'Mercedes' sfidë për 'Audi-në"

TË FUNDIT

“Audi” nuk ka në plan që t’i ofrojë tregut versionin ‘Pick-up’, së paku jo në të ardhmen e afërt.

Ky lajm vjen pas që kompania “Mercedes” deri në fund të dekadës do të paraqesë modelin e vet ‘Pick-up’, i cili do të ndërtohet në bashkëpunim me aleancën ‘Renault-Nissan’

Kreu i dizajnit i kompanisë ‘Audi’, ‘Marc Lichte’, ka njoftuar se do të ishte shumë e vështirë të implementohet fjalori dizajnues i ri i Audi-së në këtë lloj të veturës.

Megjithatë, “Lichte” nuk përjashtoi mundësinë që një ditë do të mund ta shohim në ofertë edhe versionin Pick-up të kësaj marke.

Në anën tjetër, më shumë gjasat janë që të shfaqen versionet sportive RS të modelit Q5 dhe Q7.

Gjithashtu, “Audi” ka njoftuar se për këto dy versione është duke planifikuar, por deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim për zhvillimin e tyre./21MEDIA