'Mercedes' sfidë për 'Audi-në"

0

“Audi” nuk ka në plan që t’i ofrojë tregut versionin ‘Pick-up’, së paku jo në të ardhmen e afërt.

Ky lajm vjen pas që kompania “Mercedes” deri në fund të dekadës do të paraqesë modelin e vet ‘Pick-up’, i cili do të ndërtohet në bashkëpunim me aleancën ‘Renault-Nissan’

Kreu i dizajnit i kompanisë ‘Audi’, ‘Marc Lichte’, ka njoftuar se do të ishte shumë e vështirë të implementohet fjalori dizajnues i ri i Audi-së në këtë lloj të veturës.

Megjithatë, “Lichte” nuk përjashtoi mundësinë që një ditë do të mund ta shohim në ofertë edhe versionin Pick-up të kësaj marke.

Në anën tjetër, më shumë gjasat janë që të shfaqen versionet sportive RS të modelit Q5 dhe Q7.

Gjithashtu, “Audi” ka njoftuar se për këto dy versione është duke planifikuar, por deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim për zhvillimin e tyre./21MEDIA

 

4 muaj burg studentit që “i rriti” notat vetes!

0

Një student në Britaninë e Madhe është dënuar me 4 muaj burg.

Imran Uddin, 25 vjeç, hyri në kompjuterat e Universitetit të Birmingamit dhe i rregulloi notat e tij në pesë nga provimet e dhëna.

Studenti i bioshkencës u dënua me katër muaj burg pasi e pranoi fajin.

Studenti, që është i martuar, kishte vjedhur pasuordet e stafit dhe hyri më pas në sistem.

Në pritje të Samsung “Galaxy Note 5”

0

Fableti i Samsung, “Galaxy Note 5”, do të vijë në shtator të këtij viti  dhe karakteristikat do të jenë të jashtëzakonshme, duke filluar prej procesorit, ekranit, baterisë, performancës së softuerit, dhe rezolucionit.

Sa i përket specifikave Samsung do të jetë më shumë i qëndrushëm dhe kjo do të thotë se procesori do të jetë i përmirësuar, me kamerë të fuqishme, dizajn të avancuar, si dhe teknologjinë e re të ekranit Super AMOLED.

Në mesin e karakteristikave të reja pritet të jetë edhe lapsi digjital “S-Pen”, ekranin e ndritshëm, si dhe fokusin në produktivitet.
Me pak fjalë, “Galaxy Note 5”,  pothuajse do të jetë i ngjashëm me “Galaxy S6” në aspektin e formës së përgjithshme, me ekran më të madh i cili nuk do të jetë masiv, dhe do të arrijë deri në 5.7”, me kornizë të metaltë dhe pjesën e pasme nga qelqi, sikurse “Galaxy S6”..

Samsung vazhdimisht ka ofruar disa nga ekranet më të mira deri më tani, ndërsa tani thuhet se “Note 5” do të sjell cilësinë QHD në ekranin e saj, dhe rezolucionin 4K, përkatësisht 2160×3840 piksel në 748ppi./21MEDIA

Kusari- Lila: Asnjë fakt apo dëshmitar për tentim kindapimi

0

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar sonte se deri më tani asnjë fakt apo dëshmitarë me informata kredibile nuk është prezantuar para organeve të rendit në Gjakovë sa i përket asaj që po flitet në rrjetet sociale të kinse “kidnapimeve” të cilat kanë ndodh ose po vazhdojnë të ndodhin në këtë komunë.

Ajo bënë me dije se Policia e Kosovës, Drejtoria në Gjakovë, janë në mobilizim të plotë duke e përcjellë situatën.

Sot gjatë ditës ishte sajuar rrëfimi se si “rreth një shkolle fillore në qytet ka carkulluar një xhip i zi me targa të Shqiperisë dhe se si paska tentuar të kidnapojë fëmijë”!/21 Media

Mrekullitë ndodhin!

0

Gjiro të botës po bënë rrëfimi për një mrekulli, i vlerësuar si rrefimi i “nënës së vullnetshme”. Bëhet fjalë për një grua që u diagnostifikua me kancer në gji, teksa ishte në javën e 20 të shtatzënisë. Por kjo nënë e fortë nuk u ndal. Përveç që i hoqën gjirin e majtë, ajo edhe filloi me kimioterapi. E ndër më të rrallat është se ajo lindi një djalë pa probleme shëndetësore. Mrekullia e kësaj gruaje habiti botën.

Por meqë krejt dëshirat rreth të bërit nënë ia mori sëmundja, mjeket lejuan që ajo të realizojë dëshirën e fundit të saj, t’i jepte qumësht vetëm një herë të vetme fëmijës së saj.

Fotografitë e realizuara Kate Murray po bëjnë gjiron e botës, të njërës nga nënat më të vullnetshme dhe fëmijës së saj, që u detyra ta lindte në sapo hyri në javën 36 të shtatzënisë./ 21MEDIA

unnamed

Tevez nuk ka marrëveshje me Boca Juniors

0

Carlos Tevez ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me një rikthim te Boca Juniors në një të ardhme të afër.

31-vjeçari ka qenë figurë kyçe te Juventusi në garën për titullin katërt radhazi, por ka ngritur dyshime për të ardhmen, duke thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në Argjentinë.

Megjithatë tash ai thotë se spekulimet për largim të tij gjatë verës janë të pavërteta dhe se ai për momentin është i fokusuar për të mbyllur sezonin me Bianconerët.

“Nuk ka asgjë sa i takon Boca Juniors. Mediat flasin shumë së fundmi”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

“Më parë do të shijoja jetën time te Juventusi dhe do të qëndroja i përqendruar në objektivat tona. Tash ne duhet të luftojmë deri në fund pasi nuk kemi fituar ende asgjë”.

“Ne jemi të ngazëllyer që jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ende ka shumë ndeshje dhe duhet të jemi të fokusuar deri në fund”, ka shtuar argjentinasi.

Këtu pushojnë kompjuterët!

0

Në Afrikën Perëndimore, përkatësisht në Gana, gjendet edhe pika më e madhe e grumbullimit të pajisjeve elektronike të papërdorshme.

2

Çdo vit atje depozitohen me miliona tonelata pajisjesh elektronike nga e gjithë bota.  Në këtë varrezë gjigande dhe mjaft të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut ka gjithçka, që nga telefonat celularë, kompjuterë, televizorë, frigoriferë, soba deri te edhe radio apo pajisje të tjera elektrike.

1

Sipas ekspertëve, atje ka 41 milionë materiale elektronike, që kapin vlerën e 34 miliardë paundëve. Këtë e ka bërë të ditur edhe një raport i Kombeve të Bashkuara.

3

Nga kjo vlerë vetëm 6 milionë tonë mbetje elektronike riciklohen çdo vit. Ekspertët kanë kërkuar që në këtë zonë të ndërtohet një impiant riciklimi, në mënyrë që të mos ndotet mjedisi.

Teuta Sahatqija merr pak vota në Gjakovë

0

Teuta Sahatqija, nënkryetare e LDK-së nuk ka arritur të zgjedhet delegate për Kuvendin e Degës së kësaj partie në Gjakovë.

KosovaPress mëson se pas votimit të fshehtë në nëndegën e shtatë të degës së këtij subjekti në Gjakovë, duke marrur vetëm rreth 30 vota, ajo nuk ka marr numrin e mjaftueshëm për të vazhduar tutje në garën e brendshme të LDK-së.

Tensioni i ulët luftohet me ushqime

0


Tensioni i ulët është një problem që mund të jetë shumë shqetësues për shumë individë. Personat të cilët kanë tensionin e ulët ndiejnë lodhje kronike, këmbët e rënda, marrje mendsh, humbje ekuilibri, djersë të ftohta, errësim të shikimit, rënie të fikti etj, duhet te lexojnë këshillat e mëposhtme.

Tensioni normal për një person është 12/8 dhe në rast se ky tension bie në nivelin 9/6 ose më poshtë, atëherë duhet të tregoni kujdes. Për t’iu ardhur në ndihmë gjithë atyre që vuajnë nga një shqetësim i tillë, janë disa zgjidhje natyrale përmes ushqimeve.

Shega: Është një frut i pasur me potas, flavonoide, vitaminë A, B dhe C si dhe ka veti freskuese. Vepron në nivel kardiovaskular dhe riekuilibron presionin e zemrës.

Panxhari i kuq: Pirja e lëngut të panxharit të kuq dy herë në ditë ndihmon në marrjen e potasit, një prej elementëve më të rëndësishëm për mbajtjen në gjendje te qëndrueshme të tensionit të ulët.

Kripa: Pa e tepruar konsumi i ushqimeve të kripura, riekuilibron tensionin e ulët.

Uji: Një gotë ujë ndihmon për ngritjen në nivel të lehtë të tensionit.

Çaji jeshil dhe ai trëndafilit, janë ideal për mbajtjen nën kontroll të tensionit të ulët, veçanërisht nëse pihen në mëngjes.

Schwarzenegger me rol emocional (video)

0

Heroi i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger ka zbuluar anën dramatike dhe të ndjeshme të tij, teksa shihet duke qarë në rolin e një fermeri që nuk mund ta shpëtojë të bijën që vdes.

Filmi “Maggie” me tematikë të zombive, që pati premierën në festivalin e filmit në Tribeca, sfidon kampionin e bodybuilding-ut dhe guvernatorin e Kalifornisë, tani 67 vjeçar, në një rol krejt ndryshe.

“Ishte një rol i pazakonshëm për mua, meqë unë kurrë nuk luaj role dramatike. Por për 25 vite kam qenë baba dhe mund të bashkëndjej me këtë situatë meqë jam baba. Kur e lexova skenarin, sytë m’u mbushën me lot vetëm duke e lexuar”, ka thënë Schwarzenegger, sipas Reuters.

Aktori u ngrit në famë përmes filmave “Terminator” dhe “Conan”, e pastaj u përfshi në zhanrin komedi “Kindergarten Cop” dhe “Twins”. Filmi “Maggie” nga regjisori Henry Hobson, bën fjalë për një qytet të goditur nga një sëmundje që kthen viktimat në zombi. E bija e fermerit Wade infektohet dhe shumë shpejt zhvillon urinë për njerëzit.