Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku nuk do të shkojë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance”(CIG), në Beograd që pritet të mbahet këtë të shtunë.
Lajmin e ka konfirmuar deputetja e VV-së Demaku duke thënë:
“Nuk është e vërtetë që do të jem pjesë e delegacionit që do të shkojë në Beograd”, ka thënë ajo për “indeksonline”
Megjithkëtë, një delegacion kosovar më përbërje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës udhëtojnë drejt Serbisë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku do të diskutohet se si këto kuvende mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse./21MEDIA
