Mbetet problem rreziku nga rriqrat

TË FUNDIT

Ethet hemorragjike crime – congo virusi i së cilës shpesh transmetohet nga rriqrat, ende konsiderohen sfidë në Kosovë, kështu potencoi ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në konferencën njëditore në nivel të vendit, me temën: “Ethet hemorragjike crime – congo në Kosovë” (EHKK). Agani theksoi nevojën e angazhimit të mëtutjeshëm të të gjitha institucioneve përgjegjëse vendore për luftimin dhe parandalimin e kësaj të keqe.

Malisheva vazhdon të mbetet vatër natyrore e etheve hemorragjike crime – congo, u tha në këtë konferencë të organizuar nga Shoqata e Infektologëve të Kosovës dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Majt më më së shumti raste mbeten mauj maj, qershor dhe korrik, ndërsa sipas të dhënave, në aspektin gjinor, tek meshkujt janë shënuar më shumë raste të prekjes nga EHKK.

Në prezantimin e publikuar “Ecuria e thumbimeve nga rriqrat nga viti 2007-2015 në Komunën e Malishevës”, u tha se në vitin 2013, janë shënuar më së shumti raste të thumbimit, gjithsej 2, 686, prej tyre 17 të infektuar dhe 6 të vdekur.

Nga paslufta, në Malishevë, kanë vdekur 18 persona nga EHKK, prej tyre, 12 meshkuj dhe 6 femra, ndërsa mosha mesatare sillet rreth 35 vjeç.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga ministria e Shëndetësisë, përfaqësuesit përgjegjës komunal, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, dhe rreth 250 pjesëmarrës nga fusha e shëndetësisë, epidemiologjisë dhe fushave tjera që ndërlidhen me ethet hemorragjike crime-congo. /21 MEDIA