Prindërit e një foshnje të porsalindur nga Britania e Madhe janë vënë para një situate të vështirë,ata mënjherë pas 100minutave të lindjes së foshnjës së tyre janë gjendur para një vendimi të vështirë.
Jes Evans ishte në javën e 12-të të shtatëzënisë binjake kur iu kumtu lajmi se njëri nga djemtë e saj ka një çrregullim të rrallë dhe fatal, që pengon zhvillimin e trurit dhe kafkës së fëmiut .
Jesi dhe i fejuri i saj Mike Holston qysh heret kanë mësuar se njëri prej fëmijëve të tyre ka për të dështuar menjëherë pas lindjes..
Megjithatë, ky çift nga Cardiff vendosi se jeta e djalit të tyre të tregojë një vlerë humane ,ku organet e foshnjes së posalindur(që ka vdekur menjëherë pas 100 minutave)zemrën dhe veshkat t’i dhuroj si donacion për foshnjet e tjera që kanë probleme shëndetësore.
Foshnjat Tedy dhe Noah Holston kanë lindur para një viti, por Teddy pavarësisht nga fakti se ai ka jetuar një kohë shumë të shkurtër , arriti të shpëtojë jetën e një pacienti.
” Ai jetoi dhe vdiq si një hero . Ne jemi krenarë për të. Duke ditur se një pjesë e dikujt që e dëshiruam është ende gjallë ,na sjellë rehati të madhe , “u shprehën prindërit Holston .
