Messi: Duhet të japim 110 për qind për të mposhtur Bayernin

0

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është shprehur se ekipi duhet të japi 110 për qind, nëse dëshiron që të eliminojnë Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës se Kampioneve.

Messi këto fjale i ka shkuar në rrjetin e tij social Facebook.

“Ne do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve dhe duhet të japim 110 për qind”, shkruan Messi.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Bayern Munich luhet më 6 maj në “Camp Nou”.

Ganja “kallë” Serbinë  

0

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka tërhequr vëmendjen e audiencës më një foto që ka publikuar në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka shënuar më shumë se datën dhe vendin ku ndodhet (Beograd), ajo po merr ‘duartrokitje’ nga publiku kosovarë, duke u konsideruar si ‘shpirt patrioti’.

Kjo për shkak se fotoja është bërë në takimin në Beograd të quajtur “Kuvendi i Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve”, ku ajo është veshur  kuq e zi dhe me ëmblën me flamur të Kosovës të vendosur në setrën e saj.

Ndryshe, deputetët e Kosovës po takohen me homologët e tyre në Serbi, ku po diskutojnë rreth opsioneve që ligjvënësit e të dy parlamenteve do të mund të kontribuonin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kjo vjen si takim i dytë i radhës pas atij në Prishtinë./ 21MEDIA

11116516_696055080517183_3145237488909301595_n

Se modelizmi nuk është 'zanat' i lehtë(Foto)

0

Të jesh modele në Rusi nuk është edhe aq e lehtë, madje në disa raste ky profesion kërkon edhe sakrificë të jashtëzakonshme. Dëshmi për këtë janë edhe fotografitë e realizuara të dy modeleve që pozojnë në mënyrë pasionante në borë me një ari të madh po habisin botën.
Fotot janë realizuar në një pyll në periferi të Moskës dhe tregojnë modelet duke përqafuar dhe puthur kafshën 650-kilogramëshe.

1

Qëllimi i këtyre fotove është të nënvizojnë rëndësinë e bashkëjetesës me arinjtë dhe të sensibilizojnë njerëzit që të heqin dorë nga gjuetia.

2

3

4

5

“Punë sa dush po s’po dojnë me punu”

0

Ndonëse Kosova, për vite me radhë, është ballafaquar me shkallë të lartë të papunësisë dhe atë mbi 30 për qind. Jo të gjithë të papunët në Kosovë janë të interesuar të punojnë, kështu rezulton pasi përfaqësues të disa kompanive në vend, tregojnë se kanë probleme që të gjejnë punëtorë.

Një ndër to është kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, e cila për të nëntin vit me radhë ballafaqohet me mungesë të punëtorëve. Përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, Agron Aliçkaj, thotë se në vazhdimësi janë në kërkim të punëtorëve, por interesimi është shumë i vogël për të punuar në vreshtari. Aliçkaj tregon se konkursi për vende pune të lira në këtë kompaninë është i hapur gjatë tërë vitit. Pagat për vendet e lira të punës që po kërkon kjo kompania, sipas Aliçkajt, janë nga 260 euro deri në mbi 300 euro në muaj, ndërkohë që transporti është i siguruar nga kompania. Sipas Aliçkaj, të rinjtë nuk janë edhe shumë të interesuar të punojnë në bujqësi.“Nëse e shohim strukturën (për kah mosha) e atyre që punojnë në kompaninë tonë, janë të moshës mbi 50 vjeç, kemi shumë pak punëtorë të gjeneratave të reja. Të rinjtë po u ikin këtyre punëve, edhe pse nuk janë punë shumë të rënda. Kur një i moshuar po mund të punojë, pse nuk mund të punojë një i ri?! Por, të rinjtë tanë po dëshirojnë të punojnë vetëm në zyre”, shton ai.

Edhe në “Bursën e punësimit”,një aktivitet që organizon Aleanca Kosovare e Biznesit çdo vit në Kosovë, ishte evidentuar se të rinjtë e papunë, të cilët ishin interesuar për punë, kishin hezituar të punësohen në punë sezonale.Kryetari i kësaj shoqate ekonomike, Agim Shahini, tregon për Radion Evropa e Lirë se gjatë kontakteve që ata kanë me biznese të veprimtarive të ndryshme, vërehet një mosinteresim i të rinjve për të punuar. Shahini thekson se këtë mosinteresim për punë që të rinjtë në Kosovë e kanë, rrjedh edhe nga paratë që familjet në Kosovë marrin nga familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit.“Edhe diaspora këtu, në një masë, e ka bërë krahun e punës në Kosovë të painteresuar për punë, për shkak të dërgesave. Arsyetimet e shumë të papunëve është se ne marrim një shumë të të hollave mujore nga diaspora dhe kjo na mjafton për të jetuar. Nga perspektiva afatgjate kjo është mjaft shqetësuese, se këta të rinj dalëngadalë po e humbin interesimin për punë”, shton Shahini.

Në qendrat e punësimit në mbarë Kosovën janë të regjistruar rreth 300 mijë të papunë. Ndërkohë, çdo vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 25 mijë të rinj të aftë për punë.

S'ka "kidnapime" në Gjakovë (Video)

0

Komuna e Gjakovës sot përmes një konference për media ka adresuar shqetësimet e qytetarëve në lidhje me postimet në rrjetet sociale kinse në Gjakovë ka pasur disa raste të “kidnapimeve” të cilat kanë ndodh ose po vazhdojnë të ndodhin në Komunën e Gjakovës.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, fillimisht sqaroj opinionin publik se me të marrë këto informata Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Drejtorinë e Arsimit ka marrë të gjitha masat për të vërtetuar bazën e këtyre informatave.

Krasniqi po mendon për sfidat e radhës

0

28-vjeçari nga Juniku, që jeton në Gjermani, nuk kishte stërvitur prej 21 marsit, kur humbi nga gjermani Juergen Braehmer në luftë për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë të versionit WBA.

Krasniqi ka pushuar disa javë dhe tani po mendon për sfida të reja. Thotë se është plot forcë e motiv. Ai në boksin profesionist ka 43 fitore e katër humbje. Ka humbur dy luftërat më të mëdha – ato për tituj të botës.

“Nisa stërvitjet, por lidhur me të ardhmen nuk ka ndonjë gjë të re. Nuk e di kur do të ngjitem në ring, por nuk kam dashur të pushoi shumë. Nuk dua të humb ndjenjën që më krijohet kur jam i përgatitur. Dua të ngrihem në nivel sa më të lartë të përgatitjes dhe besoj se shumë shpejt do të kem meç”, ka thënë Krasniqi për “Kohën Ditore”.

Ai pret që të takohet me menaxherin për të diskutuar për të ardhmen. Krasniqi aktualisht është boksieri më i mirë profesionist shqiptar, përcjell koha.net. Humbja e fundit ka bërë që junikasi të bjerë në renditje, por ai është i bindur se për një periudhë të shkurtër sërish do të arrijë te lufta për titull të botës.

“Menaxheri ka kërkuar të më shohë dhe do ta kuptojë se jam i gatshëm për të ardhmen dhe që kam harruar luftën e kaluar”, ka thënë Krasniqi.

"Vas Travel Fair 2015” përmirëson imazhin e Kosovës

0

Në Prishtinë sot është hapur panairin Ndërkombëtar i Turizmit Në këtë panair do të marrin pjesë njëzet e pesë kompani të ndryshme të turizmit,  qëllimi i këtij panairi është që turizmi të ndikonjë në zhvillim ekonomik dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

Hikmete Bajrami ministrja e Tregtisë dhe Industrisë,  tha se ngjarjet e tilla kanë ndikim në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Ministrja Bajrami, ndër të tjera tha: “Kosova e dimë të gjithë që ka potencial për zhvillimine turizmit malor, alpinizmit, atij kulturor, bazuar në trashëgiminë historike kulturore, po ashtu ekzistojnë edhe potenciale për zhvillimin e turizmit rural, ekologjik dhe turizmit alternativ. Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e linjave ajrore me shtetet e rajonit dhe më gjerë, po krijon mundësi për zhvillimin e turizmit ndërkufitar”.

Ndërsa, Safet Gergjaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se turizmi ndërton ura por sot këto ura kanë një rëndësi shumë më të madhe se sa ajo ekonomike./21MEDIA

Thaçi: Jemi të përkushtuar që të mos ketë më kurrë luftë

0

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve, ka komentuar ai pas pjesëmarrjes në ceremoninë e kujtimit të betejës së Çanakkalasë. Ai më këtë rast ka shtuar se kosovaret e dinë më se miri këtë.

“Liderë nga e mbarë bota u bëmë bashkë dje për të kujtuar ditën kur ka filluar një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, betejën e Galipolli-t apo Çanakkale-së. Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve”, ka shkruar Thaçi, në profilin e tij në ‘Facebook’.
“Ne, kosovarët e dimë këtë shumë mirë prandaj edhe mbesim të përkushtuar që luftë të mos ketë më kurrë”, ka shtuar më pas ai.

Por, historianët shqiptarë e kanë parë me rezervë pjesëmarrjen e Thaçit në këtë aktivitet. Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk u bënë nder shqiptarëve./ 21MEDIA

Të gjithë e duan Ritën

0

Të gjithë e duan Rita Orën,nga Parisi në Londër, tani edhe në LA.

Ylli Shqiptar ishte në një aktivitet në Kaliforni,ndërkohë mediat shkruajnë se Boosi i X Factor, Simon Cowell, po mundohet ta bindë atë që të largohet nga The Voice për t’u bashkuar me X Factor.

Nën hetime 'dhurata' e BE-së për Kosovën

0

Objekt gjigant, që mori jetën e një njeriu gjatë ndërtimit dhe po rrezikon edhe shëndetin dhe jetët e stafit prokurorial e gjyqësor, për shkak të defekteve të lëna, është bërë objekt hetimi në prokurori.

Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetime për Pallatin e Drejtësisë, kjo vijë pasi Bashkimi Evropian, si investitori kryesor ka kërkuar hetime për projektin 30 milionësh të ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë, për shkak të aksidenteve që nuk po kanë të ndalur në këtë objekt.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe e Përfaqësuesit Special i BE-sëkanë thënë se po mbledhin të dhënat rreth situatës me projektin e kësaj ndërtese.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Asllan Rusinovci, ka thënë se pavarësisht hetimeve që kanë nisur shëndeti i njerëzve po rrezikohet dhe politika po ndikon për t’u heshtur rastet.

Ministria e Administratës Publike nuk ka treguar nëse i ka marrë seriozisht shqetësimet dhe kërkesën për raport hetues të Bashkimit Evropian. Krejt çka ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie Zeqir Bekolli është se objekti ndodhet në periudhën e garancionit. “Eliminimin e defekteve e ka për detyrë ta bëjë kryesi i punimeve. Ata janë të pranishëm në ndërtesën e Pallatit të Drejtësisë”, ka thënë Bekolli./ 21MEDIA