Fejohet Bubulina Krasniqi

0

Këngëtarja Bubulina Krasniqi, sot është fejuar. Këtë e bëri të ditur Teuta Krasniqi përmes një statusi në “Facebook”.

Teuta, ia uroi fejesën motrës duke i thënë: “Dashuria fillimisht është vec fjalë deri sa hyn dikush në jetën tonë dhe i jep kuptim kësaj fjale, e cila më pas i jep kuptim gjithë jetës sonë. Jam e lumtur pa masë, që sot motra ime shumë e dashur Bubulina, e kurorezove me fejesë dashurinë e madhe me njeriun e ënderrave tua”./21MEDIA

Fakte tronditëse: Nikola Gruevski pagoi për sulmin në Goshincë!

0

​Sulmi në policinë maqedonase në fshatin Goshincë ka qenë i inskenuar në mënyrë që ta tërheqë vëmendjen nga afera e përgjimeve ku në qendër është kryeministri Nikolla Gruevski, thonë shërbimet informative.
Për sulmin, sipas këtyre burimeve jozyrtare të disa shërbimeve informative të rajonit, janë ndarë dy milionë euro, kurse e kanë organizuar dy persona, siç thuhet nga Kosova (njëri nga rrethina e Gjakovës e tjetri nga rrethina e Pejës), raporton gazeta serbe “Blic”.

“Ata dy vetëm një ditë para sulmit janë takuar me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, e cila është në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE e Gruevskit. Sipas informacioneve ata kanë marrë para që qëllimisht të sulmojnë. Përfaqësuesit e BDI-së kanë qenë kundër këtij skenari dhe në takim me këta dy persona kanë kërkuar që mos të bëhet një gjë e tillë. Është e qartë se ata dy persona vepruan sipas instruksioneve të dikujt më me shumë ndikim”, ka thënë për “Blic” një burim nga shërbimet informative.

Pra me këtë hedhen poshtë supozimet se ky grup ka hyrë në mënyrë të organizuar nga Kosova dhe se numri i tyre ka qenë 40.

Sipas po këtyre burimeve, qëllimi i inskenimit të sulmit ka qenë tërheqja e vëmendjes nga afera e cila që nga fillimi i vitit po publikohet nga lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev i SDSM-së.

Njëjtë mendon edhe profesori Vladimir Pivovarov, ish shef i shërbimit informativ ushtarak të Maqedonisë.

“Ka dy muaj që Zaevi publikon biseda telefonike ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit nga të cilët kuptohet se në mënyrë kriminale i kanë fituar dhe organizuar zgjedhjet, si dhe për skandalet e mëdha korruptive. Edhe në protestat e gjeneralit Stojançet Angelov, i cili kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit, qysh para dy jave ka paralajmëruar për një skenar të tillë”, thotë Pivovarov, transmeton Indeksonline.

“Sulmi ka ndodhur në orën 2 pas mesnatës dhe pa e shkrepur asnjë plumb. Sulmuesit i zunë rob tre policë, kurse të katërtin e lejuan që t’i lirojë të tjerët. MUP vetëm pas 10 orësh e informoi publikun për incidentin, kurse 12 orë më vonë policia me konvoj u nis drejt Goshincës sikur të shkonin në dasëm”, shton Pivovarov.

QKUK: Mbyllet shërbimi i kardiokirurgjisë

0

“Po të ketë vullnet politik Kardiologjia do të funksionojë”

services-cardiologyAskush në Kosovë nuk mund të kryejë operim në zemër sepse ka më shumë se dy muaj që Kardiologjia e vetme publike në Kosovë është mbyllur dhe Reparti i Kardiokirurgjisë është shuar, kjo sepse Kardiologjia ka mbetur pa kirurgë që kryejnë operime në zemër.

Xhemail Sylejmani ka thënë se tani ka mbet vetëm një kardiokirurg i cili nuk mundë të punojë i vetëm sepse i duhen se paku edhe 4 kardiokirurg të tjerë. “Po të ketë vullnet politik kjo klinikë do të funksionojë, sepse infrastruktura është e re dhe e mirë”, tha ai, transmeton televizioni publik i Kosoves.

Zyrtarë të Shërbimit Spitalor thonë se janë në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë që të inkurajohen kardiokirurgë vendorë dhe ata të jashtëm për bashkëpunim, mirëpo një gjë e tillë kërkon buxhet shtesë.

“Funksionalizimi i kësaj fushe kërkon buxhet shtesë dhe për këtë gjë është e njoftua edhe ministri i shëndetësisë sepse ekspertët e huaj kërkojnë një pagesë të mirë, mirëpo mbetemi në pritje se çka do të mund të vendosim”, tha Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së.

Klinika e Kardiokirurgjisë u hap në fillim të vitit të kaluar dhe për të Qeveria italiane kishte dhënë 3 milionë euro.Tani, praktikisht i tërë sistemi shëndetësor publik në vend, ka mbetur pa mjekë që kryejnë operime në zemër. /21MEDIA

Çollaku: Pas nënshkrimit të MSA-së, Kosova ka qasje në programet e BE-së

0

Kosova shumë shpejtë do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se pavarësisht faktit se Kosova nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së, kjo nuk do të jetë pengesë për nënshkrimin e MSA-së.
Çollaku në një intervistë në emisionin Argument Plus të RTV21, ka thënë se, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të nënshkruhet mes Kosovës dhe BE-së, dhe ajo nuk do të ketë nevojë të ratifikohet veç e veç në shtetet anëtare të Unionit, siç ka ndodhur me vendet tjera të rajonit.
Kjo, sipas tij, nuk po bëhet vetëm për arsyen se pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, por për faktin se BE pas Traktatit të Lisbonës, e ka mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.
“Për Kosovën kjo është një lehtësi e madhe, pasi në rastin tjetër, nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ishte i pamundur, duke pasur parasysh faktin se ajo do të duhej të kalonte duke u miratuar veç e veç në parlamentet e vendeve anëtare, edhe tek ato të pesë vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”.
Ministri Çollaku ka thënë se, Kosova do të përfitojë shumë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, pasi vendit do t’i krijohet mundësia të ketë qasje në shumë programe të BE-së.
Duke folur për BE-në, ministri Çollaku ka thënë se Qeveria e Kosovës është optimiste se brenda këtij viti, ose gjatë vitit të ardhshëm do të ketë njohje nga ndonjëra për kësaj pesëshe të Unionit.

"Kosovën nuk mund ta ndajë Lista Serbe"

0

Deputeti Zenun Pajazit, tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të zgjedhin në asnjë mënyrë rrugën e Beogradit sa i përket izolimit të lëvizjeve nga liderët politikë.

Pajaziti këto komente i ka bërë sot në një emision për televizionin “Rrokum”

Sa i përket Listës Serbe, ai theksojë se nuk kanë fuqi ta ndajë Kosovën. “Madje atë fuqi e ka humbur edhe Beogradi”
Ai theksoi se mungesa e kapaciteteve dhe stërngarkimi i stafit civil bënë ngecje në administrate. Sipas Pajazitit, Kosova ka legjislacion të mirë, por duhet zbatuar ligjet sa i përket këtyre fenomeneve.
Gjithashtu, Zenun Pajaziti, tha se pavarësisht qasjes se Beogradit, rruga e vetme do të jetë rruga e dialogut. “Problemet edhe ngecjet sa i përket dialogut, duhet adresuar te faktori ndërkombëtar” pohoi ai./21MEDIA

E diskutueshme nëse Thaçi veproi drejtë!

0

Turqia më anë të një ceremonie, ka kujtuar sot 100-vjetorin e betejës së Çanakalasë, pjesë e së cilës ishte edhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, bashkë me shumë burrështetas të tjerë. Megjithëkëtë për historianët shqiptarë, si një luftë e huaj, mbetet e diskutueshme nëse viktimat shqiptare duhet nderuar institucionalisht.

Historiani dhe gazetari Salih Mehmeti ka thënë se kjo vizitë është non sens dhe se nuk u bën nder shqiptarëve.
Kurse osmanologu nga Tirana, Dritan Egro, i pyetur nëse kjo ishte një luftë fetare apo thjeshtë politike, ai ka thënë se: “Ishte mikse për mbrojtjen e Perandorisë Osmane”.

Beteja e Çanakalasë apo Galipolit u zhvillua më 1915 për ngushticën e Dardaneleve, mes forcave aleate të Anglisë, Francës, Rusisë e Australisë, në njërën anë, dhe Perandorisë Osmane, Gjermanisë e Austro-Hungarisë, në anën tjetër. / 21MEDIA

Thaçi në nderim të të rënëve në Çanakkale

Mbetet problem rreziku nga rriqrat

0

Ethet hemorragjike crime – congo virusi i së cilës shpesh transmetohet nga rriqrat, ende konsiderohen sfidë në Kosovë, kështu potencoi ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në konferencën njëditore në nivel të vendit, me temën: “Ethet hemorragjike crime – congo në Kosovë” (EHKK). Agani theksoi nevojën e angazhimit të mëtutjeshëm të të gjitha institucioneve përgjegjëse vendore për luftimin dhe parandalimin e kësaj të keqe.

Malisheva vazhdon të mbetet vatër natyrore e etheve hemorragjike crime – congo, u tha në këtë konferencë të organizuar nga Shoqata e Infektologëve të Kosovës dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Majt më më së shumti raste mbeten mauj maj, qershor dhe korrik, ndërsa sipas të dhënave, në aspektin gjinor, tek meshkujt janë shënuar më shumë raste të prekjes nga EHKK.

Në prezantimin e publikuar “Ecuria e thumbimeve nga rriqrat nga viti 2007-2015 në Komunën e Malishevës”, u tha se në vitin 2013, janë shënuar më së shumti raste të thumbimit, gjithsej 2, 686, prej tyre 17 të infektuar dhe 6 të vdekur.

Nga paslufta, në Malishevë, kanë vdekur 18 persona nga EHKK, prej tyre, 12 meshkuj dhe 6 femra, ndërsa mosha mesatare sillet rreth 35 vjeç.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga ministria e Shëndetësisë, përfaqësuesit përgjegjës komunal, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, dhe rreth 250 pjesëmarrës nga fusha e shëndetësisë, epidemiologjisë dhe fushave tjera që ndërlidhen me ethet hemorragjike crime-congo. /21 MEDIA

Evakuohet Statuja e Lirisë në Nju Jork

0

Ishulli i Statujës së Lirisë, një prej monumenteve më të vizituara të SHBA-së, u evakua sot për shkak të një pakoje të dyshimtë, theksuan mediat lokale në Nju Jork.

“Një pako e dyshimtë ka detyruar forcat e sigurisë të evakuojnë njerëzit përreth Statujës së Lirisë dhe ishullit ku ndodhet ajo në jug të Manhatanit”, siç bëhet e ditur nga Shërbimi i parqeve kombëtare amerikane.

Shërbimi i parqeve kombëtare nuk i ka konfirmuar menjëherë shkaqet e këtij evakuimi.

“Evakuimi i Statujës së Lirisë dhe ishullit në jug të Manhatanit u vendos sepse një qen i policisë kishte ndjerë një erë të dyshimtë pranë rafteve ku vizitorët linin sendet e tyre”, sipas stacionit televiziv NBC.

Statuja vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë.

Arrestohen 5 shqiptarë për drogë në Itali, mes tyre dhe një futbollist

0

Një super operacion i policisë italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 9 persona mes të cilëve 5 prej tyre janë shqiptarë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, operacioni i koduar “Mozzicone” ka ekzekutuar 9 urdhrat e arrestit, nga të cilat 7 persona janë në burg dhe 2 nën arrest shtëpie, në operacionin e zhvilluar në provincat Pesaro dhe Urbino ku u sekuestruan 2 kg marijuanë, 200 gram kokainë dhe ku janë identifikuar edhe 100 klientë.

Në mesin e shqiptarëve të arrestuar është edhe Martin Merolli 23 vjeç, futbollist i cili luante me ekipin e Urbania Calcio në Itali. Ai dyshohet se është një nga furnizuesit kryesorë të drogës. Hetimet për grupin e trafikut kanë nisur që në shkurt të vitit 2014, ku Merolli është parë të kalojë një zarf të dyshimtë një të riu në këmbim të parave.

Hetuesit kanë zbuluar se Merolli e shite drogën, të cilën ia sillnin kushëriri i tij Erandi Cano 25 vjeç si dhe maqedonasi 25 vjeç Ali Izieri. Krahas tyre në prangat e policisë kanë rënë edhe dy italianët Giovanni Olimpio, 27 vjeç Giuseppe Baratto, 36 vjeç shqiptarët e tjerë Xhevair Domi, 24 vjeç, Murat Spaneshi, Bruno Xhahysa 26 vjeç si dhe ukrainasi Mykhaylo Bazyuk, 21 vjeç.

Ajo që ka habitur policinë, ishin vendet ku trafikantët e fshinin drogën, tek tharëset elektrike të duarve në tualetet e lokaleve dhe në zgavra natyrale të pemëve, raportojnë mediat në vendin tonë./Mapo/

kkkk

Incidenti i Gushincës, i inskenuar nga pushteti

0

Ekspertët në Maqedoni, si ata maqedonas, ashtu edhe ata shqiptarë, janë të pajtimit se incidenti në stacionin policor në Gushincë, është një ngjarje e inskenuar nga pushteti, për të zhvendosur vëmendjen nga veprimet kriminale të Qeverisë, të cilat po i zbulon opozita./21 Media/