Pejë: Gjen mbi 1000 euro në rrugë

TË FUNDIT

Një qytetare nga Peja, që jeton në asistencë sociale, ka befasuar policinë, pasi ajo kishte zgjedhur t’i dorëzojë policisë mbi 1000 euro që kishte gjetur në rrugë.

Myge Urgjan po dërgonte vajzën e saj në kurs mësimi, kur të vendi i njohur si “Qendra Zejtare” ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në tokë. Paratë së pari i ka vërejtur vajza e saj gjashtëvjeçare e cila ia tregoi nënës së saj, e cila vendosi t’i dorëzojë në polici. Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia rajonale e Pejës.

“Do pare që nuk me takojnë mu që nuk jonë të mijat, unë s’muj me i marrë. Se ato paret haram mu kurgjo nuk me vyjnë. Se qato pare që i gjojë unë në tokë ato janë harram se nuk janë të mijat, nuk me takojnë mu. Për qata, s’kom muj mi marrë”, thotë Urgjan. Sipas saj, parat e gjetura janë numëruar nga Policia në praninë e saj dhe ishin mbi 1000 euro.

Policia tha të mos ketë pasur më herët raste të tilla si i qytetares Myge Urgjan. Por ata theksuan falënderimin për qytetaren për veprimin e saj të drejtë./ 21MEDIA