​Prokurori Hardaway kërkon dënim edhe për të akuzuarit e ‘Drenica 1’

0

Të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare në gjykimin kundër shtatë të akuzuarve për krime lufte të njohur si grupi “ Drenica 1”, në mesin e të cilëve janë edhe ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.

Ai, në fjalën e tij veç tjerash ka potencuar se prokuroria është e mendimit se të gjithë të akuzuarit janë përgjegjës për krime, sepse individualisht, apo në bashkëkryerje me të tjerët, kanë arrestuar dhe burgosur në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë marrë pjesë në rrahjen, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve.

Ndryshe, përveç Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut, të akuzuarit tjerë në këtë proces janë edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sabit Geci, Avni Zabeli dhe Ismet Haxha.

Hardaway të njëjtën e ka thënë edhe dje në rastin “Drenica 2” ku për veprat e njëjta akuzohen tetë persona tjerë, të gjithë ish-ushtarë të UÇK-së nga rajoni i Drenicës.

Përkthimet letrare si diplomaci kulturore

0

Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar Ditës ndërkombëtare të librit , sot në Qendrën informative dhe kulturore të BE-së u mbajt konferenca përmbyllëse, në të cilën u diskutua për përkthimet letrare si diplomaci kulturore. Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i shoqërisë për rëndësinë e botimit dhe krijimin e vlerave për të cilat kjo shoqëri ka nëvojë shumë.

Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar Ditës ndërkombëtare të librit , sot në Qendrën informative dhe kulturore të BE-së u mbajt konferenca përmbyllëse, në të cilën u diskutua për përkthimet letrare si diplomaci kulturore. Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i shoqërisë për rëndësinë e botimit dhe krijimin e vlerave për të cilat kjo shoqëri ka nëvojë shumë.

Shkrimtarja angleze Elizabete Gowing paraqiti përshtypjen se njerëzit në Kosovë, për dallim nga vendlindja e saj, nuk lexojnë. Ajo tha se kur shkon në vendlindje, në Angli, në momentin kur hip në autobus, i sheh të gjithë njerëzit duke lexuar, ndërsa kur vjen në Kosovë, qoftë në aeroplan, në aeroport apo edhe në autobus, të gjithë njerëzit flasin me njëri-tjetrin, gjë që, sipas saj, lë të kuptohet se në Kosovë njerëzit nuk lexojnë.

Shkrimtari Albatros Rexhaj tha se përkthimi, depërtimi i letërsisë sonë në botën e jashtme , është në interes të secilit artist individualisht, por edhe në interes tonin si shtet i ri dhe si një pjesë e trungut kulturor shqiptar. Ne si Kosovë, sipas tij, jemi shtet i pavarur, megjithatë kulturalisht jemi pjesë e trungut kulturor shqiptar, sepse nuk ekziston letërsi e Kosovës, porse ekziston letërsi shqipe e cila kultivohet në Kosovë.

Ndërsa Ndue Ukaj e kundërshtoi shkrimtarin Rexhaj, duke thënë se përkthimi është shumë i rëndësishëm sepse po të mos ishte përkthimi ne nuk do të mund t’i lexonim veprat e letërsisë botërore të shkrimtarëve të mëdhenj.

Tryeza e sotme, me temë “Përkthimi si diplomaci kulturore”, përmbylli aktivitetin njëjavor të Qendrës Informative dhe Kulturore të Zyrës së BE-së në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Librit. Në kuadër të kësaj, u organizuan një sërë manifestimesh, si ekspozitë, lexime letrare, punëtori me nxënës dhe debate mbi tema të ndryshme nga sfera e letërsisë dhe artit.

Pakënaqësi për masat e BE-së për të ndalur refugjatët

0

Vendimet, të cilat u morën të enjten në samitin e jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian për çështjen e imigrantëve, janë të pamjaftueshme për të zgjidhur këtë problem, ka vlerësuar sot zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Stefan Le Fol.

Ai theksoi se është dashur të pritet që të ndodhin dramat, numri i të cilave është shtuar gjatë javëve të fundi, që masat e ndërmarra nga Italia të rikthehen në nivelin evropian. Le Fol tha se është e vërtetë se unioni ka marrë përsipër obligime më të mëdha, por shtoi se kjo nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemin.

Udhëheqësit evropianë u pajtuan në Bruksel që të trefishojnë mjetet për shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe dhe që të kërkojnë miratimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin aksione ushtarake kundër trafikantëve në Libi./21 Media/

Jahjaga e Haradinaj diskutojnë për veteranët

0

Pas letrës së ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, drejtuar kryetarit të Komisionit për Veteranet, Presidentes Jahjaga e Kryeministrit Mustafa, ku kishte kërkuar përfshirjen në lista të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në luftë, ai sot më të njejtën kërkesë ka trokitur në dyert e Presidentes së vendit.

Megjithëse, në takimin që Haradinaj pati më Presidenten nuk u dhanë detaje, në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e kësaj të fundit thuhet se “Jahjaga e theksoi nevojën që të gjitha palët dhe institucionet të punojnë bashkërisht në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri”, thuhet në komunikatën për media. / 21MEDIA

Shqipëri: Kush nuk paguan energjinë i merret shtëpia

0

Nëse ke një shtëpi apo e ke blerë banesën me fatura të papaguara të energjisë që shkojnë mbi 300 mijë lekë (2500 euro), atëherë shteti ka të drejtë ta sekuestrojë pronën në rast se nuk paguhen detyrimet.

Ky është ligji më i ri i energjisë që po diskutohet aktualisht në Shqipëri, dhe që ka hapur shumë debate për kaosin që do të shkaktonte në rast se miratohet. Më saktë ka kundërshtime të forta nga opozita dhe ekspertët për një nen të tij, ku thuhet se në rast se nuk paguhet energjia dhe borxhi kap vlerën e 300 mijë lekëve të reja, atëherë shteti ka të drejtë t’i sekuestrojë qytetarit shtëpinë apo prona të tjerë në emër të tij.

I pyetur sot në media për këtë nen, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili bashkë me zëvendës kryeministrin Niko Peleshi ishte pjesë e forumit për thithjen e investimeve të huaja, tha se fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titujt ekzekutiv kanë mënyra se si ekzekutohen, përfshirë edhe vendosja e barrës hipotekore.

Gjiknuri tha se ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë. Dikush duhet ta paguaj këtë
Më tej ministri tha se ky ligj do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre. Kur duan të shesin pronën, ta kenë të pastër dhe t’i kenë shlyer të gjitha detyrimet.

Ligji u diskutua dje në Kuvend, por ende nuk është miratuar, pasi nuk gjeti konsensusin mes palëve

Dante: S’largohem nga Bayerni

0

Dante thotë se ai nuk e ka në plan të largohet nga Bayern Munchen, ani pse vazhdimisht pyetet për të ardhmen e tij.

Dante e ka pranuar se ka pasur periudhe të vështirë që nga humbja e thellë e Brazilit ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës (7-1), por thotë se ka luftuar shumë për të gjetur formën më të mirë.

“Jam më fat se luaj për Bayernin. Ne jemi kualifikuar në gjysmëfinale te Champions League, mund ta fitojmë kupën, dhe kemi shanse për ta fituar kampionatin për herë të tretë radhazi. Nëse mendoj të largona nga klubi do të jetë e pakuptimtë. Kam kontratë më Bayernin dhe nuk dua të largohem”, tha Dante.

Butragueno: Vështirë ndaj Juventusit

0

Kampionia aktual i Evropës, Real Madrid do të këtë përballë skuadrën e Juventusit në Champion League.

Reali në çerekfinale më mund të madh e eliminojë skuadrën e Atletico Madridit.

Përfaqësuesi i Realit, Emilio Butragueno thotë se nuk do të jetë aspak lehët që të kalohet Juventusi në këtë garë.

“Përballja gjysmëfinale ndaj Juventusit do të jetë shumë e vështirë. Ne kemi disa lojtar të lënduar dhe shpresojmë që të na rikthehen”, tha Emilio Butragueno i Real Madridit.

Sali Berisha për Sokol Ballën

0

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha është përzier në storjen e Sokol Ballës duke e postuar një swhkrim në Facebookun e tij.

 

Standarti i Rames dhe standarti Balles!

Te dashur miq, gazetari Sokol Balla ishte keto dite viktime e nje sulmi hakmarres e primitiv ndaj privatesise se tij. Pavaresisht nga mendimet e mia per Ballen dhe “Top Story”, konsideroj vjedhjen dhe publikimin e videove te tij private nje krim te denueshem dhe uroj qe organet e zbatimit te ligjit ti japin pergjigjen e merituar ligjore autoreve te tij. Por dua t’ju siguroj se ne kete akt te shemtuar, Edi Rama nuk eshte duar jashte. Nuk kam te dhena qe ai te jete prapa videos, regjistrimit apo shperndarjes, ndonese duke ditur disa gjera te tjera dhe zhvillime recente midis tyre as nuk e perjashtoj dhe doren ne zjarr nuk e ve, por ne kete status deshta te ndalem mbi dy standarte diametralisht te kunderta njerezore te Balles dhe Rames ne qendrimet e tyre ndaj njeri- tjetrit.

Keshtu, kur keshilltari aktual me i ngushte i Rames botoi fotot cullak te Rames ne nje plazh publik, madje dopio cullak, si dhe foton erotike te tij ne shtrat, gjithashtu cullak, njeriu qe i qendroi me prane e qe e ftoi menjehere ne “Top Story” dhe qe denoi me ashpersine me te madhe aktin e Mjeros, ishte Sokol Balla. Dhe mund te themi se Balla adaptoi nje standart njerezor ndaj Rames dhe dhunimit te privatesise se tij.

Le te shohim pak standartin Rama ndaj dhunimit flagrant te privatesise se Balles!
– Rama, si kontrollor absolut i bordit te Top Channel qendron prapa dy vendimeve talebaniste te ketij bordi per Ballen.
– Ne fillim Rama, rrufeshem urdheroi bordin ti jepte duart e te largonte Ballen nga “Top Story” dhe bordi, si ne Shqiperine e viteve 70 -te, mori menjehere vendimin per largimin e tij nga puna pavaresisht nga kontributet e tij ne kete media e madje filluan te permendin pasaardhesin e armikut Balla.
– Dje, po me urdher te Rames, ky vendim u terhoq por vetem pjeserisht, dhe kjo pas reagimit te fuqishem te perfaqesuesve te spikatur te mediave. Por perseri Rama i lig ne shpirt, urdheroi terheqjen jo te plote te vendimit por te pjesesshme.

Rama ne vend qe te paraqitej mbreme ne emisionin “Top Story”, siç ishte njoftuar, qofte dhe per solidaritet ndaj mikut te tij ne dite te veshtire, goditi rende emisionin “Top Story”.
Ai, per te shmangur daljen e programuar te mbremshme ne “Top Story” me Ballen urdheroi, plotesisht i diskretituar me qendrimin e tij, bordin qe te pezulloje sine die, tashme jo Ballen por “Top Story” duke deshmuar se ai eshte drejtori dhe pronari i vertete i TCH. Per me teper, ne nje akt per te lare duart si pilati, Rama doli jo aty ku e priste publiku por ne livadhin e kryeministrise dhe dha nje interviste, me jeshile se vet bari i livadhit, per televizionin Klan.

Ky ishte standarti çnjerezor e cinik i Rames ndaj Balles, i cili deshmon se edhe ne qofte se Rama nuk ka gisht ne regjistrimin dhe botimin e videos, ndonese ka prova te pakundershtueshme se Rama ka survejuar per kohe te gjate muajt e fundit Ballen (dhe kete Balla e di me mire se une), perseri Rama eshte autori i sigurte i aktit te trete te skenarit qe vet Balla e cilesoi akt terrorist kibernetik ndaj tij.

Perpjekjet e sugarit Fuga per te justifikuar xhestin çnjerezor te Rames, refuzimin e tij per te qene ne Top Story gjasme jo per shkak te Balles por per shkak te fotove te tij cullak e dopio cullak ne plazhin publik nderkohe qe ai po darkonte mbreme me Mjeron, gajasen te gjithe gazetaret madje edhe vet papagajt e Rames!! sb

Beograd: Mbahet festivali kushtuar Bekim Fehmiut

0

Festivali kushtuar figurës së Bekim Fehmiut, “Mirëdita, dobar dan”, këtë vit vjen në muajin qershor.

Ky festival nisi në vitin 2014 dhe zgjoi kurreshtje të madhe në Serbi. Paraqitja e kulturës kosovare në kryeqytetin serb nuk pati si të mos kalonte pa një protestë të vogël, pas së cilës Rona Nishliu dha performancën e saj në qendër të Beogradit.

Festivali kushtuar figurës së Bekim Fehmiut, “Mirëdita, dobar dan”, sivjet vjen në muajin qershor sipas burimeve të “KultPlus”.

Artistet si Eliza Hoxha, Blerta Syla, Burbuqe Berisha, Mjellma Firzi e Zake Prelvukaj do ta dërgojnë ekspozitën e tyre të radhës në kuadër të ditëve të këtij festivali, ndërsa edhe aktorja Edona Reshitaj tanimë ka zbuluar pjesë e festivalit në Beograd./21MEDIA

Rrezarta: Papritur e vërejta se më mungonte këmba

0

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës ka vazhduar edhe sot seanca kundër Oliver Ivanoviqit dhe 4 të akuzuarve të tjerë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Para trupit gjykues ka dëshmuar Rrezarta Ajeti, e cila tha se në natën kritike ka qenë në banesë bashkë me familjen e saj dhe axhën, si dhe disa fqinjë të tjerë. Sipas saj, rreth orës 21:00, të datës 3 shkurt 2000, pasi që është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në atë pjesë të qytetit, ajo ka dal në ballkon dhe ka parë numër të madh të serbëve të tubuar të cilët brohorisnin vrisni shqiptarët.

Rrezarta me lot në sy ka potencuar se në mesin e të tubuarve kishte parë edhe Nebojsha Vujaqiq, fqiun e saj i cili një herësh është edhe i akuzuar në këtë rast. Ajo tha se kanë filluar rrefale të armëve automatike, si dhe shpërthime të granatave me që rast iu ishte plagosur baba. Sipas saj, disa persona të cilët kanë ardhur te dera e banesës dhe që kanë kërkuar që babai i saj Nexhmedin Ajeti të dal poshtë sepse një gjë të tillë e kishte kërkuar Dragolub Delibashiq, i cili po ashtu është njëri nga të akuzuarit e këtij rasti, por siç u shpreh ajo babai i saj nuk kishte pranuar.

Ajo tregon se ka dëgjuar që babai t’u ketë thënë personave se nëse don Delibashiqi të flas me mua le të vijë nalt në banesë. Pas pak minutash kanë filluar sërish të shtëna armësh në banesën tonë dhe hedhje të granatave, me që rast banesën e ka kapluar zjarr i madh. Më vonë ka mbërritur diçka si bombë në drejtimin tim dhe kam ndjerë nxehtësi të jashtëzakonshme në trupin tim. Pa pritur kam parë se nuk e kam gishtin e dorës, ndërsa kur kam dashur të ngrihem kam parë se më mungon edhe këmba. Kam shkuar zvarritur në dhomën tjetër ku kam parë vëllaun tim Nderimin, tashmë të ndjerë i cili gjithashtu ishte plagosur.