Lorik Cana, zbuloi për fansat e tij lajmin se rreth muajit tetor do të bëhet baba.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Cana tha: “Mund t’iu them se djali im është rrugës. Shpresoj se nuk do të vije në jetë gjatë ndeshjes kundër Serbisë”.
31-vjeçari Cana, u martua me modelen italiane Monica Ercoli, në vitin 2014 në një dasmë madhështore në Prishtinë, ku ishin të pranishëm mbi 650 persona të ftuar./21MEDIA
