I ka hiq më shumë së 11 vjeç. Ka rrëmbyer plotë 23 medalje (17 ari, 2 argjendta, 4 bronzte). Vlerësohet lartë për shkathtësitë e saja na karate. Kjo është karateistja Arjana Gashi.
Sportistët tonë njihen për sukseset e shumta në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Vendin ynë gjithnjë ka prodhuar sportistë që kanë lënë gjurmë dhe po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, sidomos në sportet luftarake.
Boksierë, xhudistë, karateistë, kik-bokiserë, por edhe në sportet tjetra luftarake, sportistët tonë kanë dëshmuar veten në tapetet e “nxehta” evropiane.
Karateistja Arjana Gashi, është një tjetër sportiste e jona të cilën e pret një e ardhme e ndritshme. 11 vjeçarja që është pjesë e klubit Ippon dhe Vajzat e Dardanisë, deri tani ka fituar hiq me pak se 23 medalje, por nga kjo talente priten edhe shumë e shumë medalje tjera.
Arjana Gashi i ka thënë KosovaPress-it se është e lumtur që është pjesë e sportit të karatesë. Ajo lavdëron punën që bëhet në klub, klub ky që drejtohet nga ish kampionia e botës, Shqipe Zogiani. Arjana ëndërron që një ditë të arrin majat e botës. “Me punën që bëhet në klub jam shumë e kënaqur. Me sukseset e arritura deri tash jam e kënaqur, por edhe klubi që e përfaqësoi unë është i kënaqur. Qëllimi im është që në të ardhmen të bëhem kampione bote”, ka thënë Gashi.
Shkathtësitë e saj në karate i lavdëron edhe trajnerja e saj, Shqipe Zogiani. Ajo thotë se në mesin e karateisteve më të mira është edhe Arjana Gashi. Sipas Zogianit, Arjana para vetes ka një të ardhme të madhe. “Natyrisht se në mesin e shumë garuesve të mirë, dhe mund të them më të mirët që kemi në Kosovës, është edhe Arjana Gashi, e cila ka shumë vite që është pjesë e klubit Vajzat e Dardanisë. Është një karateiste që premton shumë për të ardhmen, por edhe rezultatet e saja deri tash kanë qenë të shkëlqyera”, ka thënë Shqipe Zogiani, e cila është i bindur se Arjana Gashi një ditë mund të “pushtojë” botën.
Gashi deri tani dy herë radhazi është shpallur kampione e Kosovës, ndërsa në vitin 2013 është zgjedhur sportiste e vitit, kurse në Kampionatin Botëror në vitin 2014 ishte në vendin e tretë.
