Sot, në një takim ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, dhe kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, u bisedua për nevojën e intensifikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe atyre komunale, në funksion të ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë së pasur kulturore të komunës së Junikut.
Ministri Shala dhe kryetari Kuçi biseduan për koordinimin e aktiviteteve dhe veprimeve në funksion të rivitalizmit të trashëgimisë kulturore në komunën e Junikut dhe në të ardhmen pritet të ndërmerren hapa korrekt në këtë drejtim.
