Në trojet Shqiptare fillon ndërtimi i “xhamisë më të madhe në Ballkan”

0

Më në fund pas shumë përpjekjesh ka nisur ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, Xhami e cila i ka munguar besimtarëve muslimanë të Shqipërisë prej vitesh. Ndërtimi i kësaj Xhamie do të kryhet me ndihmën financiare dhe teknike të Republikës së Turqisë. Fillimi i punimeve të kësaj xhamie ka ardhur pas shumë e shumë mundimeve dhe pengesave të krijuara nga qarqe burokratike në vend.

Anadolu Agency (AA) ka monitoruar nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë e cila pritet të jetë më e madhja në Ballkan. Gjithashtu AA ka marrë edhe një deklaratë nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, përfaqësuesin ligjor të firmës “Komash A.SH” që menaxhon kantierin e ndërtimit të xhamisë.

Gjatë monitorimit të punimeve Ambasadori Bayraktar ka dhënë një deklaratë të shkurtër në lidhje më këtë objekt kulti që do t’iu shërbejë besimtarëve muslimanë të kryeqytetit shqiptar.

AI tha se është shumë i gëzuar që bëhet dëshmitar i nisjes së punimeve për ndërtimin e “xhamisë më të madhe në Ballkan”, siç e quajti ai. Bayraktar tha se Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ndjek nga afër këto punime personalisht dhe si President i vendit edhe ai është një nga ndihmuesit më të mëdhenj në realizimin e ndërtimit të saj.

“Shqipëria është një vend me 70 % muslimanë ku besimet fetare veprojnë në liri dhe bashkëjetesa fetare gjithashtu është e theksuar”, tha Bayraktar në fjalën e tij, duke shtuar se: “Megjithëse Shqipëria është një vend i cili tregohet me gisht për bashkëjetesën fetare, muslimanët të cilët janë në shumicë prej kohësh nuk ushtrojnë dot të drejtën e tyre për të kryer ritet fetare pasi faltoret në këtë vend janë të pamjaftueshme. Ndërkohë vëllezërit tanë shqiptarë që i përkasin besimit katolik dhe ortodoks edhe pse më të pakët në numër kanë një sasi të mjaftueshme vendesh për të kryer ritet e tyre fetare. Ndërkohë muslimanët gjatë muajit të Ramazanit dhe gjatë faljes së namazit të xhumasë kanë vështirësi në gjetjen e një ambienti të përshtatshëm. Siç e dimë gjatë festave të Bajrameve ata falën në bulevard për shkak të mungesës së një xhamie të mjaftueshme për të kryer këtë rit. Nëse në vitin 1930 kur popullsia e qytetit të Tiranës ishte shumë herë më e vogël, numri i xhamive në këtë qytet shkonte deri në 40, ndërsa sot kur popullsia e këtij qyteti arrin gati një milion gjenden vetëm 8 xhami”.

Bayraktar në përfundim të fjalës së tij tha se në këtë xhami do të mund të falen rreth 5 mijë persona në të njëjtën kohë dhe se ndërtimi i një muzeu të bashkëjetesës pranë kësaj xhamie do ta bëjë atë që të japë një mesazh të fortë për vendet e tjera të Ballkanit dhe botës.

Ndërkohë në një deklaratë për AA përfaqësuesi ligjori firmës Komash A.SH e cila është një firmë që i përket Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Tahsin Koç, dha detaje mbi periudhën përgatitore që çoi deri në fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj xhamie. Duke vënë në dukje se prej 3 muajsh ai dhe ekipi i tij kanë ndjekur një sërë procedurash ligjore për fillimin e punimeve, thekson se kjo xhami do të jetë një dhuratë e popullit turk për popullin shqiptar.

Për AA foli edhe shefi dhe menaxheri i kantierit të ndërtimit të xhamisë, Hüseyin Şentürk. Şentürk nuk ngurroi të japë detaje mbi ndërtimin e kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Tiranës. “Në fazën e parë të projektit e cila mund të zgjasë rreth 6 muaj pritet të bëhen gërmime dhe ndërtime të bazës së themeleve të xhamisë”, tha Şentürk dhe shtoi më tej se hapësira e fushës së ndërtimit të kësaj xhamie është rreth 10 mijë metra katrorë dhe se 3250 prej tyre janë pjesë fizike të ndërtimit.

“Xhamia do të ketë tre kate bodrum, ku 2 prej tyre do të përdoren si parking, ndërsa tjetra për hapësira zyrash dhe bibliotekë. Pranë xhamisë do të ndërtohet edhe një muze i cili quhet ndryshe edhe si ‘Muzeu i Bashkëjetesës’”, shtoi Şentürk në përfundim të fjalës së tij.

Ndërkohë në një deklaratë me shkrim për AA, Drejtori i Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ismail Palakoğlu tha se është shumë i lumtur që më në fund arritën të hedhin themelet e vërteta të xhamisë më të madhe në Ballkan. “Filluam ndërtimin e xhamisë. Shpresojmë që së shpejti të bëjmë edhe një ceremoni zyrtare për fillimet e këtyre punimeve”, tha Palakoğlu dhe shtoi se bashkë me komunitetin musliman të Shqipërisë do të kenë mundësinë të bëjnë shumë shpejt edhe ceremoninë e hapjes së kësaj xhamie.

Nga ana tjetër, me rastin e fillimit të punimeve, komuniteti musliman i Shqipërisë ka bërë një deklaratë për shtyp ku ndër të tjera, drejtori i Vakfit pranë këtij komuniteti, Uran Kalej, ka gjetur rastin të falënderojë Republikën e Turqisë për ndihmën e dhënë mbi ndërtimin e xhamisë.

Punimet për ndërtimin e kësaj xhamie pritet të zgjasin rreth 3 vjet dhe në të pritet të kryejnë ritet fetare rreth 8 mijë persona, 5 mijë prej të cilëve në ambiente të brendshme. Xhamia do të ketë 4 minare dhe pranë saj pritet të ndërtohet edhe një muze i cili është emërtuar si “Muzeu i Bashkëjetesës” ku në të pritet të ekspozohen vlera në shërbim të bashkëjetesës ndërfetare.

Deponitë, po ndotin ujërat nëntokësore

0

Gjendja e deponive sanitare në Kosovë nuk është aspak të mirë. Në shumicën prej tyre ka mbingarkim të mbeturinave, madje ato nuk kompaktohen dhe nuk mbulohen rregullisht me dhe. Po ashtu, më shqetësuesja është se ka rrjedhje të ujërave të zeza të cilat gjenden jashtë lagunës ku duhet të qëndrojnë dhe kjo bënë që ato të përzihen me ujërat nëntokësore.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, i cili bënë monitorimin e mbeturinave dhe drafitimin e raporteve për gjendje e deponive.
Mimoza Hyseni-Spahiu, nga ky agjencion thotë për Kosovapress se nga të gjitha djeponit, në gjendje më të rëndë është deponia e Mirashit dhe ajo e Pejës.
“Deponitë sanitare në Kosovë nuk janë të mira, në shumicën prej tyre kemi mbingarkim të mbeturinave, ato nuk kompaktohen, nuk mbulohen me dhe, kemi rrjedhje të ujërave të zeza, në shumicën prej tyre ka edhe fëmijë të vegjëlqë janë duke grumbulluar deponi, gjë që nuk lejohet. Situata pak më e keqe është në deponin e Mirashit e cila është afër Prishtinës këtu dhe mbulon regjionin e Prishtinës, ku është formuar pothuajse një liqen i madh me ujëra të zeza. Situatë e vështirë është edhe në deponin e Pejës për shkak se pothuajse është mbyllur deponia prej mbeturinave, aq që është sasi e madhe e tyre të cilat nuk janë mbuluar nuk janë kompaktuar. Edhe aty nuk kemi trajtim të ujërave të zeza dhe kemi rrjedhje të tyre që përzihet me ujërat nëntokësore që është shumë e rrezikshme”, tha Hyseni.

Ajo shpjegon për procesin në të cilën duhet të kalojnë këto ujëra të zeza në mënyrë që ato të mos arrijnë të përzihen me ujërat nëntokësore.

“Në momentin kur mbeturinat arrijnë në deponi, ato duhet të kompaktohen dhe të mbulohen me dhe. Pastaj duhet që pompat për ripërpunimin e ujërave të vihen në funksion në mënyrë që ujërat e zeza të mos dalin jashtë lagunave ku ato duhet të qëndrojnë dhe të kthehen prapë në deponi dhe t’i lagin mbeturina, do të thotë të bëhet riçarkullimi i ujërave të zeza deponi-lagune dhe kjo nuk ndodhë. Ujërat e zeza në shumicën e deponive rrjedhin jashtë lagunës dhe këto përzihen me ujërat nëntokësore… është e dëmshme për shkak se është e keqe për syrin, tjetra është se përzirja e ujërave të zeza me ujërat nëntokësore.”, tha Hyseni.

30 ditë paraburgim për 'fajdexhinjtë'

0

Katër personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës si të dyshuar për fajde u është caktuar masa e ndalimit pre 30 ditësh paraburgim, bëjnë të ditur burime të Indeksonline brenda Prokurorisë së shtetit.

Nga aksioni i policisë së Kosovës i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë mëngjesit të së premtes janë arrestuar disa persona të cilët dyshohen për fajde.

Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është zhvilluar në disa lokacione të Prishtinës./21 Media/

Tre të arrestuar për veprën tentim vrasje

0

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi ka goditur me veturë viktimën të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore.
Viktimësi është ofruar ndihma mjekësore me pas i njëjti është liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kurse, një person tjetër është arrestuar në Gjakovë, pas ai ka therur me thike viktimën të cilit ika shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Po ashtu, në Pejë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për tentim vrasje./Kp/

Bomba e 26-të në Gostivar!

0

Bomba e 26 me radhë sot do të shpërthejë në ora 14:00 në Gostivar ku do të publikohen keqpërdorimiet, manipulimet dhe kriminaliteti politik.

Dega e partisë opozitare në këtë qytet ka njoftuar se do të organizohen takime me sektorin joqeveritar.
Do të ketë edhe marsh dhe tubim me qytetarët. Bomba do të publikohet në Qendrën për Kulturë në Gostivar./Alsat/

Labi "e mbulon" të fejuarën në Turqi

0

Prezantuesi i mirënjohur Labinot Gashi – Labi, ka rreth një javë që po qëndron në Turqi, me të fejuarën e tij Qendresën, duke shijuar pushimet deri në maksimum. Çifti pa dyshim është duke kaluar një kohë të bukur së bashku, fotot flasin vet. Megjithatë sot pritet që ata të kthehen në Prishtinë./21MEDIA


11156924_10202988910483432_789206548_n 11178664_10202988910523433_230869104_n 11186465_10202988910643436_1539571016_n 11195436_10202988910683437_953331436_n

11121585_10202988936924093_1184903989_n

 

Kush është “mbreti” i Evropës sipas UEFA-s

0

Kampioni i Evropës, Real Madridi, është skuadra më e mirë në Evrope pas publikimit të listës së re të UEFA-s.

Reali është në vendin e parë me 170 pikë, i ndjekur nga skuadra tjetër spanjolle dhe rivali i vjetër, Barcelona, me 159 pikë.

Bayern Munich renditet në vendin e tretë me 152 pikë, ndërsa top pesëshen e mbyllin Chelsea dhe Atletico Madridi.

Pejë: Gjen mbi 1000 euro në rrugë

0

Një qytetare nga Peja, që jeton në asistencë sociale, ka befasuar policinë, pasi ajo kishte zgjedhur t’i dorëzojë policisë mbi 1000 euro që kishte gjetur në rrugë.

Myge Urgjan po dërgonte vajzën e saj në kurs mësimi, kur të vendi i njohur si “Qendra Zejtare” ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në tokë. Paratë së pari i ka vërejtur vajza e saj gjashtëvjeçare e cila ia tregoi nënës së saj, e cila vendosi t’i dorëzojë në polici. Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia rajonale e Pejës.

“Do pare që nuk me takojnë mu që nuk jonë të mijat, unë s’muj me i marrë. Se ato paret haram mu kurgjo nuk me vyjnë. Se qato pare që i gjojë unë në tokë ato janë harram se nuk janë të mijat, nuk me takojnë mu. Për qata, s’kom muj mi marrë”, thotë Urgjan. Sipas saj, parat e gjetura janë numëruar nga Policia në praninë e saj dhe ishin mbi 1000 euro.

Policia tha të mos ketë pasur më herët raste të tilla si i qytetares Myge Urgjan. Por ata theksuan falënderimin për qytetaren për veprimin e saj të drejtë./ 21MEDIA

Politika ia humbi respektin Avokatit të Popullit

0

Partitë politike në vend vazhdojnë që asnjë institucion të pavarur të mos e lënë jashtë ndikimeve të politikës. Një gjë e tillë po ndodh edhe me institucionin e Avokatit të Popullit, ku tash e një vit Kuvendi nuk po arrin ta zgjedh Ombudspersonin, duke dështuar dy herë si Kuvend. Në institucionin e Avokatit të Popullit po e quajnë këtë si shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Derisa, përfaqësuesit e partive opozitare akuzojnë koalicionin qeverisës për këtë dështim.

Ndërsa, monitoruesit e punës së Kuvendit thonë se partitë ia kanë humbur kredibilitetit dhe rëndësinë institucionit të Avokatit të Popullit duke i injoruar gjithmonë rekomandimet e tij.
Ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit Sami Kurteshi thotë për KosovaPress se ai nuk ka asnjë kompetencë rreth kësaj çështje, derisa, Kuvendi po e shkel Kushtetutën dhe Ligjin.
“Është shkel Kushtetuta dhe ligji, Kuvendi ka për obligim ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin me zgjedh avokatin e ri sa më shpejt, aq më mirë”, tha Kurteshi.

Ndërsa, opozita po e akuzon koalicionin qeverisës se po mundohet t’i zaptoj të gjitha institucionet e pavarura me njerëz të tyre, e njëjtë po ndodh edhe me Avokatin e Popullit. Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami-Dushica tha për KosovaPress se koalicioni qeverisës po bënë pazare edhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Por, se partitë në koalicion po mundohen ta zgjedhin njeriun e vet si Avokat të Popullit, e mohon deputetja e LDK-së, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Peticione dhe Persona të Pagjetur, Lirie Kajtazi, e cila thotë për KosovaPress se nuk ka pasur pazare mes partnerëve të koalicionit, por duhet një sensibilizim me i madh i grupeve parlamentare.
Po unë mendoj se nuk ka pasur ndonjë pazar dhe ndoshta nuk është sensibilizuar sa duhet Kuvendi, kështu që duhet pak më tepër t’i thërras shefat e grupeve jo për t’iu kërkuar emra të partive por do t’iu flasim pak më shumë për peshën e Avokatit të Popullit dhe kjo do të ndikoj që ata të jenë me aktiv që t’i bindi deputetët e vet që po them konform ligjit që precizohet se çfarë i duhet një personi që të jetë avokat një pozitë mjaftë e rëndësishme në shoqëri dhe të ketë rezultat”, theksoi Kajtazi.

Edhe monitoruesit e punës së Kuvendit theksojnë se politika ia ka humbur rëndësinë institucionit të Avokatit të Popullit, por mos zgjedhja e Avokatit të Popullit nga Kuvendi është edhe si pasojë e tendencës së partive politike për të ndikuar në të gjitha institucionet e pavarura.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për KosovaPress se politika akoma s’e ka kuptuar që Agjencitë e pavarura, jo veç në bazë të emrit duhet të jenë të pavarura, por edhe në kuptimin e plotë të fjalës në funksionalitetin e tyre.
“Përveç ndikimit të politikës, unë mendoj që është edhe një faktor tjetër. Njerëzit nuk po konkurrojnë për pozitën e Avokatit të Popullit dhe ndoshta për shkak se ky institucion, ose tradita e këtij institucioni ka dëshmuar se nuk respektohet. Ky institucion ka pasur reputacionin vetëm sa kanë qenë ndërkombëtarët në Kosovë. Në momentin kur gjithçka ndërkombëtare kaloj në dorë të vendorëve rekomandimet e Avokatit të Popullit po thuaj nuk merreshin parasysh asnjëherë ose injoroheshin në maksimum. Tash njerëzit nuk provojnë as të konkurrojnë, dhe të them të drejtën lista e njerëzve që në fund doli në votim në Kuvend nuk ishte inkurajuese. Dy nga ta ishin me të kaluar politike që në zgjedhjet e fundit kanë konkurruar, ndërkohë që ligji për avokatin dhe Kushtetuta thonë që avokati duhet të jetë i pavarur dhe anëtarë i asnjë partie politike”, tha Selmanaj.

Ai shton se duhet patjetër që të bëhet amendamentimi i ligjit për Avokatin e Popullit dhe tek neni ku flet për konkurrimin e kandidatëve, të specifikohet qartë që kandidatët nuk duhet të jenë të përfshirë në politikë apo aktivitete politike së paku në tri vitet e ardhshme. Sipas Selmanajt, siç është aktualisht secili anëtarë i ndonjë prej partive mund të jap dorëheqje dhe të nesërmen të kandidojë për Avokat të Popullit.

Në mars të vitit të kaluar, kuvendi nuk kishte arritur të zgjedhje Avokatin e Popullit, ku në garë ishin tre kandidatë, Adrijana Hoxhic, Hilmi Jashari dhe Xhyljeta Mushkolaj. Më pas u zhvilluan zgjedhjet dhe kriza politike, derisa në fillim të këtij viti u shpall konkursi për të dytën herë, por që përsëri Kuvendi dështoi të zgjedh Avokatin e Popullit.

Në konkursin e dytë ishin katër kandidatë, Suzana Novobërdaliu, Mazllum Baraliu, Veton Vula dhe Shqipe Ibraj-Mala. Më pas Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Peticione dhe Persona të Pagjetur ka shpallur konkursin për herë të tretë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Luftimet që morën jetën e shumë personave

0

Rreth 27 persona sot kanë humbur jetën në Jemen (Azinë Juglindore), si pasojë e luftimeve në qytezat jugore në mes të rebelëve shiit dhe luftetarëve besnik ndaj presidentit, Abd Rabuu Mansour Hadi.

Agjencia e lajmeve franceze(AFP), ka cituar zyrtarë vendor duke thënë se katër luftetarë pro Hadit dhe gjashtë rebelë Huthi janë vrarë mëngjesin e sotëm në Daleh, në veri të qytetit Aden.
Ndërsa, tetë të tjerë thuhet se janë vrarë gjatë një prite.
Pak më në lindje, në Loder, kjo agjensi raporton se luftëtarët pro presidentit Hadi kanë vrarë nëntë rebelë në një sulm me granata.

Këto luftime janë raportuar në kohën kur janë shtuar thirrjet për dialog për t’i dhënë fund konfliktit që sipas OKB-së ka marrë jetën e mbi 1 mijë personave, prej të cilëve, 115 kanë qenë fëmijë./21MEDIA