lëkurën.
Piling-u është gjithsesi i mirë për lëkurën dhe pse të mos e provoni këtë recetë dh eta luftoni celulititn. Sigurisht ia vlen ta provoni!

Bushati i'a kujton 'Kosovën' homologut Spanjoll

0

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kërkuar rishikimin e qëndrimit të Spanjës për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e autoriteteve spanjolle për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.
Kërkesa u bë gjatë vizitës së Bushatit në Spanjë dhe takimit me homologun e tij, Garcia-Margallo.

Dy ministrat nënvizuan rëndësinë e rivitalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke theksuar nevojën për ngritjen cilësore të këtij bashkëpunimi si në nivelin politik ashtu edhe në atë ekonomiko-tregtar.

Bushati e inkurajoi kolegun e tij për një qasje më dinamike të Spanjës ndaj rajonit të Ballkanit, parë kjo dhe në kapacitetin e saj si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Meucci sqaron për letrën e Wendorf dërguar presidentës

0

Shefi i EULEX-it Gabriele Meucci ka dërguar një sqarim për media në lidhje me një letër të prokurorit të EUELX-it Heikki Wendorf, i cili ia ka drejtuar një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilën i është referuar një informate që kishte të bënte me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksander Lumezi.

“Shefi i Misionit EULEX, Gabrielle Meucci, sqaroi në letrën e tij dërguar Presidentes Jahjaga më 20 prill 2015, që mendimi i shprehur nga Prokurori Wendorf nuk përfaqëson qëndrimin e Misionit EULEX”, thuhet në sqarim.

“Ligjet e Kosovës parashikojnë mekanizma për adresimin e pohimeve kundër personelit gjyqësor të Kosovës. Këto pohime do të duhej të paraqiteshin para organeve gjyqësore të Kosovës”, thuhet në sqarim dërguar nga EULEX-i.

Ndryshe mediat kanë raportuar se prokurori Wendorf nëpërmes letrës dërguar presidentes i ka thënë se Lumezi është duke u hetuar për korrupsion.

Lumezi është dekretuar për kryeprokuror të Shtetit nga ana e presidentes Jahjaga.

Gjuriq- Vendimin e gjykatës nuk e anulojmë për një terrorist

0

“Dikush duhet të interesohet për krimet e kryera kundër serbëve në provincë (Kosovë)”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Në këtë mënyrë, ai ka reaguar ndaj sugjerimeve të shprehura nga parlamentarja evropiane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, se Serbia do të duhej të anulonte verdiktin kundër Hashim Thaçit si dhe urdhër-arrestin ndaj tij.

“Nuk e di nëse është në pajtim me standardet evropiane të komentohen vendimet e gjykatës, e aq më pak për urdhrat e lëshuara nga një prokuror për krime lufte”, ka thënë ai gjatë një konference për media ku prezantoi raportin në lidhje me progresin e arritur në dialogun me Kosovën, raporton Tanjug.

Gjuriq theksoi se vendimet në raport me Thaçin janë valide, të marra nga institucionet gjyqësore të Serbisë dhe shtoi se Beogradi i ka informuar autoritetet në, siç tha ai, “provincë për këtë dhe për përkushtimin e tij për ta implementuar këtë në rast nevoje”, transmeton Koha.net.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e kaluar u informua se do të arrestohej në rast se do ta vizitonte Beogradin, bazuar në një vendim gjykate të vitit 1998 që e shpalli atë fajtor për terrorizëm.

“Si nuk iu shkoi asnjëherë në mendje këtyre që bëjnë kërkesa të këtilla, siç është rasti i Lunacek, që të interesohen për të zbuluar nëse e ashtuquajtura UÇK-ja terroriste ndoshta ka kryer krime lufte në Kosovë e Metohei”, pyeti Gjuriq.

Ai vazhdoi duke thënë se, në vend se të kërkohet anulimi i vendimit kundër Thaçit, “shumë më e dobishme do të ishte nëse dikush do të interesohej në zbardhjen e fatit të mijëra personave të zhdukur në Kosovë, dhe për përgjegjësit e dëbimit të 250,000 serbëve dhe djegies së dhjetëra mijëra shtëpive, e të cilët ndoshta edhe sot janë duke kryer funksione të rëndësishme në Prishtinë”.

Gjuriq tha në fund se “komentimi i vendimeve të gjykatave nuk është në dorën e politikanëve – veçanërisht të atyre që nuk kanë qenë dëshmitarë të luftës në Kosovë më 1999”.

Pique: S’ia kemi frikën Bayernit

0

Barcelona dhe Bayern Munchen janë dy ekipet e para që janë kualifikuar në finale të Champion League. Shorti mund të vendos përballë këto dy skuadra gjigante.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka bërë me dije se skuadra e tij nuk i trembet aspak skuadrës gjermane e cila drejtohet nga Pep Guardiola, dikur ish-trajner i Barcelonës.

“Gjysmëfinalet gjithmonë janë të vështira, por nuk mendoj se është e nevojshme t’i shmangemi Bayernit. Normalisht se kemi nevojë për fat”, tha Pique, i cili me pas e uroi Bayernin dhe trajnerin Pep Guardiola më kualifikimin në gjysmëfinale te Championsit.

Kuvendi s’ka datë për Specialen (Video)

0

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk ka treguar për datën se kur do të jetë në rend të ditës pika për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai tha se duhet gjetur konsensus në aspektin politik dhe të ruajmë vazhdimësinë e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare./21 Media/

 

BE akuzon gjigantin rus të gazit

0

Autoritetet anti-monopol të Bashkimit Evropian kanë akuzuar sot gjigantin energjetik rus, Gazprom, se ka keqpërdorur pozitën e vet dominuese në Poloni, Gjermani dhe gjashtë shtete tjera të Evropës Lindore.

Komisioni i Evropës, pas një hetimi dyvjeçar, ka konstatuar se kjo kompani shtetërore ruse e gazit, që është furnizuesi kryesor i Evropës me gaz, ka frenuar konkurrencën në rajon dhe ka vendosur çmime të larta për prodhimet e veta në pesë shtete./21 Media/

Veseli: “Nuk përzihemi në çështjet e brendshme të Maqedonisë”(Video)

0

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova nuk do që të përzihet në çështjet e
brendshme të këtij shteti. Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të ruajnë fqinjësin e mirë me Maqedoninë, shtoj se shqiptarët në Maqedoni e përbëjnë një pjesë të madhe të popullatës së atjeshme dhe duhet të jenë të integruar në atë shtet./21 Media/