Aktori shqiptar luan bashkë me Tom Cruise

TË FUNDIT

Aktori shqiptar Marko Caka, sot ka marrë lajmin se ka fituar rolin suportues në filmin “Mena”, ku do të luaj përkrah aktorit me famë botërore, Tom Cruise, i cili do të këtë rolin kryesor në këtë film.

“Po, unë jam përzgjedhur nga producenti hollivudian, Doug Liman që të kem një rol suportues në filmin “Mena”. Unë do të kem rolin e një agjenti të CIA-s, ndërsa Tom Cruise ka rolin e Barry Souel, një hero që lufton trafikun latin të drogës”, ka thënë për KultPlus, Caka.

Për këtë film që sipas Cakës ka një histori të vërtetë të viteve të 80-ta, xhirimet do të fillojnë së shpejti në Atlanta, ndërkaq në kinema do të shfaqet në janar të vitit 2017.

“Jam optimist për suksesin e këtij filmi sepse ka një buxhet marramendës, dhjetëra miliona dollarë. Është një vlerësim i madh që më bëhet që të luaj pranë një ylli të madh sikur është Tom Cruise”, ka thënë Caka.

Caka para dy javëve ka përfunduar xhirimet në filmin “Money Monster”, me regji të Jodie Foster ku rolin kryesor e ka pasur aktori i madh, George Cloney. / 21MEDIA