QKUK: Mbyllet shërbimi i kardiokirurgjisë

TË FUNDIT

“Po të ketë vullnet politik Kardiologjia do të funksionojë”

services-cardiologyAskush në Kosovë nuk mund të kryejë operim në zemër sepse ka më shumë se dy muaj që Kardiologjia e vetme publike në Kosovë është mbyllur dhe Reparti i Kardiokirurgjisë është shuar, kjo sepse Kardiologjia ka mbetur pa kirurgë që kryejnë operime në zemër.

Xhemail Sylejmani ka thënë se tani ka mbet vetëm një kardiokirurg i cili nuk mundë të punojë i vetëm sepse i duhen se paku edhe 4 kardiokirurg të tjerë. “Po të ketë vullnet politik kjo klinikë do të funksionojë, sepse infrastruktura është e re dhe e mirë”, tha ai, transmeton televizioni publik i Kosoves.

Zyrtarë të Shërbimit Spitalor thonë se janë në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë që të inkurajohen kardiokirurgë vendorë dhe ata të jashtëm për bashkëpunim, mirëpo një gjë e tillë kërkon buxhet shtesë.

“Funksionalizimi i kësaj fushe kërkon buxhet shtesë dhe për këtë gjë është e njoftua edhe ministri i shëndetësisë sepse ekspertët e huaj kërkojnë një pagesë të mirë, mirëpo mbetemi në pritje se çka do të mund të vendosim”, tha Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së.

Klinika e Kardiokirurgjisë u hap në fillim të vitit të kaluar dhe për të Qeveria italiane kishte dhënë 3 milionë euro.Tani, praktikisht i tërë sistemi shëndetësor publik në vend, ka mbetur pa mjekë që kryejnë operime në zemër. /21MEDIA