Sot, shënon Dita e Komunitetit Turk. Më rastin e kësaj dite është mbajtur një konferencë ceremoniale, ku ishin të pranishëm përfaqësues institucionalë, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit turk.
Kryeministri duke uruar në emër të Qeverisë këtë ditë theksoi se me qytetarët turq kemi kaluar një rrugë të gjatë të sfidave, por edhe sukseseve të përbashkëta. “Qasja e komunitetit turk në Kosovë është një shembull i mirë i përkushtimit të tyre për vendin e tyre, për shtetin e Kosovës, si dhe për vlerat dhe interesat e përbashkëta të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare” tha më këtë rast Kryeministri.
Ai përgëzoi të gjithë qytetarët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në shtetformim dhe integrim, si dhe rolin e tyre si urë lidhëse me vendet e tjera, duke shprehur gatishmërin të krijojnë mundësi shkollimi në gjuhën amtare.“Ju shpreh gatishmërinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës që ne jemi të përkushtuar të krijojmë një perspektivë për të gjithë qytetarët tanë, mundësi për shkollim në gjuhën amtare, për ruajtjen e identitetit të të gjitha përkatësive të etniteteve të ndryshme, sepse konsideroj se këto vlera janë vlera që tregojnë sukses dhe poashtu janë atribute, me të cilat ne së bashku mund të mburremi jo vetëm këtu, por edhe në përmasa shumë më të mëdha evropiane dhe botërore” thuhet në fjalimin e Kryeministrit. /21MEDIA
