Aksion për vetëdijesim të keqpërdorimeve teknologjike

TË FUNDIT

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Bashkësisë dhe Preventivës, Sektori për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve ka filluar fazën e dytë të projektit për parandalimin e dhunës dhe delikuencës së të miturve.

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ultë ”Model”, Lirdon Maliqi, shkollën në të cilën edhe fillojë implemtimin e fazës së dytë të këtij projekti ka thënë se ky aktivitet i shënuar sot, është në vazhdën e aktiviteteve që kjo shkollën realizon së bashku me Policinë e Kosovës. “E rëndësishmja e kësaj është që sa më shumë t’i parandalojmë rastet e delikuencës dhe problemeve të ndryshme që ndodhin në shkollë. Ndërsa pa këto evenimente ose ngjarje dhe ligjërata, ne çdo herë do të presim të ndodh diçka dhe pastaj të reagoj policia, prandaj kjo ka një rëndësi më të veçantë se saqë mund ta mendojmë ne, sepse vetëdijësojnë që tani fëmija që të bashkëpunojmë sa më ngushtë me Policinë e Republikës së Kosovës”, tha Maliqi.

Ndërsa Mentor Cakolli, menaxher i projektit për parandalimin e Dhunës në Shkolla dhe Delikuencën e të Miturve ka deklaruar se Policia e Kosovës në kuadër të misionit dhe vizionit të saj ka edhe hetimin e rasteve të ndryshme, zbulimin e tyre dhe sjelljen e keqbërësve para drejtësisë. Për të pikërisht fusha në të cilën ai dhe kolegët e tij ligjëruan para nxënësve të shkollës “Model”ka të bëjëme një segment shumë të rëndësishëm, e që është parandalimi. Cakolli ka deklaruar se temat të cilat do të trajtohen në këto ligjërata kanë të bëjnë me parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimit, parandalimi i dhunës nëpër shkolla përmes bashkëmoshatare, delikuenca e të miturve, parandalimi i substancave narkotike, si dhe ngritja e sigurisë në trafikun rrugor.

E nxënësi i klasës së tetë të kësaj shkolle, Agon Rexhepi, e vlerëson si të domosdoshme këtë ligjeratë, e cila do t’i ndihmojë atij dhe bashkëmoshatarëve të tij që të kuptojnë më drejtë rreziqet që mund të shfaqen si pasoj e keqpërdorimit të teknologjisë informative.

Ndryshe, në fazën e parë të këtij projekti në pyetësorin e realizuar pikërisht për temat që PK do të trajtoj me këta nxënës kanë marrë pjesë 1.200 nxënës. Ndërsa, kjo është ligjërata e parëqë PK ka mbajtur me nxënësit e shkollës fillore”Model”, në kuadrin e tetë ligjëratave që do mbajnë në shkollat e tjera të kryeqytetit.