Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) vazhdon të aplikojë rregulla për pjesëmarrjen e Kosovës në organizimet e saj.
Pjesëmarrja eventuale e zyrtarëve të Kosovës në (OSBE), mund të bëhet vetëm me lejen e Serbisë. Personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve duhet të kenë rreptësisht status neutral. Megjithatë, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të mos marrë pjesë me këto kushte.
Ekziston një dokument pesëpikësh, në të cilin paraqiten kushtet e dhëna nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë për përfaqësimin e zyrtarëve të Kosovës
Pikat e radhitura janë kusht nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë që këtë vit drejtohet nga Serbia, për pjesëmarrjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në çfarëdo lloj organizimi nga Sekretariati i OSBE-së, qofshin ato konferenca, seminare, tryeza e trajnime.
“Koha Ditore” raporton se në njëren prej pikave të një dokumenti që e posedojnë thuhet:
“Emrat e përfaqësuesve nga institucionet e Kosovës duhet të dërgohen në Serbi nëpërmjet OSBE-së në Vjenë, që të jepet drita e gjelbër për vendimin final”
“Emrat e përfaqësuesve nga institucionet e Kosovës mund të jenë pjesëmarrës vetëm si pjesë e delegacionit të Misionit të OSBE-së, të udhëhequr nga personeli i Misionit të OSBE-së. Të gjithë duhet të ulen pas emrit të Misionit dhe jo në tavolinën kryesore”, thuhet në pikën pasuese.
Sipas pikës tre, udhëheqësit e delegacionit duhet të jenë personel i Misionit të OSBE-së, e jo përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës.
“Nëse përfaqësuesit nga institucionet e Kosovës dëshirojnë të marrin fjalën, fjala duhet të kërkohet nga përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së, i cili duhet ta prezantojë kërkuesin e fjalës. Deklaratat nga delegacioni i Misionit të OSBE-së, [personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës duhet të kenë rreptësisht status paralel”, shkuan pika katër e këtij dokumenti./21MEDIA
