Vullkane në Kosta Rika dhe Kil, tërmet në Zelandë

0

Disa shtete gjatë ditëve të fundit po përjetojnë fuqinë e natyrës, pas shpërthimit të vullkaneve në Kili dhe Kosta Rikë, ndërsa sot Zelanda e re u dridh nga një tërmet i fuqishëm.

Një tërmet i fuqishëm prej 5.9 shkallë të Rihterit dridhi sot Zelandën e Re. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 65 kilometra në veri të Kaikuras, në një thellësi prej 55 kilometra, njoftoi Instituti Amerikan për Gjeofizikë./21 Media/

Deputetja Duda Balje: Nuk ka dashur të bëjë keqpërdorim financiar

0

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj deputetes Duda Balje pasi janë vërejtur mospërputhje ndërmjet të ardhurave që ka deklaruar dhe atyre që ka marrë si deputete e Kuvendit të Kosovës.

E akuzuara Duda Balje deklaroi para gjykatësit se ka pasur paqartësi sa i përket rubrikës së të ardhurave nga Kuvendi.“Kur kemi ardhur te rubrika e të ardhurave nga Kuvendi,  nuk ka pasur kurrfarë informatash shtesë, ka shkruar vetëm rroga e jo edhe shtesat, të ardhurat. Rroga jonë është publike dhe të gjithë deputetët që kemi qenë në tavolinë, jemi marrë vesh që në bazë të asaj që shkruante në rubrikë ta shënojmë rrogën bazë të Kuvendit,” sqaroi Balje.

E akuzuara Balje e pranoi se pos pagës bazë ka pasur edhe të ardhura tjera, sepse tha se ka qenë edhe anëtare e komisioneve për të cilat tregoi se deputetët nuk e dinë asnjëherë sesa të ardhura do të kenë.

Ajo përfundimisht deklaroi se nuk e kishte ditur që në formular duhet të deklarohen edhe të ardhurat shtesë pos pagës bazë.

Prokurorja ia bëri me dije të akuzuarës se në pikën 6 të formularit precizohet se duhet të paraqiten të ardhurat një nga një. Ajo e pyeti të akuzuarën se si çka i ka konsideruar ato të ardhura të marra nga komisionet dhe shpenzimet e rrugës.

Përgjigjja e të akuzuarës ishte se pikërisht këtu kishte gabuar, ngase ato të ardhura i ka konsideruar si të ardhura shtesë.

Në fund Duda Balje tha se ndjehet keq dhe nuk ka pasur për qëllim të bëjë keqpërdorime financiare. “Vetë fakti se vetëm njëherë kam gabuar, shkon në dobi të asaj se nuk e kam pasur për qëllim që të bëj ndonjë malverzim financiar,” tha Balje.

Seanca e radhës ku do të jepet fjala përfundimtare e palëve do të mbahet më 28 prill 2015.

Deputetja Balje, akuzohet nga Prokuroria e Shtetit se më 28 mars 2013 në kohë të papërcaktuar në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara.

Duda Balje, ka paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 eurove, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për këtë deputete janë 24 mijë e 327 e 19 euro.

Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6 mijë e 471 e 19 euro, diferencë të cilën deputetja Balje e merr për pjesëmarrje në seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, transmeton Kallxo.com

Për ruajtje dhe konservim të trashëgimisë kulturore në Junik

0

Sot, në një takim ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, dhe kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, u bisedua për nevojën e intensifikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe atyre komunale, në funksion të ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë së pasur kulturore të komunës së Junikut.

Ministri Shala dhe kryetari Kuçi biseduan për koordinimin e aktiviteteve dhe veprimeve në funksion të rivitalizmit të trashëgimisë kulturore në komunën e Junikut dhe në të ardhmen pritet të ndërmerren hapa korrekt në këtë drejtim.

Arrestohen fajdexhinjtë e Bellopojës

0

Policia e Kosovës njofton se sot kanë realizuar dy bastisje në Prishtinë dhe Bellopojë të komunës së Podujevës.

Me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar nga familja Kadriu, M. Kadriu 68 vjeç,A. Kadriu 40 vjeç,A. Kadriu 33 vjeç, si dhe A. Kadriu 26 vjeç.

Që të gjithë ata dyshohen për përfshirje në disa raste të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Në ndërkohë që policia ka kryer bastisjen në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë ka arritur të gjejë dhe konfiskoj: Një revole të tipit TT, 15 fishekë të kalibrit 7.62mm,23 mijë e 105 euro, para të gatshme,50 franga zvicerane, si dhe,36 dollarë amerikanë.

Ndërkaq në bastisjen e kryer në fshatin Bellopojë policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë: një revole të tipit TT, 8 fishek të kalibrit 7.62mm, si dhe9 mijë e 415 euro, para të gatshme.

Aktualisht hetuesit e stacionit policor Qendra bashkërisht me Prokurorin e shtetit janë duke bashkërenduar veprimet e tyre hetimore dhe po punojnë për të zgjeruar horizontin e hetimeve për të ndriçuar edhe ndërlidhjen eventuale të këtyre personave me raste të tjera të të njëjtës natyrë.

Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe aktualisht policia po punon për të përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme procedurale para se rasti ti kaloj Gjykatës.

Sa janë rritur vëllezërit që u bënë mega-yje në YouTube (Video)

0

Të gjithëve ju kujtohet videoja simpatike, kur vëllai ia kafshon gishtin tjetrit, derisa ai ankohet duke thënë se “Charlie më kafshoi”.
Djelmoshat nga Buckinghamshire, që tash kanë njëmbëdhjetë, përkatësisht nëntë vite, duken më të pjekur dhe gëzojnë suksesin e videos së tyre.

Në fakt, këtë video babai tyre nuk kishte mundur ta dërgonte përmes postës elektronike. Në mënyrë që ta shihte ndrikulli tyre në Shtetet e Bashkuara, ai e postoi në YouTube, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, ky videoklip prej 15 sekondash është parë me qindra miliona herë, duke u sjellë shumë para atyre.

Sikur të bëhen bashkë, të gjitha videot e Taylor Swift, One Directon dhe Adele nuk ia kalojnë shikueshmërisë së këtij klipi

Breitner: Vështirë ta eliminojmë Barcelonën

0

Përfaqësuesi i Bayern Munchen në hedhjen e shortit, Paul Breitner, ka thënë se do të jetë mjaftë vështirë për të arritur në finale të Champion League.

“Do të jetë tepër vështirë për të arritur në finale. Ne duhet të jemi shumë të fortë në të dyja ndeshjet për ta mposhtur skuadrën e Barcelonës”, tha Paul Breitner.

Herën e fundit kur janë përballur në Champions Bayern Munchen dhe Barcelona, fituese doli skuadra gjermane e cila po në atë vit e fitojë Champion Leaguen.

Mirëpo, tash forma e Barcelonës është më e mirë se ajo e Bayernit që drejtohet nga Pep Guardiola.

Pele: Vetëm Zoti mund ta shpjegojë humbjen e Brazilit nga Gjermania

0

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ende nuk e ka harruar humbjen e turpshme të Brazilit nga Gjermania me rezultat 7-1 në Kampionatin botëror 2014. Ai thotë se vetëm Zoti mund ta shpjegoj këtë humbje.

“Kur ne ishim duke u përgatitur për Kupën e Botës, edhe njerëzit që nuk e njihnin futbollin kanë pritur një finale Spanjë-Brazil”, ka deklaruar Pele.

“Këto ishin dy ekipet që ishin menduar se do të jenë finaliste. Por, ekipin gjerman e pash para dy viteve duke luajtur dhe ata ishin shumë të mirë dhe të përgatitur”, shtoi ai.

“Dhe pastaj, ajo çfarë ndodhi në gjysmëfinale ishte katastrofë. Ishte diçka që askush nuk mund ta parashikonte. Brazili ka patur raste qe ka humbur 1-0 ose 2-0, por jo 7-1 dhe këtë mund ta shpjegoj vetëm perëndia”, ka theksuar braziliani.

Delegacioni në Beograd pa Puhie Demakun

0

Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku nuk do të shkojë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance”(CIG), në Beograd që pritet të mbahet këtë të shtunë.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja e VV-së Demaku duke thënë:

“Nuk është e vërtetë që do të jem pjesë e delegacionit që do të shkojë në Beograd”, ka thënë ajo për “indeksonline”

Megjithkëtë, një delegacion kosovar më përbërje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës udhëtojnë drejt Serbisë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku do të diskutohet se si këto kuvende mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse./21MEDIA

Rikthehet Robben, Badstuber e humbet sezonin

0

Arjen Robben mund të rikthehet pas lëndimit për Bayern Munchen të shtunën kundër Hertha Berlin në Bundesligë.

“Trajneri do të vendosë nëse do të luaj Arjen të shtunë ose nuk do të luaj deri të martën”, tha kryetari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Megjithatë, mbrojtësi Holger Badstuber, i cili ka vuajtur shumë nga problemet më lëndime, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pasi ka pësuar një lëndim në fitoren që e arriti Bayern Munchen kundër Portos, me rezultat 6-1 në Champions League.

"Kosova ka nevojë për fitimin e përkrahjes së FMN-së"

0

Kosova ka nevojë për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në mënyrë që të ketë qasje në institucionet tjera financiare për marrje të kredive për projektet qeveritare. Kështu ka deklaruar ministri i financave , Avdullah Hoti, pasi kthimit nga vizita në SHBA.

Hoti ka thënë se ka mundësi që Kosova të ketë një program me FMN, program ky i cili pritet të negociohet shumë shpejtë. “Jemi pajtuar në terma të përgjithshëm me FMN për një program të mundshëm të cilin do e negociojmë besoj shumë shpejtë, i cili program neve na mundëson të mbajnë stabilitetin makro- fiskal në vend por në të njëjtin kohë të hapim mundësinë për projekte zhvillimore… Ne i kemi bind ata që Kosova ka stabilitetmakro-fiskal, Kosova nuk ka nevojë për programme FMN për të ruajtur stabilitetin makro-fiskalsepse ne e mbajmë vet atë, por kemi nevojë për mbështetjen e fondit për të siguruar kredibilitet te organizatë ndërkombëtare karshi financave publike që ne kemi mundësi të hyjmë në kredi ndërkombëtare te Banka Botërore, te IBRD, IBA tek organizatë tjera që janë të gatshme të financojnë projektet e qeverisë së re”, theksoi Hoti.

Edhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, sikurse ministri Hoti, e vlerësoi vizitën e bërë në institucionet kryesore të financave në botë, duke thënë se arritja e një programi të ri me FMN, do t’i mundësoi Kosovës të krijojë lidhje të reja me institucionet e tjera financiare. “Arsyeja e këtij programi nuk qëndron në ruajtjen stabilitetin makro-fiskal dhe financiare, pasi që ai vlerësohet lart nga këto institucione, por mbi të gjitha është se pasi që programi i FMN merret edhe si pikë reference nga institucionet e tjera ne të kemi program me FMN me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me institucionet e tjera dhe fitimin e përkrahjes së tyre”, tha Hamza.

Ndërkohë për shumën e këtij projekti nuk u dha asnjë shifër, për çka ministri Hoti theksoi se shuma që do vendoset do të varet krejtësisht nga projeksionet që mund të bëjnë me FMN-në.