‘Java për Personat e Pagjetur’ sot në Klinë, Pejë e Deçan

0

Si pjesë e aktiviteteve në kuadër të  ‘Javës për Personat e Pagjetur’, sot do të vazhdojnë homazhe dhe vizita në Klinë, Pejë dhe Deçan.

Rasim Selmanaj kryetari komunës së Deçanit me bashkëpunëtorë pret në takim,kryetarin e Komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj, me një delegacion.

Pastaj, janë paraparë edhe homazhe te Memorialit i personave të zhdukur në fshatin Pobergj, homazhe në fshatin Beleg, në “Kompleksin Memorial’’ në qendër të fshatit, si dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit ’’ në Gllogjan.

Këto homazhe janë organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, dhe Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur.

Tani më janë bërë 16 vite që nga përfundimi i luftës dhe ende  vazhdon të mos dihet fati i më shumë se 1650 të zhdukur nga forcat paramilitare serbe. /21MEDIA

‘Zgjidhjet’ e Aganit për kaosin urbanistik

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, vlerëson se kaosi urbanistik në Kosovë pasqyron dhe krizën e thellë të identitetit nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Megjithëkëtë si zgjidhje të këtij problemi ai e konsideron, Ligjin për Odat e Arkitektëve dhe Ndërtimtarëve.

“Ky ligj do të jetë themel i sigurt, i bazuar në përvojat rajonale, në praktikat më të mira evropiane dhe në standardet shkencore dhe profesionale, me të cilën arkitektët dhe profesionistët e lëmisë së ndërtimtarisë do të jenë në gjendje të marrin peshën e plotë të përgjegjësisë së tyre publike që e kanë për çështje të arkitekturës dhe urbanizimit në përgjithësi”, tha ministri Agani, në konferencën shkencore ndërkombëtare “Arkitektura dhe identiteti – Çështjet kritike në diskursin bashkëkohor në qasje rajonale”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin AAB.

Agani shtoi se nuk mund të shkohet përpara me projeksione strategjike-zhvillimore shtetërore dhe zgjidhjen e këtyre problemeve që kanë të bëjnë me cilësinë e punëve profesionale, me borde ose organe të përkohshme të cilat nuk e kanë një legjitimitet të plotë për zgjidhjen e problemeve në fushën për të cilën po flitet./ 21MEDIA

Sot mbahet turneu “Pranvera 2015”

0

Federata e Boksit të Kosovës do të vazhdojë me aktivitete e saja. Organizuar nga FBoxK dhe Klubi i Boksit Peja, sot në “Karagaçi” do të mbahet turneu “Pranvera 2015”.

FBoxK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përveç boksierëve të Kosovës, pjesë të këtij turneu do të jenë edhe boksierë nga Maqedonia.

“Këto meçe janë të mirëseardhura për boksierët tonë në mënyrë që të kenë sa më shumë duele dhe të fitojnë sa më shumë përvojë që të jenë të gatshëm për turnet e mëdhenj ndërkombëtar që do të zhvillohen këtë vit”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.

Sipas këtij njoftimi, drejtësinë në këtë turne do ta ndajnë gjyqtarët: Latif Demolli kryesor, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Agim Tahiraj dhe Fadil Bekteshi. Turneu nis në orën 17:00.

Angelina Jolie kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së

0

Aktorja Angelina Jolie, iu bashkua fuqive botërore sot, për të ndihmuar miliona refugjatë nga Siria, duke kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së e të qenit “i paralizuar nga ndarja e tij mbi konfliktin e katër-vjeçar në Siri”. Jolie informoi këshillin, si e dërguara e posaçme e OKB-së, për çështjet e refugjatëve. Afër katër milionë sirianë kanë lënë vendin për shkak të konfliktit, dhe kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.

“Ne nuk mund të shohim Sirinë dhe të keqen që ka lindur nga hiri i pavendosmërisë, dhe të mendojmë se kjo nuk është pika më e ulët në paaftësinë e botës për të mbrojtur të pafajshëm”, tha Jolie.

Ajo shtoi se fuqitë e Këshillit mbesin të papërdorura, sepse anëtarët e tij nuk mund të bien dakord mbi atë se si të trajtohet konflikti. Jolie, e cila tha se ka vizituar 11 herë refugjatët sirianë në rajon që kur ka filluar kriza në vitin 2011, bëri thirrje të fuqishme për veprim politik. Jolie tha se Këshilli tani duhet “të punojë si një i vetëm”, dhe tha se dëshiron t’i shohë që të 15 ministrat e jashtëm të secilit prej anëtarëve, të ulen në tavolinë dhe të negociojnë një zgjidhje politike. Ajo gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të këshillit të shkojnë në kampet e refugjatëve sirianë, dhe ta shohin vetë gjendjen e tyre.

Guardiola ia ka 'frikën' Mess-it ?!

0

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se do të përgatit një sistem të veçante mbrojtës për t’u ballafaquar me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Guardiola përgatitet të sfidojë të kaluarën e tij.

Trajneri i Bayern Munichut do të takohet me ish skuadrën e tij, Barcelonën, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

E ai ka bërë të ditur se do të fokusohet tek sulmuesi Lionel Messi, duke krijuar një sistem të veqantë të mbrojtjes kundër tij.

“Duhet të kemi kujdes, ai mund t’ju bëjë të vuani”, deklaroi Guardiola.

“Do të krijoj sistemin më të mirë të mbrojtjes për ta kontrolluar Messin”, u shpreh ai.

Humaniteti i Zanfinës

0

Këngëtarja e mirënjohur, Zanfina Ismajli, e cila vazhdimisht ka pohuar se i do kafshët, madje dhe mban disa edhe në shtëpi, përveç tyre, ajo është e kujdesshme edhe ndaj kafshëve në rrugë.

Zanfina ka postuar një foto në Instagram, ku shihet se si po e ushqente një qen.

Këngëtarja përmes mbishkrimit të lënë në foto ka thënë se sa keq është ndjerë kur ka parë atë qen të uritur aq shumë. E cila përmes postimit të saj ka treguar se ajo gjendej në kufrin e Shqipërisë dhe shpreson që kur të kthehet në Kosovë të mos shoh kafshë të tilla që vuajnë nga uria. / 21MEDIA

kqgejer

Të mirat e kivit

0

Kivi është një frut që posedon një rëndësi të veçantë në pastrimin e organizmit, është e këshillueshme që ai të konsumohet në mëngjes pasi jo vetëm është një ushqim i lehtë, por ndihmon gjithashtu dhe në lehtësimin e sistemit të tretjes.

Gjithashtu, kivi është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve që ka nevojë trupi i njeriut . Vitamina C e kivit konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme për trupin tonë.

Një përparsi e këtij fruti është se ai është në dispozicion gjatë gjithë vitit.

Kivi ka 45 kalori, përmban vitaminë C dhe E dhe këto vitamina ndihmojnë në hidratimin e lëkurës.

Kivi lufton rrudhat gjithashtu,  forcon edhe sistemin imunitar. Ai përmban  fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

Frut ky i cili ka efekte të shëndetshme për shumë sëmundje si: Diabetin, kivi është i pasur me shumë fibra, madje më shumë se molla dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit.

Përmirëson sëmundjet e zorrës së trashë, ndihmon në pakësimin e kollës falë kombinimit të vitamonave C dhe K, të cilat ai i përmban me shumicë./21MEDIA

 

Studim: Gjumi sjell studentë të suksesshëm!

0

Një studim i kryer nga një ekip i ekspertëve nga Brandeis University në Massachusetts, del në përfundim që studentët nëse duan trë jenë të suksesshëm në universitet duhet të flenë më shumë dhe të mos pinë shumë kafe.

Studiuesit besojnë se neuronet e kujtesës që janë përgjegjëse për konvertimin e kujtimeve afatshkurta në afatgjata, kanë efekt më të madh kur një person është në gjumë.

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm në konvertimin e kujtimeve afatshkurta në ato afatgjata, një proces i njohur i krijim i kujtesës, i cili akoma mbetet mister.

Aktori shqiptar luan bashkë me Tom Cruise

0

Aktori shqiptar Marko Caka, sot ka marrë lajmin se ka fituar rolin suportues në filmin “Mena”, ku do të luaj përkrah aktorit me famë botërore, Tom Cruise, i cili do të këtë rolin kryesor në këtë film.

“Po, unë jam përzgjedhur nga producenti hollivudian, Doug Liman që të kem një rol suportues në filmin “Mena”. Unë do të kem rolin e një agjenti të CIA-s, ndërsa Tom Cruise ka rolin e Barry Souel, një hero që lufton trafikun latin të drogës”, ka thënë për KultPlus, Caka.

Për këtë film që sipas Cakës ka një histori të vërtetë të viteve të 80-ta, xhirimet do të fillojnë së shpejti në Atlanta, ndërkaq në kinema do të shfaqet në janar të vitit 2017.

“Jam optimist për suksesin e këtij filmi sepse ka një buxhet marramendës, dhjetëra miliona dollarë. Është një vlerësim i madh që më bëhet që të luaj pranë një ylli të madh sikur është Tom Cruise”, ka thënë Caka.

Caka para dy javëve ka përfunduar xhirimet në filmin “Money Monster”, me regji të Jodie Foster ku rolin kryesor e ka pasur aktori i madh, George Cloney. / 21MEDIA

Kur do të bëhet baba Lorik Cana?

0

Lorik Cana, zbuloi për fansat e tij lajmin se rreth muajit tetor do të bëhet baba.  

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Cana tha: “Mund t’iu them se djali im është rrugës. Shpresoj se nuk do të vije në jetë gjatë ndeshjes kundër Serbisë”.

31-vjeçari Cana, u martua me modelen italiane Monica Ercoli, në vitin 2014  në një dasmë madhështore në Prishtinë, ku ishin të pranishëm mbi 650 persona të ftuar./21MEDIA