Fableti i Samsung, “Galaxy Note 5”, do të vijë në shtator të këtij viti dhe karakteristikat do të jenë të jashtëzakonshme, duke filluar prej procesorit, ekranit, baterisë, performancës së softuerit, dhe rezolucionit.
Sa i përket specifikave Samsung do të jetë më shumë i qëndrushëm dhe kjo do të thotë se procesori do të jetë i përmirësuar, me kamerë të fuqishme, dizajn të avancuar, si dhe teknologjinë e re të ekranit Super AMOLED.
Në mesin e karakteristikave të reja pritet të jetë edhe lapsi digjital “S-Pen”, ekranin e ndritshëm, si dhe fokusin në produktivitet.
Me pak fjalë, “Galaxy Note 5”, pothuajse do të jetë i ngjashëm me “Galaxy S6” në aspektin e formës së përgjithshme, me ekran më të madh i cili nuk do të jetë masiv, dhe do të arrijë deri në 5.7”, me kornizë të metaltë dhe pjesën e pasme nga qelqi, sikurse “Galaxy S6”..
Samsung vazhdimisht ka ofruar disa nga ekranet më të mira deri më tani, ndërsa tani thuhet se “Note 5” do të sjell cilësinë QHD në ekranin e saj, dhe rezolucionin 4K, përkatësisht 2160×3840 piksel në 748ppi./21MEDIA
