Këtu pushojnë kompjuterët!

TË FUNDIT

Në Afrikën Perëndimore, përkatësisht në Gana, gjendet edhe pika më e madhe e grumbullimit të pajisjeve elektronike të papërdorshme.

2

Çdo vit atje depozitohen me miliona tonelata pajisjesh elektronike nga e gjithë bota.  Në këtë varrezë gjigande dhe mjaft të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut ka gjithçka, që nga telefonat celularë, kompjuterë, televizorë, frigoriferë, soba deri te edhe radio apo pajisje të tjera elektrike.

1

Sipas ekspertëve, atje ka 41 milionë materiale elektronike, që kapin vlerën e 34 miliardë paundëve. Këtë e ka bërë të ditur edhe një raport i Kombeve të Bashkuara.

3

Nga kjo vlerë vetëm 6 milionë tonë mbetje elektronike riciklohen çdo vit. Ekspertët kanë kërkuar që në këtë zonë të ndërtohet një impiant riciklimi, në mënyrë që të mos ndotet mjedisi.