Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se, nëse me të vërtetë janë falsifikuar dokumente për të penguar emërimin e Aleksandër Lumezit si kryeprokuror i shtetit, ky është grushtet.
Për Radio Dukagjinin ai ka thënë se kësaj pune nuk po i vjen era e mirë, por edhe thotë se nuk e di qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Lumezit si kryeprokuror.
Sipas tij, dy letrat e EULEX-it ku flasin se ai është nën hetime e tjetra që ai nuk është, tregojnë që EULEX-i është në disorganzimin total brenda misionit.
I pari i Prishtinës beson se këtu ka problem të madh në gjashtë shtresa të gjyqësisë.
Megjithatë ai thotë se duhet parë sesi po punon Lumezi.
